SHENJTORI I DITES – Aleksandri, Pavli e Joani të Konstandinopojës. Oshënarët Fantini, Vriena. Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Fortunati dhe Septimini.
– Dëshmorët Feliks episkopi, Januar presviteri, Fortunati dhe Septimini –
Në vitin 294 doli një urdhër perandorak që të digjeshin tekstet e shenjta të të krishterëve. Ndaj, një sundimtar thirri shenjtorët të cilët jetonin në qytetin Tuvukja, u lexoi shkresën dhe kërkoi që t’i dorëzonin librat. Feliksi refuzoi menjëherë, sepse shkrimet na thonë: “Mos iu jepni gjërat e shenjtëruara qenve dhe as mos i hidhni margaritarët tuaj derrave”.
Sundimtari e quajti përgjigjen e tij tepër arrogante, prandaj e burgosi për 3 ditë pa bukë dhe pa ujë. Më pas përdori taktikën e lajkave, por nuk pati asnjë tërheqje nga shenjti. Ndaj e dërgoi te nënkonsulli romak së bashku me tre të krishterë të tjerë, presviter Januarin, Fortunatin dhe Septiminin, të cilët i hodhën në burg për 11 ditë. Pas kësaj i dërguan te Pretori i cili i futi për dy javë në një birucë të tmerrshme.
Më pas i hipën në një anije të lidhur në këmbë kuajsh, ku u dergjën pa bukë e pa ujë për 4 ditë, derisa mbërritën në një port ku u kujdesën për ta në fshehtësi disa besimtarë. Nëpërmjet Taorminës së Sicilisë i çuan në Likaoni, në pjesën jugore të Azisë së Vogël, ku Pretori i zgjidhi dhe i kërkoi të bënin therore.
Meqë s’u lëkundën në vendosmërinë e tyre si të krishterë, ai i preu kokën, pasi më parë ata i ishin falur Perëndisë. Thuhet se, gjatë ekzekutimit të tyre, dielli dhe hëna u shndërruan në gjak. Një tjetër informacion tregon si vendin e martirizimit të tyre Romën ose Pulian e Italisë Juglindore.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.