U zhvilluan kampingjet vjetore orthodhokse, përmbledhje e përgjithshme
U zhvilluan kampingjet vjetore orthodhokse
Tashme tradite e konsoliduar prej dekadash, kampingjet orthodhokse zhvillohen rregullisht çdo vit, duke krijuar mundësinë për qindra fëmije, të rinj e të reja dhe student të kalojnë së bashku çaste të bukura. Ata ngrihen shpirtërisht, nëpërmjet pjesëmarrjes në shërbesat e shenjta dhe mësimeve që marrin, por edhe zbaviten e bëjnë aktivitete të larmishme. U zhvilluan tri kampe për vajza dhe tri kampe për djem, ku më poshtë po japim përmbledhur diçka nga veprimtaritë e tyre të shumta.
Kampet e vajzave orthodhokse
– Në datat 1-10 korrik u zhvillua në mjediset e Manastirit të Hirshëm të Shën JoanVladimirit kampi i parë i vajzave, ai i adoleshenteve. Rreth 60 vajza nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë e Kishës sonë morën pjesë në këtë aktivitet veror, i cili ka si qëllim rritjen shpirtërore dhe forcimin e miqësisë së krishterë. Programi ishte ndërtuar mbi bazën e Ungjillit sipas Mattheut dhe të vërtetave hyjnore që na mëson ky Ungjill. Vajzat kaluan dhjetë ditë përjetimi të thellë të besimit orthodhoks me lutje, studim të Shkrimit të Shenjtë, fjalime nga folës të ndryshëm, përkujdesje për njerëzit në nevojë, aktivitete krijuese dhe argëtuese, këngë e lojëra etj.
Çdo ditë vajzat bënin studimin e temave nga Ungjilli, por edhe me takime shpirtërore me episkopë, klerikë e katekistë. Ato u takuan dhe dëgjuan me kërshëri bisedat shpirtërore me Hirësi Andonin, Hirësi Nikollën dhe Hirësi Astin. Të gjitha këto veprimtari dalloheshin për pjesëmarrjen aktive të vajzave, që bënin mjaft pyetje e dëshironin të mësonin sa më shumë për Perëndinë.
Mjaft e larmishme ishte dhe pjesa argëtuese, si në mjediset e manastirit, ashtu edhe me vajtje në pishina, ekskursione etj.
Në fund u krye edhe Misteri i Pagëzimit, ku tre vajza u bënë pjesëtare të Kishës sonë.
U zhvillua kampi i parë me vajza orthodhokseNë datat 1-10 korrik u zhvillua në mjediset e Manastirit të Hirshëm të…
Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Vrijdag 9 augustus 2019
Më 13-22 korrik, Manastiri i Shën Joan Vladimirit mirëpriti kampin II, për vajzat e moshës 10-13 vjeç, të cilat vinin nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë. Tema e kampit ishte “Kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë” (Matth. 6:33). Programi ishte i mbushur me aktivitete shpirtërore, argëtuese dhe sportive. Edhe në këtë kam programi ishte ndërtuar mbi bazën e Ungjillit sipas Mattheut dhe të vërtetave hyjnore që ai përcjell dhe në fund u zhvillua një konkurs mbi ato që mësuan. Një grup i posaçëm, me aprovimin e prindërve, ishte ai i vajzave të papagëzuara, që u përgatitën për këtë Mister. Në fund, 8 prej tyre u pagëzuan dhe u bënë pjesë e Kishës.
Edhe në këtë kamp dita ishte niste me Shërbesën e Mëngjesores dhe përfundonte me atë të Mbrëmësores. Gjithashtu, vajzat morën pjesë edhe në Liturgjinë Hyjnore. Në këto ditë kampistet patën bekimin të kishin mes tyre Mitropolitin e Elbasanit, Hirësi Andonin, i cili iu uroi mirëseardhjen dhe bëri me to një bisedë shpirtërore. Gjithashtu, i ftuar i veçantë ishte edhe Mitropoliti i Fierit, Hirësi Nikolla, i cili foli rreth Mbretërisë së Perëndisë.
Po kaq e gjallë ishte edhe pjesa që i kushtohej zbavitjes, me lojëra në fushat e krijuara enkas, punëdore etj. Vajzat zhvilluan një vizitë në zonën turistike dhe me tradita të lashta orthodhokse të Shpatit, ku u ndalën në fshatin Gjinar. Aty vizituan edhe kishën “Ngjitja e Zotit në qiell”, ku u pritën nga prifti i saj, atë Jani Ranxha.
U zhvillua kampi i dytë me vajza orthodhokseMë 13-22 korrik, Manastiri i Shën Joan Vladimirit mirëpriti kampin II, për…
Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Vrijdag 9 augustus 2019
Prej më shumë se dy dekadash është bërë traditë të zhvillohet kampi studentor për vajza. Ai organizohet në mjediset e Manastirit të hirshëm të shën JoanVladimirit, afër Elbasanit. Kampi bëhet me bekimin dhe mbështetjen e pakursyer të Kryepiskopit Anastas. Kampi u zhvillua në datat 24 korrik deri në 2 gusht dhe pjesëmarrëse ishin mbi 40 vajza nga mitropoli të ndryshme.
Këtë vit tema e kampit ishte: “Kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë” (Matth. 6:33), shkëputur nga Ungjilli sipas Mattheut, mbi të cilin u ndërtua i gjithë programi shpirtëror përgjatë dhjetë ditëve. Programi ishte i larmishëm, me aktivitete shpirtërore dhe sociale si lutje, studim të Shkrimit të Shenjtë, referate nga folës me përvojë mbi tema shpirtërore përzgjedhur nga Ungjilli, seminare nga psikologë, punime artizanale, vajtje në pishina, lojëra sportive etj.
Mjaft të bukura për vajzat ishin edhe ekskursionet dhe pelegrinazhet shpirtërore. Ato vizituan manastirin “Fjetja e Hyjlindëses”, në Mikrokastro, Kostur dhe atë të shën Naumit, në liqenin e Ohrit. Më 25 korrik ato kremtuan shën Anën në Katedralen e Korçës, ku morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u krye nga Mitropoliti, Hirësi Joanit, i cili këtë ditë festonte edhe përvjetorin e fronëzimit. Këto vizita i ndihmon vajzat të rriten në besim, të njohin traditën e Kishës sonë dhe të nderojnë shenjtorët, duke i pasur shembull frymëzimi në jetën e tyre shpirtërore.
Përvojë e veçantë do të ishte edhe kremtimi i shën Marinës në Fushë Qorez, të perlës turistike të Gjinarit ato morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u krye nga Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni. Ishin të pranishëm të rinjtë e qendrës rinore “Bijtë e Dritës”, Elbasan dhe besimtarë të zonës së Shpatit.
Një përvojë e paharruar do të mbetet për vajzat vizita në Kishën e Metamorfozës dhe në mensën “shën Nektari”, në Gramsh, në datën 1 gusht. Kjo vizitë u realizua në kuadër të nismës: ‘besimi me vepra”, në bashkëpunim me Atë Grigorin, i cili është drejtues i Rinisë dhe gjithashtu shërben prej vitesh në këtë qytet me mësime katekizmi dhe kohët e fundit duke ndërmarrë nisma të ndryshme në shërbim të komunitetit. Këtë ditë vajzat ofruan kontributin e tyre duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Ato gatuan një vakt ushqimi për njerëzit në nevojë dhe zhvilluan një aktivitet argëtues për fëmijët. Në fund të programit në Gramsh vajzat vizituan Kanionet e Holtës, duke kaluar disa çaste mbresëlënëse në këtë vend kaq tërheqës me bukurinë e tij.
Në datën dy gusht, e cila shënonte edhe ditën e fundit të kampit, vajzat iu bashkuan në Tiranë kremtimit të Fronëzimit të KryepiskopitAnastas në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Lutjet dhe urimet në këtë ditë ishin për kryebariun tonë, duke i uruar vite të gjata dhe të bekuara në shërbim të Kishës sonë.
U zhvillua Kampi studentor i vajzavePrej më shumë se dy dekadash është bërë traditë të zhvillohet kampi studentor për…
Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Vrijdag 9 augustus 2019
Kampet për djemtë orthodhoksë
-Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, KryepiskopitAnastas, dhe nën përkujdesjen e Zyrës së Fëmijëve, Tiranë, më 13 korrik nisi kampi I për djem i Kishës, i cili vijoi për 10 ditë në mjediset e Manastirit të Hirshëm të Shën Vlashit – Durrës. Ky kamp mblodhi djem të moshave 10-13 vjeç nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë dhe kishte si temë: “Kërkoni së pari Mbretërinë e Perëndisë”.
Në ditën katërt të kampit, kampistët vizituan qytetin e Durrësit, ku e nisën me Katedralen “Apostull Pavli & Shën Asti”. Aty u pritën nga prifti atë Gjerasim Çakalli, i cili foli për historikun e saj dhe më pas zhvilluan një program në sallën e kishës. Më tej ata iu drejtuan amfiteatrit antik të qytetit më pas bënë një shëtitje buzë detit.
Në programin e Kampit, rol të veçantë luajnë shërbesat e shenjta, ku kampistët mësojnë si të adhurojnë, falënderojnë dhe t’i luten Perëndisë. Më 19 korrik, në kamp u krye Misteri i Pagëzimit, ku 11 djem u bënë pjesëtarë të Kishës Orthodhokse.
nga Ervin Mihali
Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Donderdag 8 augustus 2019
Në datën 22 korrik, po në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit, nisi kampi II i djemve. Pjesëmarrës ishin 70 djem nga zona të ndryshme të vendit. Drejtuesit e këtij kampi ishin pedagogë dhe studentë të Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” dhe të Departamentit të Teologjisë Sociale dhe shkencave religjioze. Tashmë kjo mënyrë organizimi përbën një traditë plot 15-vjeçare. Gjithashtu ky vit shënon edhe 25 vjetorin e kampit të djemve.
Çdo ditë programi niste me Shërbesën e Mëngjesores, e cila pasohej nga studimi biblik i Ungjillit sipas Mattheut. Më pas kampistët niseshin për të kaluar disa orë në plazh. Pasi ktheheshin zhvilloheshin aktivitete të tjera sportive dhe artistike. Shumë e veçantë ishte edhe puna e dorës që kryen. Ajo konsistonte në një vazo të ndërtuar dhe të zbukuruar nga vetë ata me materiale të riciklueshme. Fakti që u përdorën materiale të tilla shpreh një mesazh tepër të rëndësishëm, atë të mbrojtjes së mjedisit.
Pasdite zhvilloheshin takime shpirtërore, që mbylleshin me pyetje dhe përgjigje nga vetë kampistët. Takime të tilla u zhvilluan me Episkopin e Bylist, Astin, pedagogët Dhimitër Qosja e Thoma Shkira etj. Dita mbyllej me shërbesën e Mbrëmësores dhe më pas vazhdohej përsëri me lojëra të ndryshme.
U zhvillua kampi II djem orthodhoksëNë datën 22 korrik, po në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit, nisi kampi II i…
Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Vrijdag 9 augustus 2019
Nga 22 korrik -1 gusht, me bekimin e Kryepiskopit Anastas, në mjediset e rindërtuara nga Kisha të manastirit të shën Theodhorëve (Dhërmi), për të tretin vit radhazi u zhvillua kampingu i të rinjve (Rilindja). Në të morën pjesë të rinj mbi 18 vjeç, që vinin vijnë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë, pjesëtarë të grupeve të katekizmit dhe atyre rinore. Edhe këtë vit kërkesat ishin të shumta, por u kushtëzuan nga kapaciteti i kufizuar i akomodimit.
Përveç të rinjve të krishterë orthodhoksë, të cilët vijnë me rekomandim nga prifti i enorisë ku ata jetojnë dhe kishës që frekuentojnë gjatë vitit, në kamp mund të vijnë edhe të rinj që nuk janë të pagëzuar, por që duan të mësojnë për besimin tonë dhe duan të bëhen pjesë e kësaj shoqërie të krishterë.
Qëllimi i kampit është që të rinjve studentë, por edhe ata që kanë të tjera angazhime, të mund t’iu krijohet mundësia nga Kisha për disa ditë pushimi në këtë vend me një natyrë shumë piktoreske . Por qëllimi nuk është vetëm pushimi dhe argëtimi në plazhin aq shumë të lakmueshëm dhe lojërat, por mundësia që për 10 ditë të rinjtë të mund të qëndrojnë bashkë në një shoqëri vëllazërore që kështu të ushtrohen së bashku në një jetë shpirtërore, me dashuri të sinqertë për perëndinë edhe për të afërmin. Kjo dashuri , për të cilën kanë kaq shumë nevojë të rinjtë, arrihet vetëm me hirin e Zotit dhe mësimet ungjillore, me misteret dhe adhurimin. Vetë struktura e manastirit, që është i përqendruar si një jetë vëllazërore përreth kishës e ndihmon shumë këtë qëllim të lartë.
Qendër e jetës në kam ishin shërbesat fetare, si në mbrëmje edhe në mëngjes, ku të rinjtë së bashku i psalin edhe i luten Zotit. Ata kryen edhe misteret e Kishës Orthodhokse, të cilat janë kanalet e shenjta të hirit të Zotit drejtë njeriut besimtar, që e bëjnë të mundur bashkimin në dashuri dhe shenjtëri të njeriut me Zotin edhe me të afërmin, sepse “çdo gjë e mirë vjen prej së larti nga Ati i dritave”.
Temat që u trajtuan këtë vit ishin Misteret e Kishës Orthodhokse që janë shtatë: Pagëzimi, Mirosja, Kungimi, Pendim-Rrëfimi, Priftëria, Martesa, Efqelia. Temat u ndoqën me interes nga të rinjtë dhe disa prej këtyre mistereve u kryen nga prifti i kampit atë Kozma Prifti, si shërbesa: Bekimi i vogël i Ujit (Ajazmoja e vogël) dhe Misteret e Kungatës Hyjnore dhe Efqelisë, ndërsa misteri i Pendim-Rëfimit u krye në kamp nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti, i cili është një bashkëpunëtor i përhershëm i këtyre veprimtarive.
Një tjetër bekim për kampistët ishte edhe vizita baritore e Mitropolitit të Fierit, Hirësi Nikollës, së bashku me grupin e katekistëve që punojnë në këtë Mitropoli.
Të gjithë të jemi një – u zhvillua kampi i tretë me të djem orthodhoksëNga 22 korrik -1 gusht, me bekimin e…
Geplaatst door Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë op Vrijdag 9 augustus 2019
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.