Mendimet tona përcaktojnë jetën tonë!
“Jeta jonë varet nga lloji i mendimeve që ushqejmë. Nëse mendimet tona janë të paqme, të qeta, të buta dhe të sjellshme, atëherë kështu është edhe jeta jonë.Nëse vëmendja jonë përqendrohet te rrethanat në të cilat jetojmë, jemi zhytur në një vorbull mendimesh dhe nuk mund të kemi as paqe e as qetësi”. Jerond Thaddeus i Vitovnicës
Shën Sarafimi i Sarovit ka thënë: «Fito paqe, edhe një mijë rreth teje do të shpëtohen», sepse ngaqë jemi krijuar sipas imazhit të Perëndisë edhe ne jemi pjesë e mendimit hyjnor që u bë lëndë në kohë dhe hapësirë. Ne jo vetëm që ndikojmë të tjerët që janë rreth nesh me mendimet tona, por ndikojmë edhe kosmosin. Nëse përqendrohemi në negativitet, këto mendime negative ndikojnë çdokënd rreth nesh, madje edhe në mbarë botën.
Jerond Thaddeus na thotë se, në varësi të mendimeve dhe dëshirave që ushqejmë, mund të jemi shumë të mirë ose shumë të këqij.
Ka shumë padrejtësi në botë, po ajo fillon me mua.
Nëse nevojitet paqe në botë, ajo duhet të fillojë nga unë.
Nëse ka urrejtje, zemrërim, smirë, epsh, dhe inat, këto duhet të marrin fund nga unë.
Kur lejojmë mendimet shkatërruese të prishin paqen tonë, paqja rreth nesh është shkatërruar. Ne nuk mund ta fajësojmë botën, apo edhe ata rreth nesh, sepse ajo që ndodh rreth nesh, rrezatohet prej nesh. Faji për gjithçka që është e gabuar në botë, nuk mund të vendoset përtej zemrës sonë.
Me dashuri në Krishtin,
Jerond Trifon
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.