26/07/2019 26/07/2019 Restaurimi i afreskut të kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë të Beratit po shkron drejt fazës përfundimtare. Specialistët e veprave të artit po punojnë përditë me imtësi centimetër më centimetër në një nga afresket me interesante të monumenteve tona. Ky procesi po shkon drejt fazës përfundimtare të integrimit piktorik dhe tonimit të siperfaqes së pikturës....
26 Ιουλίου, 2019 - 20:39
Τελευταία ενημέρωση: 26/07/2019 - 20:40

FOTO/ Berat, restaurimi i afreskut në kishën e “Shën Mërisë” në Sinjë drejt fazës përfundimtare

Διαδώστε:
FOTO/ Berat, restaurimi i afreskut në kishën e “Shën Mërisë” në Sinjë drejt fazës përfundimtare

Restaurimi i afreskut të kishës së “Shën Mërisë” në Sinjë të Beratit po shkron drejt fazës përfundimtare.

Specialistët e veprave të artit po punojnë përditë me imtësi centimetër më centimetër në një nga afresket me interesante të monumenteve tona. Ky procesi po shkon drejt fazës përfundimtare të integrimit piktorik dhe tonimit të siperfaqes së pikturës.

Projekti u hartua nga specialistët e sektorit të artit pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat dhe ndërhyrja e tyre deri më tani ka qënë në konsolidimin e shtresës së suvasë me murin, konsolidimi i bordurave me llaç, konsolidimin e shtresës së pelikulit me shtresën përgatitore dhe pastrimi i depozitimeve të blozave dhe kripërave që ndodhen në afresk.

Kisha e ”Shën Mërisë” mendohet të jetë ndërtuar në shekujt XI-XII, kur pati një lulëzim të madh të arkitekturës së kishave–shpellë, periudhë e cila shquhet për realizimin e kishave dhe ambienteve përreth në disa raste me volume të vogla, duke shfrytëzuar me mjeshtëri gjithë hapësirën e mundshme që jepte shpella natyrore në atë pjesë të formacionit shkëmbor.

 

 

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων