04/08/2019 04/08/2019 – 7 Djemtë e Efesit – Festa e tyre kremtohet edhe në 22 tetor. Quhen: Maksimilian (ose Maksimian), Jamvlik, Martinian, Dionis, Antonin (ose Joan), Konstandin dhe Eksakustodian. U kapën në Efes (brigjet perëndimore të Azisë së Vogël), në kohën e perandorit Deci (249-251), i cili u bëri presion që të bëheshin idhujtarë. Ata i kërkuan...
04 Αυγούστου, 2019 - 17:02
Τελευταία ενημέρωση: 04/08/2019 - 17:04

Shenjtori i ditës – 7 Djemtë e Efesit. Transferimi i lipsanit të Oshënares Evdhokia. 9000 dëshmorët në Persi.

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës – 7 Djemtë e Efesit. Transferimi i lipsanit të Oshënares Evdhokia. 9000 dëshmorët në Persi.

– 7 Djemtë e Efesit –

Festa e tyre kremtohet edhe në 22 tetor. Quhen: Maksimilian (ose Maksimian), Jamvlik, Martinian, Dionis, Antonin (ose Joan), Konstandin dhe Eksakustodian. U kapën në Efes (brigjet perëndimore të Azisë së Vogël), në kohën e perandorit Deci (249-251), i cili u bëri presion që të bëheshin idhujtarë. Ata i kërkuan një afat për të vendosur, dhe parapëlqyen që të mbylleshin e të vdisnin në një shpellë, pasi më parë ua ndanë pasurinë e tyre të varfërve. Kur Deci e mori vesh këtë gjë, urdhëroi të mbyllnin hyrjen e shpellës me gurë.

Pas rreth 200 vjetësh, në kohën e mbretit shën Theodhosi II (29 korrik), u përhap një herezi që hidhte poshtë ngjalljen e të vdekurve. Në Kishë u krijua konfuzion, kështu që monarku i lutej Perëndisë që të tregonte dogmën e vërtetë. Prandaj, ndërsa ndërtohej një vathë, përdorën edhe gurët e shpellës, pa i ndier, mesa duket, “banuesit” e saj. Atëherë u ngjallën që të shtatë si nga gjumi i një nate të vetme, madje as rrobat nuk u ishin prishur!

Meqenëse kishin uri, dërguan Jamvlikun për të blerë bukë. Duke u ruajtur, ndoshta për shkak të persekutimit siç mendonte, hyri në qytet, të cilin e gjeti të krishterë, e për më tepër, të çoroditur! Habinë e tij e përforcuan shitësit e bukës, të cilët duke parë monedhat e tij të vjetra, e kërcënuan se do ta denonconin nëse nuk do të ndanin së bashku thesarin, që gjoja kishte zbuluar. Ai u frikësua se mos e çonin te Deci. Por ata e çuan te nënkonsulli, i cili e mori për një mashtrues të rastit me ato “gënjeshtrat” trashanike që radhiste.

Bashkëbisedimin e tyre e ndërpreu episkop Marini i Efesit (v. 408 deri ndoshta në v. 431), i cili dëgjoi dhe dyshoi se ishte fjala për mrekulli. Jamvliku i çoi në shpellë dhe çështja u sqarua! Të gjithë, të mahnitur, iu falën shenjtorëve dhe lajmëruan edhe perandorin, i cili vrapoi dhe iu fal edhe ai. Ashtu siç ishin duke biseduar, të rinjve u erdhi gjumë dhe dhanë shpirt.

Shenja e përmbinatyrshme e bindi fuqimisht për ngjalljen e të vdekurve. Gjatë natës Theodhosi i pa në ëndërr sikur i kërkuan që t’i varroste aty, në “dhomën e gjumit”, shumëvjeçare. Dhe kjo dëshirë e tyre e fundit u respektua.

 

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων