Restaurimi i kishës së Shën Kollit drejt përfundimit
Monumenti i kulturës, kisha e Shën Kollit në Vodicë po shkon drejt përfundimit faza e parë e ndërhyrjes.
Ekipi i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë ka realizuar puntelimin e këmbanares së kishës, duke bërë të mundur evitimin e inklinimit të mëtejshëm të saj.
“Drejt përfundimit faza e parë e ndërhyrjes në kishën e Shën Kollit, Vodicë. Ekipi i DRKK Korçë ka realizuar puntelimin e këmbanares së kishës, duke bërë të mundur evitimin e inklinimit të mëtejshëm të këmbanares. Gjithashtu, puntelimi do të shërbejë dhe për fazën e dytë të ndërhyrjes në kolona”, – bëjnë të ditur specialistët e DRKK-së në Korçë.
Kisha e Shën Kollit në Vodicë, është rishpallur monument kulture në vitin 2015 dhe ka pasur problematika të shumta, deri në degradim të këmbanarisë e cila rrezikonte dhe shembjen.
Faktor kryesor i problematikave janë tërmetet të cilat kanë shkaktuar inklinim dhe çarje në muraturë dhe si pasojë e lagështisë ka pasur dëmtime të materialit lidhës.
Në këtë, objekt i cili ka qenë në listën e riskut të DRKK Korçë për vitin 2018, u realizua ndërhyrja gjithashtu dhe me ndihmën e banorëve.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.