01/08/2019 01/08/2019 – 7 Makabejtë, Solomona – Sipas traditës emrat e të shtatëve janë: Avim (ose Aviv) Anton (ose Antonini), Guria, Eleazar, Efsevoni, Ahim, (ose Samona ose Evlal ose Marku) dhe Markel. Për ta rrëfehet në Makab.II (6:18-7.42) dhe më gjerë në Makab. IV (kap. 5:18). Makab. IV është jashtë listës kanonike të Librave të Dhiatës së...
01 Αυγούστου, 2019 - 14:56

– KRESHMË – Filloi Kreshma e së Kremtes të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, 1 – 15 gusht | Shenjtori i ditës – Dalja e Kryqit. 7 Makabejtë, Solomona. Oshënare dëshmore Elesa

Διαδώστε:
– KRESHMË – Filloi Kreshma e së Kremtes të Fjetjes së Hyjlindëses Mari, 1 – 15 gusht | Shenjtori i ditës – Dalja e Kryqit. 7 Makabejtë, Solomona. Oshënare dëshmore Elesa

– 7 Makabejtë, Solomona –

Sipas traditës emrat e të shtatëve janë: Avim (ose Aviv) Anton (ose Antonini), Guria, Eleazar, Efsevoni, Ahim, (ose Samona ose Evlal ose Marku) dhe Markel. Për ta rrëfehet në Makab.II (6:18-7.42) dhe më gjerë në Makab. IV (kap. 5:18). Makab. IV është jashtë listës kanonike të Librave të Dhiatës së Vjetër.

Pra, mbreti i Sirisë, Antioki IV (175-164 para Kr.), i detyronte skllevërit e tij hebrenj të bëheshin idhujtarë. Njëherë i sollën një prift plak, mësues i ligjit, që quhej Eleazar (hebraisht do të thotë: Perëndia është ndihmës), Solomonën (hebraisht: paqësore) dhe shtatë fëmijët e saj. Për më saktë, këta shenjtorë nuk morën pjesë të drejtpërdrejtë në lëvizjen e Makabejve (hebraisht do të thotë: farkëtarë) që ishte një lëvizje politiko-ushtarake dhe nacional-fetare. Ka shumë mundësi të bënin pjesë te Asidejtë (hebraisht do të thotë: shpresëtarë) arketipat e Farisejve që ishin një grupim ekskluzivisht fetar, paralel dhe ndihmës i Makabejve.

Pra, “këshillat” e tiranit nuk e bindën Eleazarin të shijonte mishin e derrit i cili, sipas Dhiatës së Vjetër, ishte i papastër. As që u shtir për diçka të tillë, siç e sugjeruan të tjerë. E fshikulluan atëherë jashtë mase dhe i vunë flakën, duke i hedhur në hundë lëngje me erë të keqe. Kjo gjë vazhdoi derisa ata e karbonizuan.

Gjithashtu të rinjtë përballuan lajka dhe premtime. Por ata, të palëkundur, u torturuan në mënyrë të frikshme me “rrota”, me vegla për nxjerrjen e kyçeve, kazanë, tiganë, doreza hekuri që rripnin madje edhe fytyrën, u dogjën me zjarr. Shpallnin pa frikë besimin e tyre dhe shpërblimin e tij pas vdekjes, nxisnin njëri-tjetrin për të duruar. Por burrërinë më të mahnitshme e tregoi gruaja. Nëna e ve nxiste bijtë e saj, madje edhe atë më të voglin, të qëndronin besnikë, d.m.th. të duronin vdekjen më të frikshme! Më pas u hodh edhe vetë në zjarr.

Këta martirë burrërinë e të cilëve e theksoi si shembull vetë Antioki dhe e ngritën lart Etër të mëdhenj të Kishës u bënë pararendës të martirëve të krishterë. Refreni i historisë së tyre: “Pa dyshim mbizotërues i pasioneve është arsyetimi shpresëtar”. Lipsani i heroinës ruhet në Patriarkanën Ekumenike ndoshta është lipsani më i vjetër që është ruajtur.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων