17/08/2019 17/08/2019 Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato bartin. Në laboratorin e Sektorit të Veprave...
17 Αυγούστου, 2019 - 13:03

Restaurohen disa fragmente të pikturës murale të kishës së Shën Todrit, Lushnje

Διαδώστε:
Restaurohen disa fragmente të pikturës murale të kishës së Shën Todrit, Lushnje

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore po merr vëmendje çdo ditë e më shumë.

Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato bartin.

Në laboratorin e Sektorit të Veprave të Artit në Institutin e Monumenteve të Kulturës po kryhet restaurimi i disa fragmenteve të pikturës murale të kishës së Shën Todrit të Kadipashaj, Lushnje.

Fragmentet nën trajtim janë pjesë e pikturës murale të anës veriore të apsidës te cilat janë hequr për shkak të ndërhyrjeve të mëparshme në arkitekturë.

Piktura murale në këtë kishë është vepër e piktorit Joan Çetiri, realizuar në fillimin e shek. XIX. Me përfundimin e restaurimit të fragmenteve në laborator, do të bëhet rivendosja e tyre në apsidën e kishës.

Kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët, për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur, tek brezat e ardhshëm.

 

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων