Zhvillohet Konferenca e 27-të Ndërkombëtare mbi Spiritualitetin Orthodhoks
Këtë vit, në Manastirin e Bose-s u mbajt Konferenca e 27-të Ndërkombëtare mbi Spiritualitetin Orthodhoks, e organizuar në bashkëpunim me Kishat Orthodhokse.
Ky event u zhvilluan në datat 4-6 Shtator dhe morën pjesë përfaqësues të Kishave të ndryshme si dhe studiues nga e gjithë bota. Tema e përzgjedhur për këtë vit ishte “Të thirrur në një jetë më Krishtin”, e cila synonte një thellim të mëtejshëm në kuptimin e thirrjes së të Krishterëve në Kishë dhe në botën që na rrethon.
Qëllimi i Konferencës ishte vëzhgimi në thelb i thirrjes që ka çdo njeri për t’i dhënë kuptim jetës së tij, qoftë edhe në një epokë si kjo e sotmja, ku mbizotëron kaosi politik, kulturor, ekologjik dhe social. Sipas Traditës biblike, thirrja e Perëndisë drejtuar mbarë gjinisë njerëzore, në personin e Adamit (“Adam, ku je?”- Gjen. 3:9) përbën një thirrje për jetën. Më tej, në Ungjill shohim se si ajo mishërohet në personin e Jisu Krishtit, pasi përgjigjja ndaj thirrjes së Perëndisë është të jetuarit bashkë me Krishtin (Jn. 1:38). Kjo përbën mrekullinë e një takimi dhe lindjen e një aventure që shkon përtej kohës dhe hapësirës.
Fjalimet e mbajtura gjatë kësaj konference krijuan mundësi reflektimi për çështjet thelbësore ekzistenciale, me të cilat përballemi të gjithë.
Ky event organizohet çdo vit nga Manastiri katolik i Bose-së në Itali, ku ftohen të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale si dhe Patriarkanat, me synim njohjen e spiritualitetit orthodhoks në botën Perëndimore. Marrin pjesë edhe përfaqësues të ndryshëm të Kishave Romano-Katolike, ndërkohë konferenca është e hapur për këdo.
Përfaqësues i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ishte Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti.
- Burimi: monasterodibose.it
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.