Dëshmore Ariadhni
– Shenjtori i ditës –
Oshënar Evmeni i Kretës. Dëshmore Ariadhni. Oshënar Romili. Dëshmor Kastori.
– Dëshmore Ariadhni –
Ariadhni jetoi nën mbretërimin e perandorëve Arian dhe Antonin (në vitet 117 dhe 139). Kur zotëria i saj e ftoi për të kremtuar përvjetorin e të birit, duke shkuar me të gjithë shtëpinë në tempullin e idhujve dhe meqë ajo nuk pranoi të shkonte për shkak se besonte në Krishtin, ai e fshikulloi.
Pak kohë më vonë ia dorëzoi guvernatorit, i cili e torturoi përsëri. Kur ajo ndodhej mbi një shkëmb duke iu lutur Zotit që ta çlironte, shkëmbi u ça papritur dhe e fshehu nga persekutorët. Kur këta kërkuan ta kapin përsëri, u detyruan të iknin të tmerruar nga disa engjëj me pamje të frikshme, që qëndronin pranë shkëmbit me një heshtë në dorë.
* * * * *
– Oshënar Evmeni i Kretës –
Në rininë e tij Evmeni iu përkushtua plotësisht asketizmit të fortë dhe jetës së ashpër, shoqëruar nga një përulësi e jashtëzakonshme. Fytyra e tij lahej vazhdimisht nga lotët dhe askush nuk e pa kurrë të dënojë të afërmin e tij ose të pranojë të dëgjojë ata që flisnin keq për të tjerët. Ai arriti një virtyt të madh dhe banorët e qytetit të Gortinës e detyruan të bëhet episkop i tyre. Si instrument i ëmbël i Shpirtit të Shenjtë, ai e kreu këtë detyrë me urtësi të madhe dhe bëri shumë mrekulli me anë të lutjeve.
Shkoi në Romë për të ndriçuar kryeqytetin me mësimet e tij hyjnore dhe me mrekullitë. Prej andej shkoi në Tebaidë ku me anë të lutjes i dha fund thatësirës së tejzgjatur që mbretëronte në vend. Aty është vendi ku fjeti në Zotin. Besnikët e krahinës e dërguan trupin e tij në atdheun e vet, që të varrosej në vendin e quajtur Rhaksos, ku gjendet edhe trupi i paraardhësit të tij, shën Kirillit (4 qershor).
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.