Shenjtori i ditës – Mbyllja e Lartësimit të Kryqit. Profeti Jona. Apostull Kodrati nga të 70 -t. Dëshmor Eusebi. Oshënar Josifi i Zaonikiev.
– Apostull Kodrati nga të 70-t –
Kodrati jetoi në kohën e Zotit tonë Jisu Krisht. Ai ishte i urtë dhe i ditur e, pasi u bë nxënës i Krishtit, mori me bollëk hirin e Shpirtit të Shenjtë. U bë episkop i Athinës dhe solli në besimin e vërtetë shumë paganë, me anë të fjalëve të tij hyjnore që i linin pa përgjigje sofistët egoistë. Suksesi i tij i madh ngjalli xhelozinë e armiqve të Krishtit, që e dëbuan nga dioqeza e tij pasi e goditën me gurë dhe e bënë të vuajë shumë tortura të frikshme.
Shkoi në Magnesi, ku mësimi i tij i ndriçuar bëri përsëri mrekulli duke dëbuar mësimet e idhujtarisë. Mori kurorën e martirit në mbretërimin e Adrianit (në vitin 117). Trupi i tij u nderua së tepërmi në Magnesi dhe u solli shërim e ngushëllim atyre që i afroheshin me besim.
* * * * *
– Oshënar Josifi i Zaonikiev –
Emri i tij i parë ishte Hilarion, vinte nga fshati Obukhovo, në krahinën e Vologdës. Shenjti bënte një jetë të thjeshtë dhe të përkushtuar ndaj punës, deri ditën në të cilën Zoti e vizitoi për ta sprovuar, kur ai humbi shikimin. Mjerimi e kërcënoi, por Hilarioni nuk u dëshpërua.
Vizitoi shumë kisha dhe kërkoi që të bëheshin shërbesa për shërimin e tij. Një ditë, gjatë Liturgjisë Hyjnore, një njeri i veshur me të bardha, i cili i tha se quhej Kozma, iu shfaq, e bekoi dhe i premtoi se do ta shëronte. Kur Hilarioni shkoi edhe një herë në kishë, dhe shën Kozmai e Damiani iu shfaqën, i thanë se ishin dërguar nga e Tërëshenjta, e cila dëshironte ta shëronte.
Një ikonë e Nënës së Zotit iu shfaq më e shkëlqyer se rrezet e diellit, ndërsa një zë doli prej saj, e cila e urdhëroi të pastronte vendin dhe të ngrinte një kryq. Me shumë vështirësi ai e nderoi ikonën dhe prej saj u shërua. Plot me gëzim shpirtëror, ai u kthye në fshat dhe u tregoi të gjithëve se çfarë kishte ndodhur.
Banorët e fshatit u mblodhën dhe pastruan vendin, ngritën një kishë për të vendosur ikonën mrekullibërëse. Kur episkopi e mori vesh këtë, vendosi të ndërtonte një manastir në këtë vend dhe murgu i parë u bë Hilarioni, i cili u qeth me emrin Josif. Nuk pranoi të bëhej igumen nga thjeshtësia dhe përulësia që kishte, prandaj jetoi për 30 vjet në asketizëm.
Kalonte netë të tëra në dimër pa fjetur në lutje para ikonës mrekullibërëse. Shën Josifi fjeti më 21shtator 1612. Trupi i tij u vendos në kishën e Hyjlindëses, ku u kryen edhe shumë mrekulli.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.