SHENJTORI I DITES.
E martë, 30 korrik 2019
Apostujt Sila, Silvani, Epeneti, Kriski nga të 70-t. Oshënare Angjelina Araniti (Shqiptare).
– Oshënare Angjelina Araniti (Shqiptare) –
Ishte e bijë e princit shqiptar Gjergj Arianitit dhe motra e Donikës, gruas së Gjergj Kastriotit. Angjelina u martua me despotin e Serbisë, Stefan Brankoviçin dhe lindën dy fëmijë, Maksimin dhe Joanin.
Mbas vdekjes së Stefanit, Angjelina u vesh murgeshë në Manastirin e Krushedolit, duke ia përkushtuar jetën lutjeve dhe veprave bamirëse, saqë populli e thërriste “Nënë Angjelina”.
Fjeti në fillimet e shekullit të 16-të në Manastirin e Krushedolit, ku ruhen edhe sot lipsanet e saj mrekullibërëse. Kisha e kanonizoi shenjtore dhe e nderon kujtimi e saj më 30 korrik.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.