14/08/2019 14/08/2019 – Profeti Mikea – Lindi në qytezën Moresheth Gadh, në jugperëndim të Jerusalemit dhe afër Mesdheut. Pra, mbiquhet Moreshethit, që të dallohet nga profeti më i vjetër me të njëjtin emër në III të Mbretërve (sipas një emërtimi tjetër I) 22:5…. me të cilin e ngatërrojnë Sinaksarët. Profeti shumë i shquar, i treti nga Dymbëdhjetë...
14 Αυγούστου, 2019 - 16:39
Τελευταία ενημέρωση: 14/08/2019 - 16:41

Shenjtori i ditës – Profeti Mikea. Kthimi i Kryqit. Hierodëshmor Markeli i Apamisë. Dëshmor Ursiki

Διαδώστε:
Shenjtori i ditës – Profeti Mikea. Kthimi i Kryqit. Hierodëshmor Markeli i Apamisë. Dëshmor Ursiki

– Profeti Mikea –

Lindi në qytezën Moresheth Gadh, në jugperëndim të Jerusalemit dhe afër Mesdheut. Pra, mbiquhet Moreshethit, që të dallohet nga profeti më i vjetër me të njëjtin emër në III të Mbretërve (sipas një emërtimi tjetër I) 22:5…. me të cilin e ngatërrojnë Sinaksarët.

Profeti shumë i shquar, i treti nga Dymbëdhjetë profetët e “vegjël” të Dhiatës së Vjetër, u paraqit në librin e tij: Ndriçoi “në ditët e Joathamit, Ahazit dhe Ezekias” (1:1), të cilët mbretëruan në shtetin jugor (“të Judës”) në vitet 740-689 para Krishtit. Profetizoi të paktën midis viteve 737 dhe 715. Pra, ishte bashkëkohës i profetit Isaia (9 maj), i cili ndoshta influencoi tek ai. Për sa i përket ideve, ngjan edhe me të dy profetët e mëparshëm, Osea (17 tetor) dhe Amos (15 korrik).

Vepra e tij, e ndarë në tri pjesë (kap. 1-3, 4-5, 6-7), i referohet me bukuri letrare dhe skena dramatike edhe mbretërisë veriore, edhe mbretërisë jugore të hebrenjve. Kritikon padrejtësitë shoqërore, përjeton keq ateizmin, korrupsionin dhe mëkatet e tjera të tyre, parathotë dënimin, por edhe ngushëllon duke paralajmëruar shpëtimin që do të sjellë Mesia.

Thelbi i fesë, sipas Mikeas, është që të jetë njeri i drejtë, “të dojë mëshirën dhe të jetë i gatshëm të ecë bashkë me Zotin, Perëndi” (6:8). Shumë e rëndësishme është në 5:1-3 përcaktimi i Bethlehemit si vendlindja e Krishtit (shih: Mt. 2:6). Gjithashtu radikale është profecia e tij se do të anashkalohet Ligji që u dha në Malin Sina. Kjo do të bëhet sepse do të dalë “ligji dhe fjala e Zotit nga Jerusalemi”, me një karakter mbarëbotëror, pra Sioni (Jerusalemi) do të bëhet pelegrinazh i gjithë kombeve (4:1-2).
Mikea (hebraisht do të thotë: kush është si Perëndia) referohet edhe te Jeremia 33:18-19.

 

 

/ Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων