Mbusheni jetën me atë që ka vlerë.
Një mbret kishte dy djem. Ai ishte plakur dhe duhet ta linte mbretërinë e tij në duart e njërit prej tyre. Djali që do të merrte në dorë mbretërinë do të trashëgonte edhe gjithë pasurinë e saj. Ja se si veproi ai për të kuptuar se cili nga djemtë e tij do të ishte më i zoti për ta trashëguar mbretërinë.
Për të provuar urtësinë e tyre, ai u dha atyre një shumë të madhe parash.
Ja çfarë duhet të bëni – tha ai.
Ju duhet të blini me këto para atë që mendoni se mund të mbushë plot sallën e ftohtë dhe të errët të kështjellës.
Ai që do veprojë me urtësi do të trashëgojë mbretërinë time.
Biri i parë mori vesh se kashta ishte shumë e lirë, prandaj me të gjitha lekët që kishte bleu kashtë. E vendosi kashtën në sallën e kështjellës, por ajo u mbush vetëm gjysëm.
Biri i dytë, me një pjesë të vogël të lekëve që i dha i ati, bleu një enë të vogël argjili, pak vaj dhe një fitil. Me to përgatiti një kandil dhe e ndezi. Pastaj shkoi qetësisht në sallën e errët të kështjellës dhe e vendosi atje kandilin e ndezur. Salla e kështjellës u mbush plot dritë deri në të thellat e saj.
Mbreti mori vesh se çfarë kishin bërë djemtë e tij dhe u habit nga urtësia e djalit të dytë. Me bindje të plotë ai e la trashëgiminë e mbretësisë së tij në duart e djalit të dytë.
Edhe ne shpeshherë përpiqemi ta mbushim zemrën edhe jetën tonë me shumë gjëra të lira dhe pa vlerë, por përsëri thellë brenda tyre mbeten boshllëqe dhe hapësira të shumta. Le të përpiqemi ta mbushim jetën tonë së pari me atë që ka me të vërtetë kuptim, me atë që na kënaq më të vërtetë dhe i jep vlerë asaj. Le ta mbushim zemrën dhe jetën tonë me dritën e vërtetë të Zotit tonë, me virtyte dhe me vepra të mira. Sepse shpirti ynë nuk do të gjejë prehje në asgjë tjetër, derisa të prehet tek Zoti.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.