E Tërëshenjta Vivliothikárisa
Ikona e së Tërëshenjtës Vivliothikárisa (Bibliotekare), sipas traditës, u ruajt në mënyrë mrekullibërëse nga zjarri i madh i 1722, prej të cilit u shkatërrua gjysma e Manastirit të Hilandarit, bashkë me bibliotekën, ku edhe gjendej ikona.
Kjo ikonë e së Tërëshenjtës është ndryshe nga të tjerat. Qëndrimi i Hyjlindëses dhe i Foshnjes Hyjnore, nuk është i zakonshmi. E Tërëshenjta ikonizohet deri te gjunjët, duke patur Krishtin në krahë, në një qëndrim jo të natyrshëm, pasi, ndërkohë që prek këmbët e tij me dorën e djathtë, dorën e saj të majtë e ka në fytyrë. Në këtë mënyrë foshnja është “e varur”, pasi nuk mbështetet diku. Krishti paraqitet gati i ngritur, duke mbajtur me të dy duart një dorëshkrim të hapur, teksti i të cilit nuk është i lexueshëm për shkak të prishjes.
Në pjesën e poshtme të ikonës është e shkruar në gjuhën e vjetër sllave: “Kjo ikonë e shenjtë u gjend në zjarr e padjegur”.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.