Restaurohet afresku i kishës së Shën Triadhës në Berat
TIRANË, 6 dhjetor /Agjencisë Telegrafike Shqiptare/ – Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, si pjesë e trashëgimisë kulturore e cila tregon dhe njëherë në sytë e turistëve se fetë në Shqipëri jetojnë në harmoni, po merr vëmendje çdo ditë e më shumë.
Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.
Së fundmi, grupi i punës së restauratorëve të DRKK-Berat po punojnë në afreskun e kishës së Shën Triadhës në lagjen Kala, Berat.
Aktualisht ndërhyrja restauruese po kryhet në gjysmën tjetër të kupolës së kishës.
Procesi ndërhyrjes konsiston në pastrimin e kripërave dhe pastrimin e depozitimeve të tjera duke përdorur karbonat amoni të tretur në ujë dhe duke aplikuar me arbocelë.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.