03/08/2019 03/08/2019 Ditët e bukura të verës kanë trokitur edhe në enorinë e shën Nikollës në qytetin e Elbasanit ku u zhvillua kampi ditor (24-28 korrik) me nje program të larmishëm veçanërisht për fëmijët. Në këtë kamp morën pjesë 50 fëmijë edhe ndihmuan disa të rinj të qëndrës rinore “Bijtë e Dritës”, udhëhequr nga katekistët e mitropolisë...
03 Αυγούστου, 2019 - 18:05
Τελευταία ενημέρωση: 03/08/2019 - 18:06

Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit: Kampi ditor Elbasan 2019

Διαδώστε:
Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit: Kampi ditor Elbasan 2019

Ditët e bukura të verës kanë trokitur edhe në enorinë e shën Nikollës në qytetin e Elbasanit ku u zhvillua kampi ditor (24-28 korrik) me nje program të larmishëm veçanërisht për fëmijët. Në këtë kamp morën pjesë 50 fëmijë edhe ndihmuan disa të rinj të qëndrës rinore “Bijtë e Dritës”, udhëhequr nga katekistët e mitropolisë tonë.
Tema e kampit ishte “Unë jam i veçantë siç je edhe ti”. Një temë që fëmijët të ndiheshin të veçantë por edhe të barabartë me njëri-njetrin pasi të gjithë jemi krijuar në mënyrë të veçantë por të gjithë jemi shëmbylltyrë e Perëndisë.
Në këtë program fëmijët patën mundësinë të luteshin sëbashku, të mësonin, të argëtoheshin me lojra të ndryshme, të bënin punë dore të përgatitura për ta, të këndonin sëbashku këngë të krishtera gjithashtu të merrni pjesë të gjithë në Liturgjinë Hyjnore në adhurimin e përbashkët. Ditën e fundit të kampit ishte i pranishem edhe mitropoliti ynë hirësi Andoni i cili drejtoi Liturgjine Hyjnore dhe mori pjesë në koncertin e përgatitur nga fëmijët me talentet e tyre të ndryshme në këngë, recitim, valle, kitarë, piano dhe dramatizim. Në fjalën e tij përshëndetëse hirësi Andoni falenderoi dhe inkurajoi fëmijët të vazhdoni të ecnin në hapat e Perëndisë pranë kishës në dashurinë për njëri-tjetrin. Programi u mbyll me një drekë festive për fëmijët ku ishin të ftuar edhe prindërit! Lavdi Zotit edhe ky kamp u mbyll me sukses dhe me fëmijë të gëzuar, urojmë që të ketë mbirë sadopak fara e Perëndisë në zemrat e tyre. Lutemi dhe falenderojmë Perëndinë për mundësitë e shumta që na jep. Nuk mund të harrojmë të falenderojmë kryepiskopin Anastas dhe mitropolitin tonë hirësi Andonin për përkujdesjen e tyre që ky kamp të zhvillohej. Gjithashtu falenderojmë edhe katekistët për punën e tyre të palodhur dhe të gjithë bashkëpuntorët tanë. Lavdi ty o Perëndi në jëtë të jetëve!

Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων