Udhëzime shpirtërore për të rinjtë – Të rinjtë – Kisha – Kishërimi – Përgatiti Katekistja Urania Mandro
Udhëzime shpirtërore për të rinjtë
– Të nderuar dëgjues të radios Ngjallja, unë jam Urania Mandro dhe sot është takimi ynë i dytë në këtë cikël emisionesh.
– Tema e javës së kaluar ishte mbi dashurinë dhe marrëdhëniet mes dy të rinjve, ndërsa sot do të flasim mbi një temë tjetër në lidhje me jetën e të rinjve. Lidhja e tyre me Kishën dhe kishërimi i tyre. Sot do të përpiqemi të kuptojmë përse ata nuk e gjejnë veten në brenda në kishë dhe çfarë mund të bëhet që kjo gjë të ndryshojë..
– “Të rintjë janë të pamoralshëm, janë plotë me pasione, janë të padëgjueshëm dhe të pabindur, nuk kanë frikë Perëndie..” I kemi dëgjuar shpesh herë këto konstatime morale, por a ekzistojnë kushtet që të rinjtë të kuptojnë jetën e krishterë apo nuk ekzistojnë?
– Problemi është se të rinjtë nuk refuzojnë besimin te Krishti siç na e mëson Kisha nëpërmjet zërit të Etërve të Shenjtë, por refuzojnë të jenë pjesë e një besimi jo origjinal që nuk u mbush mendjen dhe shpirtin. Kemi shumë arsye për t’i qortuar të rinjtë siç kanë edhe të rinjtë arsye të shumta për të qortuar më të mëdhenjtë, por ky rast nuk është një nga ata. Pra në këtë rast, nuk është nevoja që të rinjtë të qortohen, por të udhëzohen dhe të këshillohen. Dhe kjo sigurisht jo vetëm me fjalë, sepse me fjalë janë lodhur, por me vepra dhe me shembull.
– Kur i pyet të rinjtë se përse ndodhen largë Kishës, ata zakonisht përgjigjen: “Po! brezi ynë është rebel. Por si do të mund të ishte ndryshe? Kush na mësoi diçka tjetër? Ekziston një gënjeshtër kaq e madhe rreth nesh, një ligësi kaq e madhe e të mëdhenjve”.
– Të rinjtë sot nuk janë ata që sjellin negativitet. Ti rinjtë sot janë viktima të shoqërisë, viktima të interesave politike, viktima të familjeve pa vlera, viktima të sitemit në tërësi. Të rinjtë nuk janë të ligj. Të gjitha sjelljet që ne shikojmë te të rinjtë dhe i gjykojmë si të këqija dhe të pahijshme, ato nuk burojnë nga shpirti i tyre. Ato të gjitha janë tregues se këta të rinj nuk kanë gjetur as dashuri, as mirësi e as mirëkuptim dhe për më tepër, nuk e kanë parë Krishtin e gjallë të ikonizuar tek asnjë person. As tek politikani, as tek mësuesi, as tek prindi e as tek prifti. Nëse do të ishim një Krisht i vogël, patjetër që të rinjtë do të ndihmoheshin dhe nuk do të kishin etiketën negative “të rinjtë e sotëm”.
– Të rinjtë e sotëm kanë karakter më të fortë sesa të rinjt e brezave të mëparshme. Janë më të guximshëm. Ata nuk janë verbërisht të bindur ndaj urdhrave të më të mëdhenjve. Ata kërkojnë diskutim dhe duan t’i dinë gjërat në thellësi. Madje ajo që kërkojnë më së shumti është shembulli i mirë, sinqeriteti dhe origjinaliteti. Ne i themi të rinvje “sillu mirë, bë këtë, bë atë” dhe vet nuk i bëjmë. I themi “ejani në Kishë se do të ndiheni të lumtur” ndërkohë te ne që shkojmë në kishe dhe jemi në thonjëza të rregulltë, nuk dallohet asnjë lumturi. Të rinjtë sot nuk e pranojnë këtë gjë. Nuk e pranojnë atë që ne ua reklamojmë dhe që ne vet nuk e përjetojmë; dhe sigurisht ata kanë guximin për të refuzuar cektësinë tonë dhe shumë humbasin dhe interesin për të kërkuar më në thellësi. Këtu mund të marrë përgjigje edhe pyetja e shpeshtë që ne bëjmë: “Përse të rinjtë nuk vijnë në Kishë”.
– Të mos ardhurit në Kishë e të rinvje pra, nuk është një gabim i tyri në vetvete, por një dobësi e shoqërisë në përgjithësi dhe institucioneve themelore të saj (familja dhe shkolla), të cilat nuk përcjellin asnjë vlerë dhe asnjë moral. Kjo do të thotë se çdo gje që përfshin ose predikon vlerën dhe moralin është jashtë mode dhe siç mendohet nga shumë persona, të rinj dhe jo vetëm, ësht jashtë realitetit të sotëm. Dhe sigurisht konkluzioni që del nga shumica është se të rinjtë janë të pamoralshëm, dembelë, të pabindur dhe pa frikë Perëndie.
