13/10/2019 13/10/2019   “Njeriu është si pema. Pema ‘krenare’ investon gjithçka për lartësinë e saj pa dhënë fryte e gjelbërim, ndërsa ajo ‘e përulur’ rëndon nga frytet dhe bukuria e gjetheve”. Kujto që vetëm nga krenaria, një ëngjëll ra nga qielli dhe u bë djall. Dhe ti mos ji krenar dhe mendjemadh që të mos bëhesh i...
13 Οκτωβρίου, 2019 - 12:41

Krenaria

Διαδώστε:
Krenaria

 

“Njeriu është si pema. Pema ‘krenare’ investon gjithçka për lartësinë e saj pa dhënë fryte e gjelbërim, ndërsa ajo ‘e përulur’ rëndon nga frytet dhe bukuria e gjetheve”.
Kujto që vetëm nga krenaria, një ëngjëll ra nga qielli dhe u bë djall. Dhe ti mos ji krenar dhe mendjemadh që të mos bëhesh i ngjashëm me demonët. Të jesh i përulur dhe i butë dhe kështu do të bëhesh i ngjashëm me ëngjëjt. Atëherë do të bekohesh nga Zoti: “Mbi kë, pra, do të kthej shikimin Tim? Mbi atë që është i përulur dhe i butë dhe që dridhet nga fjala ime”(Isaia 66:2). Nuk ka gjë më të neveritshme tek Perëndia, por edhe tek njerëzit, sesa krenaria dhe mburrja. Dhe nuk ka gjë më të dashur dhe më të kënaqshme, sesa butësia dhe përulësia.
Krenaria është bijë e pamendësisë, e padijes dhe e verbimit shpirtëror, ndërsa nga dituria e vërtetë rrjedh përulësia. Nëse do të njihje me të vërtetë veten tënde, nuk do të ishe krenar. Mungesa e vetë`njohjes të çon në krenari. Ndërgjegjësohu të paktën që “Zoti u kundërvihet egoistëve, por i jep hir të përulurve”(Fjalët e Urta 3:34). Nga njeriu i përulur, Zoti pranon dhe dhuratën më të vogël, por neverit dhe dhuratën më të madhe të krenarit. Më i pëlqyeshëm tek Perëndia është mëkatari i përulur, sesa i drejti krenar. “Ai që është zemërkrenar, është i neveritshëm për Zotin” (Fjalë`t e Urta 16:5).
Brenda rrjedhës së historisë njerëzore, Zoti gjithmonë i ka neveritur krenarët dhe ka pranuar të përulurit. “Përmbysi të fuqishmit prej froneve dhe i lartësoi të përulurit, të uriturit i mbushi me të mira dhe të pasurit i dëboi të zbreazët”(Luka 1:52-53). I neveriti filozofët e urtë dhe farisenjtë krenarë dhe zgjodhi për pasardhës të Tij, peshkatarët e pashkollë. Neveriti perandorët e pasur dhe zgjodhi për prindër tokësorë të Tij, marangozin e varfër Josif dhe Marian e përulur. Pra, le të mos krenohet askush për paraardhësit e Tij të famshëm. Një paraardhës të përbashkët kemi të gjithë, rebelin dhe të dëbuarin nga Parajsa Adam. Trashëgimia e të gjithëve ne është baltë e pluhur. Nga dheu u krijuam dhe në dhe do të kthehemi.
Nëse ke ndonjë pozitë të lartë, mos u kreno dhe mos i përbus vartësit e tu. Zoti, më i lartë se të gjithë njerëzit dhe se gjithë natyra, Krijuesi yt dhe i gjithçkaje, të dha shembullin e përulësisë. Mori formë shërbëtori dhe “e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje kryqi”(Fil. 2:8). Të gjitha pozitat dhe të gjitha të mirat tokësore, këtu do të mbeten, dhe ti do të shkosh atje ku këto nuk do të kenë asnjë vlerë, por secili do të shpërblehet nga Zoti sipas veprave të tij. Prandaj, “sado i lartë që të jesh, përulu dhe do të gjesh hir para Zotit” (Urtësia e Sirakut 3:18).
“Kryelartët më mbulojnë me tallje, por unë nuk largohem nga ligji Yt” (Ps. 119:51). Krenari nuk ndjek kurrë udhën e drejtë të Zotit, por udhën demoniake të paudhësisë. Asgjë tjetër nuk të largon më` shumë` nga Perëndia, sesa krenaria dhe egoizmi. Prapa çdo rënieje ndodhet e fshehur krenaria. Dhe prapa të mirave shpirtërore që i arrite me shumë mundim, përsëri ajo është e fshehur që të t’i shpërndajë. Bën lëmosha dhe krenohesh për zemrën tënde bamirëse. Përmban inatin dhe krenohesh dhe bën agripni dhe krenohesh për zellin tënd asketik. Kështu shkojnë kot të gjitha veprat dhe mundimet e tua, ashtu si i shkuan kot fariseut veprat e tij të mira të cilat ia shpërndau krenaria.
Të gjitha ato virtyte që i arrite pa mendjen, vetëm ato janë të tuat, sepse mendja është dhuratë e Perëndisë.
Të gjitha ato gjëra të rëndësishme që i bërë pa përdorimin e gjymtyrëve të trupit tënd, vetëm ato të përkasin ty, sepse trupi yt është krijesë e Perëndisë.
Të gjitha ato suksese që i arrite para lindjes vetëm për këto të takon lavdërimi, sepse të gjitha ato që i arrite pas lindjes tënde dhe gjithashtu dhe këtë lindje, t’i dhuroi Perëndia.
Pra, çfarë gjëje ke tënden, që të bën të krenohesh?
Krenaria është një përbindësh me shumë koka që mban në pëqirin e tij të gjitha të këqijat dhe pasionet. Ajo lind inatin, gjykimin, smirën, kujtimin e së keqes, hipokrizinë, zemërngurtësinë, blasfeminë, përbuzjen ndaj të afërmit, kokëfortësinë, arrogancën, mosbindjen ndaj ligjit të Perëndisë. Si përfundim të çon në pabesi të plotë, rebelim, në` aleancë me demonët dhe në marrëzi.

A dëshiron me sinqeritet të mundësh krenarinë, e cila të mjafton që të humbësh Mbretërinë e Qiejve?

Ja çfarë duhet të bësh!

• Të duash heshtjen.

• Të jetosh në mënyrë të padukshme, duke fshehur prej njerëzve veprat e mira dhe mundimet e tua shpirtërore.

• Të durosh pa murmuritur kritikat, poshtërimet, sharjet dhe përbuzjet e njerëzve si dhe “shuplakat” edukative që të jep Perëndia.

• Të kujtosh mëkatet e tua të shumta dhe të pendosh për to.

• Të studiosh dhe të admirosh arritjet mbinatyrore të shenjtorëve të Perëndisë.

• Të kultivosh autokritikën e brendë`shme.

• T’u shmangesh lavdërimeve si zjarrit.

• Dhe së fundi, të mbash gjithmonë në mendjen tënde kujtimin e gjykatores së frikshme të Zotit, atje ku të gjithë krenarët do të përulen përfundimisht.

Radio “Ngjallja”/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων