Kthim në identitet i kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq
Pas ndërhyrjes në portën e Kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq të Korçës, specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kuluturore Kombëtare përfunduan resaturimin e çatisë së kësaj kishe.
DRTKK bën të ditur se kjo ndërhyrje konsistoi në restaurimin e shtresës fundore të çatisë së hajatit të kishës.
“Punonjësit e DRTKK përfunduan dhe këtë mirëmbajtje për vitin 2019 duke vazhduar me projektet e mirëmbajtjes në Kishën e Shën Kollit, Vodicë”, thekson DRTKK.
Ndërsa puna për restaurimin e portës u përqendrua në konstruksionin e drurit të çatisë së portës, trarët e së cilës kishin pësuar përkulje prej faktorëve të ndryshëm.
Po ashtu u realizua fugatimi i muraturës së portës dhe lyerja e elementëve metalikë. Ndërhyrja gjithashtu ka përfshirë dhe restaurimin e murit rrethues së kishës.
Kisha e Shën Mëhillit është më e madhja në Vithkuq. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1682 nga Mihali dhe Gabrieli, me shpenzimet e të krishterëve që jetonin në Vithkuq, me kontributin e prift Stavrit dhe Mitropolitit të Kosturit. Ajo u përfundua së ndërtuari më 1728.
Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal, trenefesh me përmasa të brendshme 15.5 x 9.5 m.
Dy radhë kolonash ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësoret. Kolonat lidhen ndërmjet tyre me një sistem harqesh në të dy drejtimet. Nefet gjatësore ndërpriten nga një nef tërthor, duke krijuar në mes një bërthame të mbuluar me kupolë. Lartësia e objektit është rreth 8 m.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.