– Kjo nuk është e vërtetë. Të rinjtë janë në moshë të vështirë. Ata janë në kërkim të vetvetes dhe në fazë vendimarrjesh të rëndësishme dhe të vështira, ndaj dhe reagojnë siç reagojnë. Brenda tyre ekziston fara e besimit. Këtë e kuptojmë qartë gjatë periudhës së sezoneve të provimeve, kur kishat mbushen plot me qirinjtë e të rinjve, të cilët shpresojnë te Perëndia, i Cili thirret t’i ndihmojë dhe frymëzojë ata në këtë sfidë. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre zhduket nga kisha ose shfaqet përsëri para ndonjë provimi tjetër. Mund të themi që kjo duket si një marrëdhënie interesi, dhe në dukje të parë është e tillë. Por nga momenti që ekziston të paktën kjo, është një shenjë shumë pozitive.
– Sipas statistikave, në një studim të Bashkimit Europian tregohet se rreth 70% e të rinjve besojnë në ekzistencën e Perëndisë. Dhe këtu në Shqipëri mund të themi me siguri se pjesa më e madhe e rinisë e pranon ekzistencën e Perëndisë dhe beson tek Ai. Problemi është se mbeten vetëm aty, te besimi. Nuk bëjnë asgjë më tepër. Mund të themi këtu se edhe djalli beson tek ekzistenca e Perëndisë, madje ai nuk ka aspak dyshim. Problemi është se ai nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me Atë. Kështu ndodh edhe në rastin e atyre që besojnë tek Perëndia. Ata besojnë tek Ai, por nuk duan të krijojnë një lidhje personale me Atë. E shikojnë Perëndi thjesht si një qenie supreme, abstrakte, larg realitetit njerëzor. Ndodh pra, që edhe pse të rinjtë besojnë te Perëndia, ata nuk krijojnë një lidhje personale reale me Atë, madje janë të bindur se nëse ata kanë besim, ky si fakt mjafton dhe nuk është nevoja që ata që besojnë të shkojnë në kishë dhe të marrin pjesë në të gjitha ato ritualet e Kishës.
– Ajo për të cilën jam e thirrur të thëm sot, si një zë rinor edhe unë, është se ka shumë arsye përse besimi i thjeshtë te Perëndia nuk mjafton. Brenda Kishës, si në asnjë vend apo komunitet tjetër, i riu mund të gjejë plotësisht veten e tij. Sepse ajo nuk është një vend i huaj dhe jashtëtokësor.
- Kisha është vendi i lutjes, është vendi ku ne ndihemi më pranë Zotit, vendi ku përikim në çdo moment të vështirë për të parashtruar shpresën tonë, ku ndezim një qiri, ku lëmë zemrën tonë të flasë, ku lëmë sytë të lotojnë. Është vendi ku mund të hyjmë të falemi në çdo moment, me qetësi dhe përulësi, largë syve gjykues e paragjykues.
- Në kishë do të gjejmë Perëndinë i Cili na dëgjon në çdo hidhërim dhe në çdo gëzim, në çdo kërkesë të zemrës sonë. Brenda Kishës bëhen misteret shenjta, mrekullitë e përdithsme të besimit, që bashkojnë njeriun me Perëndinë, që na çojnë në një tjetër dimension, ku përveç vendit, kohës dhe materies, ekziston Perëndia, shpirti dhe përjetësia.
- Vetëm brenda Kishës mund të përjetojmë mrekullinë e Ndjesës dhe Faljes, rilindjen dhe ripërtëritjen shpirtërore, që u japin shpirtit krahë dhe e mbushin jetën e përditshme me perspektiva të reja optimiste.
- Për më tepër Kishë do të thotë mbledhje personash, dmth. unë nak jam i vetëm përballë Perëndisë, por i bashkuar me të gjithë në një trup, kreu i së cilës është Krishti dhe unë jam pjesëmarrës në panairin e madh të Mbretërisë së Perëndisë. Sepse kishërimi është pjesëmarrja e të gjithëve në Kupën e Përbashkët, në Trupin dhe Gjakun e Krishtit, dhuratën më të madhe të Perëndisë për ne mëkatarët, dhuratë për faljen e mëkateve dhe për jetë të përjetshme.
- Kishërimi nuk është thjesht takim me miqtë e mi, por është shumëfishimi i tyre dhe krijimi një lidhje e cila ndërtohet në baza të vërteta dhe të shëndetshme, pa mizerien e hipokrizisë dhe dyshimit, të cilat gjenden me shumicë në shoqëritë e botës. Pjesëmarrja në jetën e kishës do të thotë gëzim, por ky gëzim nuk mund të qëndrojë në vetvete. Ai ka nevojë për shoqëri dhe përhapje, që kështu të mund të bëhet përjetim esencial i njeriut.
- Sepse Kishë do të thotë gëzim i brendshëm, i vërtetë dhe i pafund. Çfarë tjetër kërkon njeriu në jetën e tij?
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.