16/07/2019 16/07/2019 Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku etj. Dëshmor Fausti. – Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku etj – I pari, me origjinë nga Sevastia (Sivas) e Armenisë (tani në Turqi), u hirotonis episkop i Pidakthoisë (ose Pidakthisë). Vendndodhja e saj është e panjohur për ne. Sidoqoftë qytet me emrin Pida ekzistonte afër Sevastisë. Nga ana tjetër thuhet...
16 Ιουλίου, 2019 - 17:24
Τελευταία ενημέρωση: 16/07/2019 - 17:25

E martë, 16 korrik 2019 – Shenjtori i ditës: Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku etj. Dëshmor Fausti.

Διαδώστε:
E martë, 16 korrik 2019 – Shenjtori i ditës: Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku etj. Dëshmor Fausti.

Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku etj. Dëshmor Fausti.

– Hierodëshmor Athinogjeni, Rigjini, Kleoniku, Antioku etj –

I pari, me origjinë nga Sevastia (Sivas) e Armenisë (tani në Turqi), u hirotonis episkop i Pidakthoisë (ose Pidakthisë). Vendndodhja e saj është e panjohur për ne. Sidoqoftë qytet me emrin Pida ekzistonte afër Sevastisë. Nga ana tjetër thuhet se ekzistonte edhe qytet tjetër Kloi. Pra, hierarku u arrestua në kohën e Dioklecianit (282-305) dhe u torturua bashkë me 10 nxënësit e tij, prej të cilëve 8 janë të njohur me emra nga shërbesa e tyre. Bëhet fjalë për Rigjinin, Maksiminin, Patrofilosin, Amonin, Theofrastin, Kleonikun, Petron dhe Isikin. Një informacion i vetëm dhe madje shumë më pas i quan të tjerët: Antiokun dhe Athinogjenin gjithashtu.

Në fund iu prenë kokën që të njëmbëdhjetëve. Oshënar Nikodhim ajioriti (14 korrik) në Sinaksarin e tij shton përafërsisht si vijon: “Thuhet se hierodëshmori, duke mos njohur se ishin kapur nxënësit e tij, shkoi në manastirin e tyre dhe nuk gjeti veçse një sorkadhe, të cilën e kishte rritur atje. E bekoi dhe i uroi që gjuetarët të mos vrisnin fisin e saj.

Në vend të saj do të duhej që pasardhësit e kafshës të sjellin çdo vit një sorkadhe të vogël. Kjo mrekulli ndodh deri më sot (në kohën e shën Nikodhimit i cili fjeti në vitin 1809). Gjatë panairit të tij në manastir, në veriperëndim të Azisë së Vogël, një sorkadhe lë një sorkadhe të vogël brenda në kishë, atëherë të gjithë besimtarët shtrojnë drekë me mishin e saj”!
Diçka akoma: Vetëm Nikodhimi përmend kujtimin në të njëjtën datë edhe gjetkë të dëshmorit Athinogjen që përfundoi në zjarr. Ky shenjtor i dytë nuk ka jetëshkrim, por oshënari thotë se është Athinogjeni që përmend Vasili i Madh (1 janar).

E përmend si krijues të himnit mbrëmësor “O dritë gazmore e lavdisë së shenjtë”, të cilën e psali kur mësynte në flakë. Ndërkaq, të tjerë përputhin të dy dëshmorët me të njëjtin emër.
Athinogjeni, greqisht do të thotë: me origjinë athinase.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων