24/07/2019 24/07/2019 Arkeologët zbulojnë kishën e ndërtuar mbi banesën e apostujve Petro dhe Andrea. Arkeologët e Akademisë së Kinneret-it dhe Kolegjit Nyack të New York-ut kanë zbuluar atë që mendohet të jetë Kisha e Apostujve, e cila, sipas traditës, është ndërtuar mbi shtëpinë e apostujve Petro dhe Andrea. Sipas raportimeve të Haaretz-it, Betsaida, fshati ku banonin vëllezërit,...
24 Ιουλίου, 2019 - 13:39

Arkeologët zbulojnë kishën e ndërtuar mbi banesën e apostujve Shën Petro dhe Andrea

Διαδώστε:
Arkeologët zbulojnë kishën e ndërtuar mbi banesën e apostujve Shën Petro dhe Andrea

Arkeologët zbulojnë kishën e ndërtuar mbi banesën e apostujve Petro dhe Andrea.

Arkeologët e Akademisë së Kinneret-it dhe Kolegjit Nyack të New York-ut kanë zbuluar atë që mendohet të jetë Kisha e Apostujve, e cila, sipas traditës, është ndërtuar mbi shtëpinë e apostujve Petro dhe Andrea.

Sipas raportimeve të Haaretz-it, Betsaida, fshati ku banonin vëllezërit, sot bën pjesë në Resortin natyror të Bteikha-s.

Është e sigurt se kisha e sapozbuluar i takon periudhës Bizantine dhe përmban mozaikë prej xhami që shkëlqejnë. Profesor R. Steven Notley nga Kolegji i Nyack-ut shpjegon se të tillë mozaikë gjenden vetëm në muret e kishave.

E parë nga lart, ndërtesa në fjalë është ndërtuar në drejtimin lindje-perëndim. Dallohet gjithashtu një ndarje e përbërë nga dy pjesë, që ngjasojnë me narteksin dhe naosin. Kjo përforcon dhe mendimin se bëhet fjalë për një kishë.

Në të u gjendën gjithashtu dhe pjesë mermeri të ikonostasit të dikurshëm, si dhe pjesë nga mozaikët e dyshemesë, tjegulla karakteristike të ndërtesave të mëdha dhe një pjesë gdhendjeje murale në formë kryqi.

Në vitin 725, Episkopi Bavarez Willibald vizitoi Tokën e Shenjtë dhe, ndërsa kalonte ndërmjet Kapernaumit dhe qytetit të Kursi-t, tha se kishte vizituar kishën e ngritur mbi shtëpinë e apostujve. Me bindjen se bëhet fjalë për të njëjtën kishë, Notley raportoi për Haretz se: “Kjo është pjesë e një tradite të lashtë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë gjë.”

Disa nga argumentet që përforcojnë bindjen e tij janë se kisha në fjalë është e vetmja e gjendur ndërmjet dy qyteteve të lartpërmendura dhe është e së njëjtës kohë. Për më tepër, pranë saj janë zbuluar mbetje nga periudha Romake që, sipas të dhënave nga historiani Flavius Josephus i shek. I, përkon me territorin e qytetit të dikurshëm Betsaida.

Nga më shumë se 100 monedha që u gjendën brenda saj, dëshmohet se kisha është ndërtuar në shek. V dhe ka funksionuar deri në shek. VII-VIII. Megjithatë, nuk mundet të ketë siguri të plotë për këto të dhëna derisa të gjendet ndonjë mbishkrim. Prof. Notley pohoi se do të ishte normale të gjendej nje mbishkrim i periudhës bizantine, ku të thuhej p.sh. se për nder të kujt u ndërtua etj..

Arkeologët Notley dhe Aviam, të cilët po merren me këtë çështje, gjithmonë e kishin identifikuar zonën bashkëkohore el—Araj si Betsaida e dikurshme. Megjithatë, fakti se në të nuk ndodhej asnjë kishë i bënte arkeologët e tjerë të dyshonin. “Tani kemi zbuluar një kishë pikërisht aty ku thonin pelegrinët e dikurshëm.”- tha Notley, duke vijuar,-“ Sipas dëshmive të hershme, mbi shtëpinë e dikurshme të apostull Petros është ndërtuar një bazilikë. A do të mund të përshkruhej një strukturë tetëkëndëshe si bazilikë? Kjo mbetet për t’u hulumtuar më tej.”

 

Burimi: orthochristian.com & radiongjallja.org

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων