NDËRGJEGJJA ORTHODHOKSE PËRBALLË TË DREJTAVE BAZË TË NJERIUT
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë
Fortlumturia e Tij Anastasi Përkthyer nga Kostandin N. Xhuba Globalizmi dhe Orthodhoksia, Tiranë 2004.
Sado që shumë nga ata që merren me të drejtat e njeriut duan që t’i shmangen preokupimit fetar, kur mbërrijmë tek pyetja për thelbin e qenies njerëzore, jemi të detyruar që të mbajmë një qëndrim “metafizik”. Madje edhe ata që e mohojnë vetë problemin, në analizë të fundit mbajnë një qëndrim të tillë, qoftë dhe mohues.
Rëndësia e nocioneve “person “, “personalitet njerëzor”.
1. Në deklaratat përkatëse dhe, në veçanti, në Deklaratën Universale, ka referenca për “vlerën e personalitetit njerëzor” (parathënie), “zhvillimin e lirë dhe të plotë të personalitetit” (neni 29).
U desh një punë e gjatë dhe e shumanshme, që të formësohej në ndërgjegjen e njerëzve njohja e idesë së personalitetit të njeriut, si parim themelor për ndërtimin e institucioneve politike dhe aktiviteteve shoqërore të jetës së individit. Eshtë e njohur, se me Deklaratën përkatëse të Revolucionit Francez (1789), një individualizëm radikal i klasës borgjeze kërkoi të përcaktonte formimin e të gjithë sektorëve të jetës shoqërore. Por, rezultati nuk ishte çlirimi i pritshëm i individit, por fuqizimi në shkallë të frikshme i detyrave policore të shtetit dhe shtypja e kërkesave dhe pretendimeve popullore. Këtë tip të individualizmit radikal e lehtësoi liberalizmi filozofik, i cili çoi drejt një formalizmi të pastër, duke e ndarë të drejtën nga morali dhe shoqërinë nga shteti. Parimi moral i autonomisë, përfundimisht dukej se injoronte qenien më të thellë njerëzore dhe problemet thelbësore të ekzistencës njerëzore.
Ideologjia liberale individualiste bënte fjalë edhe për “personalitetin”, por kryesisht për të caktuar kufijtë e veprimtarisë shtetërore dhe për të ndaluar çdo ndërhyrje të shtetit në sektorin ekonomik, shoqëror dhe kulturor – në bazë të teoremës, se individi është i lirë për të bërë çdo gjë që nuk e ndalon ligji dhe se shteti është i detyruar që të zbatojë vetëm çka i ka ngarkuar shprehimisht e drejta .
Shekulli i 20-të, me strukturën pluraliste gjithnjë në shtrirje të shoqërisë moderne, duke kërkuar baza të reja për themelimin dhe zhvillimin e shtetit, e së drejtës dhe e ekonomisë, ka gjithnjë e më tepër prirjen për ta parë përsëri njeriun si një entitet konkret vetëveprues, si “personalitet”. Ideja bazë e autonomisë identifikohej fillimisht nga ana e humanizmit me idenë e pavarësisë morale dhe shpirtërore. Të njëjtën bazë përdori edhe liberalizmi social-ekonomik, që të kufizonte edhe ai veprimtarinë dhe ndërhyrjen shtetërore. Por, ngjarjet vërtetuan se ai as interesohej dhe as që ishte në gjendje për të kuptuar nevojat reale njerëzore.
Luftërat klasore të shek. të 19-të dhe ngjarjet politikoshoqërore të shek. të 20- të ishin orientuar edhe më shumë drejt lirisë universale të njeriut, jo si një ide logjike, por si një kërkesë morale. Kështu, mes krizave të shumanshme të njerëzimit në shekullin e 20-të, del në pah përsëri ideja e personalitetit, si një parim boshtor për zhvillimin harmonik të të gjitha parimeve të veçanta të politikës, të ekonomisë, të etikës dhe të së drejtës.
Njeriu i shekullit të 20-të u mundua dhe u sundua nga dy forma organizimi të shoqërisë: nga mentaliteti kapitalist i Perëndimit, që kultivoi individualizmin agnosticist dhe nga tipe të ndryshme regjimesh totalitare, që çuan në masivizim nën diktatura, të hapura ose të fshehura, me parulla të ndryshme dhe mesianizma naivë.
Përpjekja e humanizmit evropiano-perëndimor për të zhvilluar një teori mbi njeriun, duke lënë mënjanë dhe duke zëvendësuar pikëpamjen e krishterë, nocionin e të qenit person e lidhi me etikën autonome ose me filozofinë e pastër humanitare. Por, personi si nocion dhe biomë, u lind dhe mori formë nga mendimi theologjik i krishterë, veçanërisht nga ai i Etërve grekë. Nocioni kyç i Orthodhoksisë për çdo problem antropologjik dhe shoqëror është pikëpamja rreth njeriut, e cila lidhet direkt me theologjinë orthodhokse . Fragmenti “sipas ikonës dhe sipas shëmbëlltyrës” (Gjen. 5:7), në bazë të interpretimit orthodhoks i referohet njeriut si person dhe jo si individ.
Zhvillimi dhe plotësimi i të qenit person
2. Nocioni i “shoqërisë” nënvizon faktin se të drejtat e çdo njeriu kanë lidhje të pandarë me ato të njerëzve të tjerë. Eshtë e dukshme varësia e ndërsjelltë e të drejtave dhe e detyrimeve; dhe kërkohet të bëhet harmonizimi i të drejtave civile individuale dhe shoqërore. Sidomos në periudhën e një shumëllojshmërie shoqërore, për respektimin e dinjitetit njerëzor nuk mjafton njohja pasive e të drejtave të tjetrit. Kërkohet një qëndrim aktiv, duke marrë pjesë në çaste krize të ekzistencës së tjetrit, duke mbështetur me gjithë shpirt zhvillimin e tij.
Edhe këtu, përcaktues bëhet kuptimi i krishterë i dashurisë. Vetëm ajo është në gjendje të shndërrojë shoqërinë nga një grumbull kokërrizash rëre, ku secili është i mbyllur dhe indiferent ndaj tjetrit, që ka në krah, në një tërësi organike qelizash, të cilat kontribuojnë në zhvillimin e njëra-tjetrës. Çdo njeri ka “të drejtë” ta duan të tjerët, përderisa vetë Perëndia ia ka dhënë të drejtën në dashurinë e Tij. Çdo njeri, për të qenë me të vërtetë i lirë, duhet të ofrojë dashuri. Përmbushja e lirisë është dashuria. Brenda doktrinës orthodhokse mbi Trininë e Shenjtë lidhen dhe harmonizohen personi dhe shoqëria: integrim i plotë në të dhe ruajtje e tërësisë personale.
Por, në një epokë si kjo e sotmja, ku adhurimi i të drejtave njerëzore pothuaj arrin në idhullizimin e tyre, mendimi orthodhoks dhe bioma e krishterë theksojnë të drejtën e njeriut për të sakrifikuar lirisht madje edhe të “drejtat” e tij për hir të dashurisë. Eshtë diçka që nuk imponohet, por vendoset lirisht. Dashuria mbetet një vendim dinamik, që rrezaton tej kuadrit të ngushtë të strukturave ligjore, që fal liri jo vetëm kundrejt ligjit të farisenjve, por dhe kundrejt çdo ligji njerëzor. “Dashuria është plotësimi i ligjit” (Rom. 13.10).
Ndërgjegjja dhe konsekuenca personale.
3. Deklaratat e ndryshme për të drejtat e njeriut, sigurisht, janë tepër të rëndësishme për organizimin e shoqërisë, dhe rëndësia e rolit rregullues të shtetit është vendimtare. Por, në shoqërinë tonë të ngatërruar, ka shumë hapësira shmangieje dhe shkeljeje, me marifet dhe me cinizëm, të të drejtave njerëzore. Ekziston gjithnjë një mundësi e madhe shfrytëzimi e njeriut prej të tjerëve dhe asnjë regjistrim i hollësishëm i të drejtave të tij nuk mund ta mbrojë atë. Deklaratat përkatëse janë të pamjaftueshme për të nxitur vullnetin njerëzor në zbatim të atyre që shpallen. Hipokrizia ndërkombëtare në përballimin e të drejtave të njeriut u bë ironia më cinike e këtij shekulli.
Gjithashtu, çështja e mbrojtjes së të drejtave njerëzore nuk kufizohet në nivelin e shtetit dhe të organeve të tij, por shtrihet në veprimtarinë e grupeve shoqërore të çdo lloji që shkelin me këmbë të drejtat e njerëzve të tjerë. Njihet botërisht bashkëpunimi i interesave private me disa shërbime shtetërore të caktuara për shtypjen e të drejtave të njerëzve të vendeve të tjera.
Problemi i madh mbetet se si Deklaratat, nga struktura ligjore intelektuale, do të bëhen realitete biomatike brenda jetës njerëzore. Çdo “Ligj” përcakton thjesht shkeljen, zbulon natyrën e mëkatit, por pa e neutralizuar atë.
Rrënja e së keqes mbetet egoizmi njerëzor, i cili gjen gjithnjë mënyrë për të shkelur ligjet në shërbim të qëllimeve vetjake. Ndaj, ndërgjegjja dhe konsekuenca personale e secilit kanë rëndësi shumë të madhe për respektimin e të drejtave të tjetrit. Që të përdoren drejt arsyeja dhe vullneti, kërkohet një pastrim i vazhdueshëm i zemrës. Edhe këtu, një rol thelbësor luan, pa dyshim, bindja fetare, kultivimi i një ndërgjegjeje fetare të mirëfilltë dhe të shëndoshë. Me një zhvillim të tillë të përgjegjësisë personale, secili mund të bëhet një kështjellë qëndrese ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut rreth tij dhe brenda tij. Në të kundërt, teoritë materialiste, fiziokratike, nga njëra anë, çojnë, teorikisht me domosdoshmërinë logjike, drejt pabarazisë së njerëzve meqenëse pabarazia mbizotëron në mbretërinë shtazore dhe bimore -, nga ana tjetër, lehtësojnë psikologjikisht zhvillimin e nxitjeve egoiste, të interesit vetjak, me mungesën e plotë të pengesave të vullnetshme.
Drejt lirisë së brendshme.
4. Kërkesa e lirisë së personit njerëzor në traditën orthodhokse i drejtohet një niveli tjetër, më të lartë: synimit të lirisë së brendshme në radhë të parë, që është parakusht për zhvillimin e përgjithshëm të personalitetit njerëzor. Synimi i kësaj lirie është një karakteristikë qendrore e mendimit dhe e biomës së Krishterimit Orthodhoks. Prandaj theksi i vihet vetëpërmbajtjes, “asketizmit”, kufizimit të nevojave, kreshmës etj.
Që njeriu të transformohet në një person të vërtetë dhe të mos shkojë përfundimisht drejt çarjes së personalitetit të tij, i duhet të ruhet nga interesi personal, nga kërcënimi i vetë “egos” së tij. Mendimi orthodhoks hedh dritë mbi këtë thellësi reale të vetëshkatërrimit që e kërcënon njeriun, duke theksuar se të drejtat tona rrezikohen jo vetëm nga arbitrariteti i të tjerëve, por edhe nga arbitrariteti i vetes sonë, që lëviz me nxitje të pakontrolluara.
Në “absolutizimin e të drejtave të mia”, vazhdon të jehojë në mënyrë çliruese urdhri i krishterë: Që të gjesh vetveten, duhet ta sakrifikosh atë (Shih Matt. 16:24). Eshtë fjala për një kontradiktë radikale në mentalitetin e “së drejtës sime” absolute, për lartësimin e lirë, ndonjëherë ekzistencial, në një kryq të vullnetshëm. Pranimi i lirë i kryqit dhe jo kryqëzata, është fuqia dhe metoda për zhvillimin e barazisë dhe vëllazërimit mbarëbotëror.
Për ndërgjegjen orthodhokse, modeli i njeriut dhe i personalitetit të plotësuar, nuk është borgjezi i rehatuar mirë, i cili të drejtat e tij individuale i ka fortifikuar dhe jeton një “dinjitet” shoqëror të parrudhosur, por shenjtori, martiri, asketi, i lirë nga dëshira për para, për pronë, për lavdi, për afirmim, ai që rron ngazëllimin dhe plotësinë e lirisë së brendshme. Kjo nuk do të thotë se njeriu që jeton “sipas Shpirtit të Shenjtë”, “më Krishtin”, e injoron qenien e vet trupore dhe llogarit vetëm ndonjë përbërës jomaterial të qenies së tij. Përkundrazi, ai merr pjesë në jetën konkrete të shoqërisë, duke u përpjekur, i udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë, të çlirohet nga çdo interes vetjak.
Natyrisht, një qëndrim i tillë për jetën nuk diktohet dhe as përcaktohet me propozime ligjore. Ai është një shprehje e lirisë personale, drejtim dashurie ndaj Zotit të kryqëzuar dhe të ngjallur së vdekuri. Me sigurinë se ajo që e bën njeriun t’i “ngjajë” Perëndisë është liria në dashuri.
Kjo liri e brendshme ka fuqi që të realizohet edhe në ato mjedise ku kushtet janë të disfavorshme, edhe aty ku nuk ka asnjë gjurmë respektimi të të drejtave të njeriut, nëpër burgje dhe kampe përqendrimi; përgjithësisht në regjime armiqësore, jo të lira; sepse asnjë pushtet i jashtëm nuk mund ta kufizojë dhe ta shkatërrojë.
Sa u thanë më lart, nuk përmenden në kundërshtim me sa janë shkruar herë pas here si lëvdatë për të drejtat njerëzore. Shënohen thjesht që të pasqyrojnë pikëpamjen orthodhokse mbi njeriun, që e kapërcen për nga fuqia dhe fryma horizontin e “të drejtave njerëzore”.
Fjala “të drejtat” në greqisht përdoret me ngulm në adhurimin orthodhoks që nga brezi i parë i krishterë. Rikthehet sidomos në Psalmet dhe, nëpërmjet tyre, në himnologjinë e Kishës, me kuptimin e dispozitave, ligjit, institucioneve (të Perëndisë). P.sh. “Plot është toka, o Zot, me përdëllimin tënd; më mëso të drejtat e tua” (Psalm. 118, 64); “Sikur të ishin të drejta udhët e mia për të zbatuar të drejtat e tua” (v. 5); “I bekuar je, o Zot, më mëso të drejtat e tua” (v. 12). Në këtë perspektivë, ndërgjegjja orthodhokse i shikon “të drejtat e njeriut” në varësi me “të drejtat e Perëndisë”; Perëndisë së drejtësisë, të së vërtetës, të dashurisë, që për njeriun ka përcaktuar institucionet, detyrimet dhe parimet, të cilat formojnë tokën më pjellore që të japin frytet e tyre “të drejtat e njeriut”.
Të drejtat e brezave që do të vijnë.
5. Vetëkufizimi dhe ushtrimi lidhen gjithashtu edhe me ndërgjegjësimin se njeriu organikisht bën pjesë në një grup tepër të gjerë, në tërësinë e botës natyrore dhe jetësore dhe se nuk ka të drejtë të shpërdorojë pa arsye burimet e natyrës vetëm për veten e tij.
Zakonisht, duke folur për të drejtat e njeriut, ne kufizohemi tek njerëzit që rrojnë në të njëjtën periudhë me ne. Por, mendimi se historia vazhdon të evoluojë dhe se të tjerë breza do të vijnë, duhet të na sensibilizojë më tepër edhe për të drejtat e tyre; të drejtat e tyre ndaj natyrës, shëndetit, mbijetesës së drejtë në gjithësi etj. Problemet që janë bërë mbytëse, siç është çështja e ndotjes së mjedisit, të deteve, të ushqimeve, harxhimi pa kriter i energjisë etj., bëjnë pjesë në kuadrin e të drejtave të njeriut të brezave që do të vijnë.
E drejta supreme e çdo njeriu: të bëhet ajo, për të cilën ai është krijuar.
Mendimin bazë dhe bindjen e të krishterit orthodhoks e përbën siguria e palëkundur se njeriu ka të drejtë që të bëhet ajo, për të cilën është krijuar. E drejta e tij supreme është të realizojë natyrën e tij më të thellë, të bëhet “bir Perëndie” sipas hirit. Çdo akordim tjetër i veçantë, që i lë mënjanë këto të drejta ekzistenciale, mund ta çorientojë dhe përfundimisht ta bëjë indiferent ndaj çështjes më thelbësore: shpalljes hyjnore të besimit të krishterë, që thekson vazhdimisht se njeriu ka të drejtën dhe detyrën që t’i përdorë mundësitë që i ofron Hiri i Perëndisë për të mposhtur natyrën mëkatare dhe vdekjen, dhe të shkojë drejt “hyjnizimit”.
* * *
Ndërgjegjja e krishterë orthodhokse jep mundësinë e një thellimi të mëtejshëm të nocionit të të drejtave të njeriut dhe të krijimit të premisave që Deklaratat të mos mbeten dokumente ligjore të thata. Ajo kontribuon në zgjerimin e horizontit të të drejtave të njeriut edhe drejt të tjerave më thelbësore – siç është e drejta e të kërkuarit të natyrës së tij të vërtetë, destinacionit të tij.
I krishteri nuk pushon së qeni kritik ndaj realizimeve historike; ai gëzon arritjet konkrete, por është vazhdimisht në kërkim të diçkaje më të plotë. E di se “asnjë deklaratë e të drejtave njerëzore nuk do të jetë kurrë ezauruese dhe përfundimtare. Gjithmonë do të ecë me situatën e vetëdijes morale dhe të kulturës në një çast të dhënë të historisë”. Ndaj dhe i duhet të jetë vigjilent, për ta reformuar dhe rishikuar kuadrin juridiko-politik të shoqërisë së tij drejt përsosjes së mëtejshme.
Sa për Kishat e krishtera, nëse duan të ofrojnë kontributin e tyre të spikatur për mbizotërimin e të drejtave të njeriut, duhet të mos kufizohen në analiza me fjalë të bukura dhe në kritika, por të jenë vërtet ato që kanë premtuar të jenë: qendra frymëzimi dhe krijimi moral dhe shpirtëror të personaliteteve, laboratorë të dashurisë së painteres; “vend” ku shfaqet mbretëria e Perëndisë në botë dhe ku lartësohet jeta njerëzore nga niveli i bashkekzistencës biologjike të individëve tek niveli i “shoqërisë së personave”, sipas modelit të Realitetit Suprem, të cilin ato himnojnë pa ndërprerje: Trininë e Shenjtë.
Predispozicioni orthodhoks për pranimin e çdo njeriu, siç është, duke respektuar thellësisht lirinë e tij, pa kërkuar përfshirjen e detyrueshme në pikëpamjet e krishtera, jep një lirshmëri komunikimi dhe shoqërimi me njerëzit e tjerë, qoftë edhe kur bëjnë pjesë në fe ose ideologji të tjera, respekt të thellë i të drejtave njerëzore, gatishmëri për bashkëpunim thelbësor për pranimin mbarëbotëror dhe mbrojtjen e tyre.
Shtojcë: Të drejtat e njeriut dhe fetë.
Në mbledhjen e lartpërmendur, organizuar nga UNESKO-ja në Bangkok (3-7 dhjetor 1979), me temë: “Vendi i të drejtave të njeriut në traditat fetare dhe kulturore të botës”, u studiuan: (a) Pikëpamjet përkatëse të rrymave të mëdha fetare të të menduarit: induizmit, budizmit, judaizmit, orthodhoksisë, romano- katolicizmit, protestantizmit, shintoizmit dhe islamit, dhe (b) Projekt-Deklarata për kufizimin e të gjitha formave të intolerancës fetare, represioneve dhe dallimeve të bazuara në bindjet fetare siç u vendos nga Komisioni i OKB – së për të Drejtat e Njeriut, më 14.3.1979. Deklarata zyrtare (Declaration on the Elimination of All Forms of Intolerance and of Discrimination based on Religion or Beliefs) u dha për botim më 25.11.1981.
Pikat në të cilat pati unanimitet gjatë mbledhjes së mësipërme: Deklarata e të Drejtave Njerëzore dhe përpjekjet e tjera respektive të Kombeve të Bashkuara, janë një hap i rëndësishëm drejt njohjes së vlerave dhe të dinjitetit të njeriut. Problemi i të drejtave njerëzore, pavarësisht se ç’kuptim dhe interpretim i bën çdo komunitet fetar, është një temë serioze pothuajse për të gjitha fetë e botës. Përgjithësisht, njohja e shenjtërisë së qenies njerëzore dhe respektimi i dinjitetit të saj, ndihmojnë në bashkëpunimin e bashkësive fetare me organizatat ndërkombëtare që merren me çështjen e të drejtave njerëzore.
Përfaqësuesit e feve të ndryshme do të mund të binin dakord – edhe pse nisen nga kritere të ndryshme – në disa qëndrime bazë, siç është teza se çdo njeri është diçka e papërsëritshme. Por, tej të drejtave individuale dhe shoqërore, njeriu ndodhet gjithnjë në marrëdhënie dhe është i hapur ndaj një dimensioni tjetër të realitetit, që do të mund të quhej i përtejshëm, i shenjtë, hyjnor.
Referimi tek të drejtat individuale mbart edhe përgjegjësinë e njohjes së të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Sigurisht, çdo besim fetar i përgjigjet kësaj teme, duke pasur parasysh parime themelore të ndryshme dhe duke përdorur kritere të ndryshme. Për shumicën e traditave fetare nuk ka ndonjë humnerë të pakalueshme ndërmjet dimensionit të përtejshëm ose vertikal dhe dimensionit horizontal, pra atij shoqëror dhe historik. Megjithatë, duhet pohuar se shumë fe kanë lënë pa i dhënë theksin e duhur mbartësve ekonomikë dhe politikë të jetës njerëzore.
Problemi i së keqes është një element thelbësor për të kuptuar problemin e të drejtave njerëzore. Përfundimisht, megjithëse shumica e feve konfirmojnë se roli i tyre në këtë problem nuk ezaurohet me promovimin e Deklaratës përkatëse të OKB-së dhe premisat, mbi të cilat është mbështetur. Deklarata e vitit 1948, i konsiderojnë të huaja për traditat e tyre dhe madje të papapranueshme nga ato, megjithatë e njohin faktin se jepet një mundësi kërkimi brenda çdo feje dhe, njëkohësisht mundësi hapjeje për bashkëpunim me pjesën tjetër të botës, që të ulet pesha e represioneve, prej të cilave vuan sot njerëzimi. E njohin sfidën, si edhe faktin se rëndohen me përgjegjësinë e një pune shumë të madhe. Dhe e pranojnë se munden dhe detyrohen që të bëhen faktorë të rëndësishëm në përpjekjen e realizimit të të Drejtave Njerëzore .
– Disa vërejtje”, Kushtetuta 1 (1994), fq. 5-20. C.S. Nino, The Ethics of Human Rights, Clarendon, Oxford 1994 (repr.). The Relativist Challenge and Related Matters”, Human Rights Quarterly 19 (1997), fq. 461507. M.J. Perry, “Are Human Rights Universal?, The Relativist Challende and Related Matters”, Human Rights Quarterly 19 (1997), fq. 461-507. T. Stahnke and J.P. Martin (eds), Religion and Human Rights Basic Documents, Center for the Study of Human Rights, Columbia University 1998. S. Agouridis, Të drejtat e njeriut në botën perëndimore. Vështrim historik dhe social, Filistor, Athinë 1998. B. van der Heijden and Bahia Tahzib-hie, Reflections on the Universal Declaration of Human Rights. A Fiftieth Anniversary Anthology, Martinus Nijhoff publ. Hague, Boston, London 1998.
Dokumentet e organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe studimet përkatëse lidhur me të drejtat e njeriut shumëfishohen me shpejtësi të madhe. Shih: Yearbook of the European Convention on Human Rights (botohet që në vitin 1955), Council of Europe. Human Rights: A Compilation of the International Instruments of the United Nations (United Nations Publication Sales, No. E.88 XIV, 1, by the Centre for Human Rights, Geneva – New York 1988). Për information më të fundit, shih: Documentation Sources on Human Rights, Human Rights Information Centre of Council of Europe, Strasbourg, May 1998.
Zyra e OKB-së në Gjenevë (Centre for Human Rights) boton gjithashtu serinë Human Rights Fact Sheet, fashikuj për publikun e gjerë. Çdo fashikull trajton një temë të zgjedhur të të drejtave të njeriut me interes të veçantë (fashikulli i 25-të u botua në maj të vitit 1996).
______________________________
[1] Shih analizën e G. Vlahos, Sociologjia e të drejtave të njeriut,(bot. gr.) Athinë 1976.
2 Për nodonin e personit nga ana orthodhokse shih: I. Zizioulas, “Nga maska tek personi”, Dedikim për nder të Mitropolitit Jerond i Halkidonës, Meliton, Selanik 1967.
3Kjo antropologji, natyrisht, ndryshon rrënjësisht për sa i përket vështrimit të njeriut nga sisteme të tjera fetare. Njeriu, sipas pikëpamjes budiste, është anatta[jo vetvetja], vazhdimisht duke ndryshuar kombinimet e gjendjeve mendore-materiale, siç janë ndjenja dhe kuptimi – jo si vetvetja. Ndërsa shumë sisteme fetare dhe filozofike kufizohen në arritjet e njerëzve, Krishterimi shpall veprimin e Perëndisë brenda historisë, veprim i cili vazhdon në jetën e botës dhe në jetën e çdo njeriu, me anën e Shpirtit të Shenjtë.
4 (Shtojcë 1999): Referatet e paraqitura në Mbledhjen në fjalë lidhur me qëndrimet e romanokatolicizmit dhe protestantizmit, u botuan në vëllimin: E. Hirsch (ed.), Christianisme et Droits de l’ homme,Librairie de Libertes, Paris 1984. M. Schooyans, “Le catholicisme et les Droits de l’Homme” (fq. 13-41). M. Lienhard, “Le protestantisme et les droits de l’homme” (fq. 43-67), Papa Xhovani XXIII,”Pacem in terris” (fragmente) (fq. 69-78). M.J. Aubert, “Les droits de l’homme interpellent les eglises” (fq. 81-111).Gjatë njëzetvjeçarit të fundit janë botuar shumë libra dhe artikuj lidhur me të drejtat e njeriut dhe traditat fetare. Shih: U. Schenner, “Les droits de l’homme a l’interieur des Eglises protestantes”, Revue d’histoire et de philosophie religieuse 58 (1978), fq. 379397. E. Weingartner, Human Rights on the Ecumenical Agenda, CCIA Background Information 3, Geneva 1983. L’Eglise et les droits de l’homme. Commission Pontificale “Justitia e Pax”, 3e ed., Cite du Vatican 1983, 11 (No.17).
Gjithashtu dhe: G. Filibeck, Les droits de l’homme dans l’enseignement de l’Eglise: de Jean XXIII a Jean-Paul II. Recueil de textes du Magistere de l’Eglise catholique de Mater et Magistra a Centessimus Annus (19611991), Libreria Editrice du Vatican, Vatican 1992. L.S. Swidler, (ed.), Religious Liberty and Human Rights in Nations and Religions, Ecumenical Press, Philadelphia 1986. Forms of Solidarity: Human Rights, International Reformed Centre John Knox, Geneva 1988. N. Koshy, Religious Freedom in a Changing World, WCC, Geneva 1992. Em. Roukounas, Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut,Estia, Athinë 1995. K. Delikostantis, Të drejtat e njeriut: Ideologji perëndimore apo moral universal?Vëllezërit Kyriakidis, Selanik 1995. J.D. Van der Vyver and J. Witte, Jr. (eds), Religious Human Rights in Global Perspectives, Religious Perpectives, Martinus Nijhoff Publ., 2 vols, The Hague, Boston, London 1996, ku ka edhe një literaturë të përzgjedhur. K. Beis (ed.), Liria fetare, teori dhe praktikë në shoqërinë greke dhe rendin juridik, Evnomia, Athinë 1997. Shih gjithashtu: N.S. Iwe, The History and Contents of Human Rights, Lang, New York, Berne, Frankfurt 1986. P. de Senarclens, “Les droits de l’homme ont-ils un avenir?”, Përmbledhje për nder të F. Vegleris(Melanges en l’honneur de Ph. Vegleris), Ant. Sakkoulas, Athinë 1988, fq. 363-383. K.N. Kakouris- Disa vërejtje”, Kushtetuta 1 (1994),fq. 5-20. C.S. Nino, The Ethics of Human Rights,Clarendon, Oxford 1994 (repr.). The Relativist Challenge and Related Matters”, Human Rights Quarterly 19 (1997), fq. 461507. M.J. Perry, “Are Human Rights Universal?, The Relativist Challende and Related Matters”, Human Rights Quarterly19 (1997), fq. 461-507. T. Stahnke and J.P. Martin (eds), Religion and Human Rights Basic Documents,Center for the Study of Human Rights, Columbia University 1998. S. Agouridis, Të drejtat e njeriut në botën perëndimore.Vështrim historik dhe social, Filistor, Athinë 1998. B. van der Heijden and Bahia Tahzib-hie, Reflections on the Universal Declaration of Human Rights.A Fiftieth Anniversary Anthology, Martinus Nijhoff publ. Hague, Boston, London 1998.
Dokumentet e organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe studimet përkatëse lidhur me të drejtat e njeriut shumëfishohen me shpejtësi të madhe. Shih: Yearbook of the European Convention on Human Rights(botohet që në vitin 1955), Council of Europe. Human Rights: A Compilation of the International Instruments of the United Nations(United Nations Publication Sales, No. E.88 XIV, 1, by the Centre for Human Rights, Geneva – New York 1988). Për information më të fundit, shih: Documentation Sources on Human Rights,Human Rights Information Centre of Council of Europe, Strasbourg, May 1998.
Zyra e OKB-së në Gjenevë (Centre for Human Rights) boton gjithashtu serinë Human Rights Fact Sheet,fashikuj për publikun e gjerë. Çdo fashikull trajton një temë të zgjedhur të të drejtave të njeriut me interes të veçantë (fashikulli i 25-të u botua në maj të vitit 1996).
“Globalizmi i të drejtave të njeriut – E drejta për të qenë i veçantë
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.