16/05/2024 16/05/2024 E enjte, 16 maj 2024 – Shenjtori i ditës. KRISHTI U NGJALL! Oshënar Theodhori i Shenjtëruar. Hierodëshmorët Avdai, Avdijisu e 38 dëshmorët. Honorati i Amienit. – OSHËNAR THEODHORI I SHENJTËRUAR – Lindi në një familje të shquar të krishterë në Egjiptin e Sipërm dhe që i vogël bëri një jetë të pëlqyeshme për Perëndinë. Kur...
16 Μαΐου, 2024 - 17:05

Oshënar Theodhori i Shenjtëruar. Hierodëshmorët Avdai, Avdijisu e 38 dëshmorët. Honorati i Amienit.

Διαδώστε:
Oshënar Theodhori i Shenjtëruar. Hierodëshmorët Avdai, Avdijisu e 38 dëshmorët. Honorati i Amienit.

E enjte, 16 maj 2024 – Shenjtori i ditës.
KRISHTI U NGJALL!
Oshënar Theodhori i Shenjtëruar. Hierodëshmorët Avdai, Avdijisu e 38 dëshmorët. Honorati i Amienit.
– OSHËNAR THEODHORI I SHENJTËRUAR –
Lindi në një familje të shquar të krishterë në Egjiptin e Sipërm dhe që i vogël bëri një jetë të pëlqyeshme për Perëndinë. Kur ishte 12 vjeç, u hidhërua kur pa përgatitjet e festës së Theofanisë e tha: “Nëse kënaqesh më këto ushqime, nuk do të fitosh jetën e përjetshme”. Që atëherë kreshmonte gjithë ditën deri në mbrëmje dhe nuk hante ushqim të zgjedhur. Dy vjet më vonë u pranua në manastirin e Latopolisit, ku jetoi si eremit pranë disa murgjve. U kthye plot zell në Tabenesis kur dëgjoi për urtësinë e shën Pahomit, ku, sapo mbërriti, filloi ta imitonte. U përpoq të ruante pastërtinë e zemrës, një gjuhë të matur e të hijshme dhe bindje deri në vdekje. U bë model dhe ngushëllim për të tjerët. Në vitin e parë të qëndrimit të tij, kur u ngrit për t’u lutur, qelia u ndriçua dhe dy engjëj të shndritshëm iu shfaqën. I frikësuar, Theodhori doli me vrap dhe u ngjit mbi çati, por engjëjt e qetësuan dhe i dhanë në mënyrë profetike një numër të madh çelësash. Njëherë, ndërsa Pahomi e qortoi gabimisht për ta provuar, Theodhori nuk u justifikua, por e mori përsipër gabimin dhe tha: “Duhet të qaj, derisa Zoti të korrigjojë zemrën time dhe të meritoj t’u bindem urdhërimeve të Tij”. Shenjti i ndihmonte shumë murgjit me sjelljen, dashurinë dhe ngushëllimin e tij.
Një ditë një vëlla, pasi e qortoi shën Pahomi, u përgatit të braktiste manastirin. Theodhori shkoi tek ai dhe u shtir sikur edhe ai kishte marrë një vendim të tillë, që t’i jepte kurajë vëllait dhe kështu të mos shkonte në humbje. Ishte 30 vjeç, kur një të diel shën Pahomi mblodhi murgjit për bisedë shpirtërore dhe i dha fjalën Theodhorit.
I binduri, filloi të fliste ashtu si e frymëzoi Zoti. Disa etër të vjetër e patën xhelozi një lartësi të tillë të të riut dhe e braktisën mbledhjen. Atëherë Pahomi e bëri Theodhorin ikonom të manastirit dhe e mori si ndihmës në administrimin e vëllazërisë. I provuar në përulësi dhe i zhveshur nga çdo dëshirë vetjake, shenjti nuk e ndryshoi sjelljen e tij prej nxënësi dhe përparoi duke ndërtuar (shpirtërisht) shumë murgj, sepse fjala e tij plot hir dhe dashuria mbulonte dobësitë e vëllezërve. Çdo ditë pas punës shkonte në Pabo për të dëgjuar mësimet e Pahomit dhe kthehej në Tabenesis për t’ua përsëritur murgjve. Kishte dhuratën e ngushëllimit, saqë Pahomi thoshte: “Theodhori dhe unë kryejmë të njëjtin shërbim për nder të Perëndisë dhe ka pushtet të drejtojë si një atë dhe mësues”. Prandaj e morën si drejtues në një tjetër manastir, ku priste murgjit e rinj dhe përjashtonte të parregulltit. Kur korrigjonte një vëlla, bënte të njëjtën pendesë.
Njëherë kur shën Pahomi u sëmur, vëllezërit erdhën të kërkonin shën Theodhorin që ta pasonte, kur ati i tyre të vdiste. Kur Pahomi u shërua dhe kërkoi që nxënësit e tij t’i zbulonin mendimet, Theodhori i rrëfeu se nën presionin e vëllezërve, kishte pranuar në heshtje propozimin e tyre. Kështu iu hoq çdo autoritet që kishte mbi murgjit dhe u çua në një vend të vetmuar, ku vajtoi shumë për shkak të mëkatit të krenarisë. Pas shumë vitesh pendimi dhe pak para se të vdiste, Pahomi e rivendosi në funksionet e mëparshme dhe u tha vëllezërve se kjo provë bëri të mundur që Theodhori të përparonte 7 herë më shumë se asketizmat e mëparshme, si pasojë e pendimit të përulur që kishte treguar. Pasi varrosi trupin e mësuesit të tij Pahom (346) në një vend të fshehtë, Theodhori u dërgua në Aleksandri për disa punë. Vizitoi Andonin e Madh, i cili kishte një admirim për Pahomin dhe jetën kinoviake (të përbashkët) dhe e dërgoi tek Athanasi me një letër rekomandimi. Në Aleksandri mësoi për vdekjen e Petronios dhe, si u kthye në Tebë, iu nënshtrua më përulësi dhe zell shën Horsiezit. Ishte para tij si një dele, pasi kishte çrrënjosur çdo mendim pushteti, megjithëse në sytë e shumicës ishte më i denjë për të pasuar Pahomin.
Duke parë se shumë vëllezër shkonin për ngushëllim tek ai dhe, që të evitonte çdo lloj rivaliteti, shkoi në manastirin e Pahnumit për të drejtuar furrën e bukës. Kur Apoloni, igumeni i manastirit të Monhosit, u revoltua duke pretenduar të bënte të pavarur manastirin e tij, Horsiezi u tërhoq dhe caktoi Theodhorin për ta pasuar. Shenjti i mblodhi murgjit dhe i nxiti me fuqi dhe lot të mbanin traditën e vendosur nga shën Pahomi dhe të ruanin unitetin e vëllazërisë së shenjtë. Më vonë, ai vizitoi të gjitha manastiret, ndryshoi jerontët dhe ndau detyra të reja. Duke iu kujtuar gjithmonë dënimin që Pahomi i dha nga mendimi krenar që pati, ai kurrë nuk e vlerësoi veten si jeront manastiri, por si ndihmës dhe shërbëtor i ava Horsiezit dhe sa herë që donte të merrte një vendim, shkonte dhe merrte lejen e jerontit tjetër. Kryente mrekulli të shumta. Falë përkushtimit të tij, restauroi rregullin në manastir dhe e përflaku zellin e murgjve. Bisedonte me secilin, i ngushëllonte të qëndronin me kurajë në luftën me mendimet, korrigjonte dembelët me durim. Përveç manastireve të ndërtuara nga Pahomi, ai shtoi edhe ata të Kaiorit, Uit në krahinën e Hermupolit dhe një tjetër pranë Hermontit, si dhe dy manastire grash.
Rreth vitit 363, shën Athanasi e vizitoi dhe admiroi urdhrat dhe rregulloren që siguronin paqen e shumë shpirtrave. Theodhori i tha: “Kjo dhuratë e Perëndisë i përket atit tonë Pahom. Por, kur ne të shikojmë, është sikur të shikonim Krishtin”. Trishtohej kur shikonte murgj të braktisnin ashpërsinë dhe thjeshtësinë e jetës që kishte vendosur Pahomi. Asketizonte për ta dhe lutej natën te varri i Pahomit.
Pas Pashkës së vitit 368, Theodhori u sëmur. Horsiez iu lut Zotit ta merrte atë të parin, pasi vëllazëria kishte nevojë të madhe për Theodhorin. Por nuk ishte ky vullneti i Zotit. Pasi rrëfeu se kurrë nuk kishte bërë diçka pa bindje, Theodhori fjeti në paqe më 27 prill. Të gjithë vëllezërit thirrën: “Mbetëm jetimë, sepse në të vërtetë sot vdiq ati ynë i drejtë Pahom!”. Pas varrimit, shën Horsiezi e vuri trupin e tij në varrin e fshehtë të Pahomit. Kur e mësoi këtë Athanasi, u shkroi vëllezërve se tashmë Theodhori do të ishte gjithmonë me ta dhe i ngushëlloi që të mos qanin më për atë që tashmë prehet me të lumurit.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων