10/10/2019 10/10/2019 Përgjatë gërmimeve në një qytet të lashtë pranë Detit të Galilesë, u gjend një mozaik 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të bukëve, me të cilët Jisui ushqeu të 5000 vetët. Mozaiku u gjend në të ashtuquajturën “Kisha e Djegur” e Iponës, në veri të Izraelit, dhe daton që nga shek. V. Fatkeqësisht, në...
10 Οκτωβρίου, 2019 - 11:35

Në një kishë pranë Detit të Galilesë gjendet mozaiku 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të pesë bukëve

Διαδώστε:
Në një kishë pranë Detit të Galilesë gjendet mozaiku 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të pesë bukëve

Përgjatë gërmimeve në një qytet të lashtë pranë Detit të Galilesë, u gjend një mozaik 1500 vjeçar që paraqet mrekullinë e shumimit të bukëve, me të cilët Jisui ushqeu të 5000 vetët.

Mozaiku u gjend në të ashtuquajturën “Kisha e Djegur” e Iponës, në veri të Izraelit, dhe daton që nga shek. V. Fatkeqësisht, në vitin 700 ps. K. ra një zjarr që e shkatërroi, megjithatë, dyshemeja e kishës e shtruar me mozaik u ruajt mrekullisht, duke qenë e mbuluar nga një shtresë hiri.

Mozaiku paraqet një ndër mrekullitë e Jisuit që tregohen në Dhiatën e Re, ku Ai arriti të ushqente turmat e mbledhura rreth Tij vetëm me 5 bukë dhe 2 peshq, të cilat u shumuan mrekullisht.

Sipas arkeologut që drejton punimet, Dr. Michael Eisenburg-ut, nuk përjashtohet fakti që 5 bukët dhe 2 peshqit e gjendur në mozaik të mund të simbolizojnë diçka tjetër, megjithatë ngjashmëria me ngjarjen e përshkruar në Dhiatën e Re është më e madhe.

Sipas tij, ky zbulim ka hedhur më tepër dritë në vendin (deri tani të supozuar) ku ndodhi mrekullia e shumimit të bukëve.

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων