08/08/2019 08/08/2019 – Omologjet Emiliani i Kizikës – Fillimisht ishte murg në manastirin e themeluar nga shën Tarasi (25 shkurt) dhe shkëlqeu nga virtytet. Pas pak kohësh, u ngrit në gradën episkopale dhe pasoi në vendin e mitropolitit të Kizikës, Nikolla (pas 788). Gjatë konferencës për nderimin e ikonave, që u thirr në pallatin e perandorit Leon...
08 Αυγούστου, 2019 - 15:48
Τελευταία ενημέρωση: 08/08/2019 - 15:50

Shenjtori i ditës: Omologjet Emiliani i Kizikës. Mironi i Kretës. Dëshmor i ri Triandafili.

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës: Omologjet Emiliani i Kizikës. Mironi i Kretës. Dëshmor i ri Triandafili.

– Omologjet Emiliani i Kizikës –

Fillimisht ishte murg në manastirin e themeluar nga shën Tarasi (25 shkurt) dhe shkëlqeu nga virtytet. Pas pak kohësh, u ngrit në gradën episkopale dhe pasoi në vendin e mitropolitit të Kizikës, Nikolla (pas 788).

Gjatë konferencës për nderimin e ikonave, që u thirr në pallatin e perandorit Leon V, më 815, shën Emiliani kundërshtoi qeveritarin heretik dhe i tha se çështja e dogmave ishte e rangut kishtar, dhe se duhet të trajtohej në kishë dhe jo para autoriteteve civile.

Nga ky rrëfim i guximshëm, e internuan. Dhe pas 5 vjet sprovash ai vdiq; mendohet se është vrarë nga agjentët e perandorit, kështu ai u bashkua në qiell me korin e shenjtorëve martirë. Emiliani (latinisht do të thotë: ai që konkuron).
Sipas Menologut të Vasilit II, ai vdiq në paqe kur ishte i internuar.

/ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων