07/09/2019 07/09/2019 Në vetvete, njeriu nuk është në gjendje të parashikojë të ardhmen në mënyrë të saktë. Prandaj kur lexojmë profeci të tilla, të shkruara shumë vite para se të ndodhnin ngjarje aktuale, ne mund të shohim nënshkrimin e Perëndisë. Në Dhiatën e Vjetër, le t’i hedhim një vështrim një profecie interesante mbi Jisu Krishtin, Vite para...
07 Σεπτεμβρίου, 2019 - 14:54
Τελευταία ενημέρωση: 07/09/2019 - 14:55

Një profeci e Krishtit zbulon më shumë se 66 libra në Bibël

Διαδώστε:
Një profeci e Krishtit zbulon më shumë se 66 libra në Bibël

Në vetvete, njeriu nuk është në gjendje të parashikojë të ardhmen në mënyrë të saktë. Prandaj kur lexojmë profeci të tilla, të shkruara shumë vite para se të ndodhnin ngjarje aktuale, ne mund të shohim nënshkrimin e Perëndisë.

Në Dhiatën e Vjetër, le t’i hedhim një vështrim një profecie interesante mbi Jisu Krishtin, Vite para se të lindë Jisui, Shpirti i Shenjtë frymëzoi një nga profetët e Tij për të treguar të ardhmen dhe për të shkruar disa gjëra që nuk kishin ndodhur ende.

Në këtë profeci, ne dëgjojmë për dikë që shpall se është Biri i Perëndisë dhe që torturohet e dënohet me një vdekje të turpshme. Kjo profeci është shkruar nga këndvështrimi i atyre që e dënojnë Krishtin. Shumë vite para se ata të lindin, ne mësojmë për proceset e mendimeve të brendshme të Farisenjve.

 

Këtu është vetë profecia, fjalë për fjalë nga Dhiata e Vjetër:

T’i vëmë pritë të drejtit, sepse na pengon dhe u kundërshton veprave tona, sepse na qorton për mëkatet kundër ligjit e na përplas në sy mungesat e edukatës që kemi marrë. Ai shpall se e ka njohjen e Perëndisë dhe veten e quan bir të Perëdisë. Ai është bërë një qortim i gjallë për mendimet tona, barrë na bëhet posa e shikojmë.

Jeta e tij ndryshon nga jeta e të tjerëve, sjellja e tij është krejtësisht e ndryshme. Monedhë e rreme prej tij mbahemi dhe u shmanget udhëve tona sikurse ndyrësisë; fatin e sprasëm të të drejtit e çmon të lumtur dhe mburret se e ka babë Perëndinë. Të shikojmë a janë fjalët e tij të vërteta dhe të shqyrtojmë çfarë mbarimi do të ketë; nëse i drejti është vërtet bir i Perëndisë, Ai patjetër do ta ketë kujdes dhe do të shpëtojë nga duart e kundërshtarëve. Ta vëmë në sprovë me fyerje e me mundime ta shohim butësinë e sedrës së tij, ta sprovojmë durimin e tij. Ta dënojmë me vdekje të turpshme; sepse siç thotë ai, shpëtimi do t’i vijë!”

Kjo është një nga profecitë e preferuara për Jezusin, për shkak të qartësisë së madhe. Sikur të kishim incizuar fshehurazi fjalët e mbajtura në një takim të udhëheqësve fetarë të Izraelit të lashtë dhe po dëgjojmë Farisenjtë teksa kurdisin vrasjen e Jisuit. Shkruar vite përpara se të lindë Jisui, kjo profeci e jashtëzakonshme parashikon se Mesia do të shpallte se ishte Biri i Perëndisë, se do të qortonte udhëheqësit fetarë për anarkinë dhe hipokrizinë e tyre dhe se ata do ta dënonin atë me një vdekje të turpshme.

 

Kjo profeci përfshin disa prej proceseve mendore që shfaqin Farisenjtë në Dhiatën e Re. Konsideroni pasazhin e mëposhtëm nga Mateu:

Po ashtu, edhe krerët e priftërinjve, bashkë me skribët dhe me pleqtë, duke e tallur, i thonin:

‘Ai i shpëtoi të tjerët dhe nuk mund të shpëtojë vetveten; në qoftë se është mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi dhe ne do të besojmë në të; ai ka besuar në Perëndinë; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë, sepse ka thënë: “Unë jam Biri i Perëndisë””.”

Ky pasazh mund të gjendet te Mateu 27:41-43. Kjo është një përmbushje specifike e profecisë së Dhiatës së Vjetër që shikuam më herët.  Farisenjtë thonë: “Nëse i drejti është bir i Perëndisë, Ai do ta ndihmojë atë dhe do ta çlirojë nga dora e kundërshtarëve të tij”. Ata fokusohen në shpalljen e Jisuit se është biri i Perëndisë dhe thonë se Perëndia duhet ta shpëtojë nga vdekja nëse ky pretendim është i vërtetë. Po ashtu te Mateu 27, Farisenjtë thonë me qesëndi se Perëndia duhet ta çlirojë nga vdekja, meqë Jisui shpall se është Biri i Perëndisë.

Këto lloj profecish demonstrojnë faktin se Shkrimet frymëzohen nga Shpirti i Shenjtë. Në vetvete, njeriu nuk është i aftë që të parashikojë në këtë mënyrë të ardhmen. Pra kur lexojmë profeci të tilla, të shkruara shumë vite para se të ndodhin, ne jemi në gjendje të shohim vetë nënshkrimin e Perëndisë.

Perëndia kumton në Shkrimin se qëndron i vetëm në univers. Ai është i vetmi që e ka aftësinë për të shpallur se ç’do të ndodhë në të ardhmen. Te Isaia 46:9-10, lexojmë:

unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam Perëndia dhe askush nuk më ngjet mua,

që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë, duke thënë: “Plani im do të realizohet dhe do të bëj gjithçka më pëlqen”

Në profeci të tilla si ajo që lexuam më herët, mund të shohim qartë gjurmët e Perëndisë:

  • Vite para lindjes së Jisuit, si mund ta dinte dikush se Mesia do të qortonte udhëheqësit fetarë të Izraelit dhe se ata do të ishin pikërisht ata që do ta dënonin atë me një vdekje të turpshme?
  • Si mund ta dinte dikush se Mesia do të shpallte se është Biri i Perëndisë?
  • Shumë vite para se të ndodhnin ngjarjet, si e shkroi autori i kësaj profecie të DHV diçka që do të përmbushej në kapitullin e 27 të Mateut?

Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për këtë, përveç frymëzimit të Shkrimit, dhe nënshtrimit ndaj madhështisë së Perëndisë tonë të gjithëdijshëm, i Cili njeh gjithçka dhe e shpall fundin që në fillim.

Profeci të tilla na e forcojnë besimin tonë në Shkrimet, ndërsa shohim se fjalët e Biblës janë fjalët e Perëndisë. Perëndia ka lënë nënshkrimin e vet në Shkrimin, duke e veçuar nga të gjitha librat e tjerë të zakonshëm.

Mendoni tani për shtëpinë tuaj, imagjinoni sikur jeni në rrugë, dhe në një largësi të vogël nga porta e shtëpisë, po ndërtohet një kishë e re madhështore dhe ju mrekulloheni nga kjo vepër e jashtëzakonshme arkitekturore arti. Pamja e kësaj kishe të re të mbush me mahnitje dhe t’i çon mendimet në parajsë.

Nga kureshtja, vendos që ta shohësh këtë kishë nga afër, duke dashur që të zbulosh nëse kjo kishë është po aq e bukur nga brenda ashtu siç është edhe nga jashtë. Sapo futesh në kishë, rrethohesh nga njerëz të dashur. Kjo nuk është vepër e një përshëndetësi profesional, dikujt që qëndron te dera duke bërë punën e tij, por që të gjithë janë miqësore, të cilët me radhë vijnë tek ju duke buzëqeshur, duke shtrënguar dorën me ju, duke u prezantuar dhe duke shfaqur një interesim të vërtetë që t’ju njohin më mirë. Ёshtë me siguri kisha më e përzemërt dhe më e dashur që ke vizituar ndonjëherë në jetën tënde!

Ti zë vendin tënd dhe pret të shikosh se si është shërbesa e adhurimit. Mahnitesh nga madhështia dhe bukuria e melodisë. Këngëtarët dhe muzikantët janë të gjithë mjaft të talentuar dhe janë shumë mbresëlënës. Por megjithatë ata nuk tërheqin vëmendje ndaj vetes. Muzika është e mrekullueshme dhe i drejtohet lavdisë së Perëndisë. Kur e dëgjon muzikën dhe këndon, mendimet e zemrës tënde tërhiqen pas qiellit.

Edhe predikimi është interesant. Zëri i bariut është i këndshëm, historitë e tij të tërheqin dhe ti pajtohesh plotësisht me mesazhin. Ty të pëlqen aq shumë saqë vendos që të marrësh një kopje të predikimit në CD, që ta dëgjosh përsëri dhe t’ia kalosh miqve të tu.

Pas shërbesës, ngrihesh që të largohesh, duke menduar se të gjithë do të nxitojnë që të dalin nga kisha, por një nga miqtë tuaj në bashkësi të ndalon dhe të fton në një drektë mjaft të shijshme, me një larmi ushqimesh të shijshme që të bën të ndihesh sikur ndodhesh në një banket mbretëror. Ka mish të pjekur, proshutë e staxhionuar, gjellë në tavë, gjyveç, supë dhe disa nga ëmbëlsirat më të pasura me çokollatë që mund të kesh shijuar dhe kur pyet se për ç’rast të veçantë është e gjitha kjo, ai të thotë: “Ne e shijojmë këtë lloj dreke miqësie çdo javë, pas kishës”.

Të thuash se kjo kishë ju ka impresionuar do të ishte një minimizim. Gjithçka duket e përkryer. Gjithçka për këtë kishë, nga njerëzit, te muzika, predikimi, e banketi ju fton që të ktheheni për të marrë më shumë.

Gjatë javëve pasuese, ju vazhdoni të merrni pjesë dhe nuk mbeteni të zhgënjyer. Me një rregulltës që ju mahnit, kjo kishë e mrekullueshme ju pajis me atë që ju duket si adhurimi i përsosur. Çdo dëshirë juaja përmbushet.

Çdo të diel, ju pëlqeni muzikën, ushqimet, predikimin dhe mbi të gjitha, doni ata njerëz të dashur.

Por një të diel përjetoni diçka mjaft të çuditshme. Në këtë kishë që në çdo gjë tjetër është e përkryer, ndesheni me diçka që është aq e çuditshme, që nuk kishit menduar kurrë se do të duhej të hetohej.

Atë mëngjes, ngaqë ishit me nxitim, e kishit harruar Biblën në shtëpi. Fillimisht nuk ju dukej problem, sepse ka Bibla për të gjithë në kishë. Pasi hytë në kishë dhe përshëndetët miqtë tuaj, morët një nga Biblat dhe zutë vendin tuaj. Ndërsa pastori predikon, ti e hap në atë pjesë për të cilën po flet dhe fillon të lexosh. Si zakonisht predikimi është interesant dhe për momentin nuk vini re asgjë të çuditshme.

Por pasi ka mbaruar shërbesa, vendos që të lexosh një nga pjesët e tua më të preferuara të Shkrimit. Psalmi 23 të ngushëllon sa herë që e lexon. “Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.. . . .” Por kur kthen fletët e kësaj Bible, hutohesh. Sheh librin e Jobit, Predikuesit por midis tyre, nuk ka libër Psalmesh dhe të Proverbave! Mendimi i parë që të përshkon mendjen është që ndonjë fëmijë mund të ketë grisur faqet. Por kur shikon me kujdes, nuk sheh asnjë provë të dëmtimit të librit. Atëherë mendon “Ndoshta kjo Bibël nuk i rendit librat njëlloj si të tjerat  . . . mund të jetë renditur kronologjikisht ose diçka e ngjashme”. E kështu lexon tryezën e përmbajtjes që të zbulosh se ku gjenden Psalmet. Për habinë tënde, zbulon se libri i Psalmeve nuk gjendet në tryezën e përmbajtjes, as ai i Proverbave. Sikur Psalmet dhe Proverbat të jenë zhdukur pa lënë gjurmë nga Bibla!

Vazhdon të kërkosh përmes kësaj Bible të pazakontë për të parë nëse i mungon edhe ndonjë gjë tjetër. Fatmirësisht libri i Zanafillës është i plotë. Do të ishte e çuditshme nëse libri i parë i Biblës do të mungonte. Edhe Eksodi gjendet në të. Por ndërsa vazhdon shfletimin, vëren se nuk mungojnë vetëm Psalmet. Shikon se Jozueu dhe Gjyqtarët gjenden në të por mungon Ruthi. Ti e mban mend se është historia  e një gruaje të bukur Moabite që mbeti e ve dhe po humbte gjithçka por më pas u martua me një pronar të dashur e të pasur tokash, me emrin Boaz dhe ata u bënë stërgjyshërit e Mbretit David. Ky libër përmban një nga historitë më të bukura e romantike në gjithë Shkrimin dhe trishtoheni që të zbuloni se mungon prej kësaj Bible.

Ju vazhdoni shfletimin dhe befasoheni që të shikoni se mungon edhe Isaia! Kjo ju shqetëson shumë sepse e dini se shumë prej profecive të Dhiatës së Vjetër për Jezusin gjenden te Isaia. Pastaj kërkoni Joani 3:16 — vargun tuaj të preferuar në Bibël dhe shtangeni kur sheh se Ungjilli i Joanit edhe ai mungon. Gjenden Mateu, Marku dhe Llukai por jo Joani. Gëzohesh tek sheh se Veprat është aty por mungon Romakëve. Vazhdon të shfletosh dhe sheh se shumë prej librave janë aty por ka dhe disa që mungojnë. Edhe libri i Zbulesës nuk është! Të gjitha profecitë e rikthimit të Krishtit, përshkrimet e mrekullueshme të temjanit, rrobave dhe këngëve në qiell…janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.  Çfarë është duke ndodhur?!?

Tani ti bindesh se duhet të jetë ndonjë gabim trashanik dhe i jashtëzakonshëm, ndonjë gabim masiv të pashpjegueshëm kompjuterik i shtëpisë botuese që mund të ketë botuar rastësisht një Bibël me të meta. Sigurisht që të gjitha Biblat nuk mund të ishin shtypur njësoj, se përndryshe të gjithë besimtarët do ta vinin re! Zgjidhja ishte e qartë …flake këtë Bibël dhe përdor një nga të tjerat.

E kështu e hedh këtë Bibël të çuditshme në koshin e mbeturinave ku e ka vendin dhe gjen disa të tjera. Dhe atëherë fillon të vrasësh mendjen sepse të dyja këto Bibla janë njësoj me të parën! Psalmet e Proverbat mungojnë e po ashtu edhe Ruthi, Isaia, Joani, Romakët, Zbulesa e dy libra të tjerë. Janë gjithsej nëntë libra që mungojnë prej këtyre Biblave dhe nuk ka asnjë shpjegim që mund ta përfytyroni. Pse të gjitha këto Bibla të mangëta të shtypura dhe si përfunduan vallë në këtë kishë?

I mërzitur dhe i hutuar, i shpjegon një besimtari në kishë atë që ke zbuluar dhe e pyet: “Pse janë këto Bibla të mangëta? Shkrimi thotë se është mëkat të heqësh diçka nga Fjala e Perëndisë, prandaj pse mungojnë 9 libra nga të gjitha këto Bibla? Ҫfarë ka ndodhur?” Miku juaj qesh dhe nuk habitet fare, kurse ti befasohesh nga ajo që dëgjon, kur ai thotë: Ne i kemi shtypur këto Bibla qëllimisht, sepse në kishën tonë ne nuk besojmë se këto 9 libra janë Shkrime, janë libra të mirë por nuk janë Fjala e Perëndisë, por besojmë se Bibla ka vetëm 57 libra, ndaj i kemi përjashtuar këto librat e tjerë”.

Në atë çast të merren mendtë dhe ndihesh i zemëruar. Si mund të mohohet se Isaia është pjesë e Biblës? Kur përmban aq shumë profeci rreth Jezusit! Si mund të lihet jashtë saj libri i Proverbave? Po Joani, Romakët dhe Zbulesa? Si mund ta quash një libër “Bibël”kur i mungojnë të gjitha këto libra? Si mund t’i pëlqejë Perëndisë diçka e tillë?  Tani mendoni ju lutem me kujdes për një çast. Imagjinoni sikur e gjitha kjo ju ka ndodhur juve. Sikur keni qenë duke shkuar besnikërisht në një kishë të bukur me muzikë madhështore, predikime të shkëlqyeshme dhe njerëz të dashur. Dhe ju pëlqen çdo gjë për kishën dhe nuk ke asnjë ankesë. Për aq sa mund të kujtoj kjo është kisha më e përkryer që ke vizituar ndonjëherë në jetën tënde. Por më pas ti zbulon këto Bibla të mangëta. Pas njëfarë kërkimi, sheh se të gjitha Biblat në këtë kishë nuk i kanë 9 libra. Nëse do të bëhesh një pjesëtar i kësaj kishe, do të duhet të pajtohesh se Psalmet, Proverbat, Isaia, Ruthi, Joani, Romakët, Zbulesa dhe dy libra të tjerë nuk janë Fjala e Perëndisë. Do të duhet të mos i përdorësh më Biblat e vjetra por duhet të gjesh një nga këto të rejat që ka vetëm 57 libra.

Nëse kjo të ka ndodhur ty, çfarë do të bëje?  A do të vazhdoje të shkoje në këtë kishë? A do të gjeje ti një nga këto Bibla të reja dhe a do të ishe gati që t’i humbje nëntë libra të Shkrimit?

Nëse do të ishe si shumë njerëz, ti do ta lije këtë kishë sa më shpejt dhe nuk do të ktheheshe më kurrë. Pavarësisht sesa e bukur është ndërtesa e kishës, sesa e mrekullueshme është muzika, e sa shumë të pëlqejnë predikimet dhe sa të dashur janë njerëzit, nuk do të ishe gati që të sakrifikoje Biblën tënde. Sado shumë ta doje këtë kishë, nuk do të shkoje atje nëse do të të detyronin që të hiqje 9 libra nga Bibla jote. Ti nuk e duron dot që të hiqesh sikur këto libra nuk janë Shkrime, të frymëzuara nga Shpirti i Shenjtë. Sado e mirë të të duket kjo kishë në aspektet e tjera, nuk mund ta pranosh Biblën e saj të mangët. Nuk ia vlen.

Kjo mund të të befasojë, por ka shumë kisha që janë si kjo që u përshkrua në këtë histori. Nga jashtë duken të mrekullueshme, me një arkitekturë të bukur, me njerëz të dashur e miqësorë, me muzikë fantastike, e me predikime interesante. Me ushqime të mira. Por kur e hap Biblën në një kishë të tillë, shikon se shumë Shkrime janë zhdukur.

Psalmet dhe Proverbat janë akoma aty, e po ashtu edhe Ruthi dhe Isaia. Ato përmbajnë edhe Ungjillin e Joanit. Veprat gjendet në këtë Bibël dhe nuk është harruar edhe Zbulesa, por ka libra të tjerë që mungojnë.

Kujtoni profecinë e mrekullueshme të DHV që e lexuam më herët? Që ishte shkruar në shekullin para se Jezusi të lindte dhe përfshin shumë detaje specifike rreth jetës së Tij. Kjo profeci na tregon se Jezusi shpall se është Biri i Perëndisë, se Jezusi do t’i kritikonte udhëheqësit fetarë si hipokritë dhe ata do ta dënonin Atë me një vdekje të turpshme. Një pjesë e rëndësishme e profecisë është një parashikim i drejtpërdrejtë i asaj që kanë thënë Farisenjtë në DHR, te Mateu 27:43. Kjo pjesë e veçantë e profecisë është e rëndësishme sepse është parashikimi i vetëm i Mateu 27:43 që mund të gjendet në tërë DHV.

Por nëse do të vizitoje shumë kisha në Amerikë dhe do të kontrolloje Biblat e tyre, nuk do ta shohësh gjëkundi këtë profeci. Jo është fshirë.

Kjo profeci e Jezusit mund të gjendet në DHV, te libri i Urtisë kreu 2, v. 12-20. Gjatë  1500 viteve të Kishës, ishte e lehtë ta gjeje këtë profeci sepse ky libër pranohej gjerësisht nga e tërë Kisha. Që nga koha e apostujve deri në shekullin e 16-të, Urtia konsiderohej si pjesë e Shkrimit, frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë. Kur njerëzit mendonin për profecinë e Krishtit që gjendet në këtë libër, ata e pranonin atë si të firmosur nga Perëndia . . . njëlloj si profecitë e Krishtit që gjenden në librin e Isaias ose Psalmet.

Por pastaj ndodhi diçka tragjike gjatë reformacionit protestant. Ndërsa Luteri, Zvingli, Kalvini dhe të tjerë reformatorë të tjerë protestantë luftonin kundër mëkateve të Kishës Katolike në shekullin e 16, ata e hodhën foshnjën bashkë me ujin. Ndonëse kishin ndodhur abuzime në Kishën Katolike që duhet të ndreqeshin, reformatorët protestantë bënë gabimin e madh të heqjes së disa prej librave nga Bibla, që ishin konsideruar që nga koha e apostujve si Shkrime.

Shekullin vijues, shumë prej protestantëve i përfshinin akoma këto libra të Shkrimit në Biblat e tyre. Madje edhe Versioni King James i 1611 e përfshinte librin e Urtisë, Tobitit, Barukut dhe disa të tjerë.

Bibla e parë protestante që doli në shtyp me 66 libra ishte Bibla e Gjenevës 1599. Për  1,598 vite, Kisha mbarëbotërore ishte e kënaqur që të dallonte firmën që kishte vendosur Perëndia në libra të tillë si Urtia, Tobiti dhe Siraku. Por në vitin 1599, protestantët vendosën se ishte koha për të provuar diçka të re. Në çastin e fundit, ata e udhëzuan botuesin që të linte të pashtypura disa prej librave. Rezultati ishte Bibla e Gjenevës 1599 që përfshinte 66 libra, dhe përfshinte disa faqe të zbrazëta  ku synoheshin të shtypeshin libra të tjerë. Unë do të doja që Biblat protestante të shtypeshin po në këtë mënyrë dhe të paktën  faqet boshe do të shërbenin si përkujtues të faktit që ishin hequr disa libra. Fatmirësisht, jo të gjitha kishat kanë qenë të vullnetshme që ta pranojnë këtë Bibël të shkurtuar dhe madje edhe sot, ka shumë kisha ku mund të shkoni në të cilat nuk mungojnë të gjitha këto libra.

Konsideroni për shembull librin e Urtisë në DHV dhe nëse shkon në një kishë orthodhokse ose katolike, do të gjesh Bibla që e përmbajnë ende këtë libër të Shkrimit. Dhe në anën protestante, do të gjesh një numër anglikanësh që e pranojnë firmën e Perëndisë në Urtinë. Profecitë e Krishtit që gjenden aty nuk mund të jenë produkt njerëzor.

Nëse dëshironi të dini se ku qëndron kisha juaj, thjesht hapni një nga Biblat e saj dhe shikoni nëse përmban nëntë librat e mëposhtëm:

  • Tobiti  (Tobias)
  • Judita
  • 1 Makabenjve
  • 2 Makabenjve
  • 3 Makabenjve
  • Urtia e Solomonit (Urtia)
  • Siraku (Ecclesiasticus)
  • Baruku
  • Letra e Jeremias

Nëse Bibla juaj i përmban të gjitha këto libra, atëherë ju mund të ndiheni të lehtësuar. Por nëse në Bibël nuk janë disa prej tyre, atëherë largohuni me të shpejtë. If your Bible contains all of these books, then you can breathe a sigh of relief. But if that Bible is missing some of its books, then run away.  Run fast. Ju duhet të zotëroni një Bibël që i përmban të gjitha librat e Shkrimit. Ju duhet një kopje e Biblës që ende e mban firmën e Perëndisë.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων