22/12/2018 22/12/2018 Me rastin e gjashtëdhjetëvjetorit nga anëtarësimi në UNESCO të shtetit të Shqipërisë, qeveria shqiptare organozon në Paris, seli e Organizatës, Ekspozitë me ikona të artit Bizantin dhe nën titullin “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar”. Provokimet në këtë rast janë të paktën dy. Së pari se Arti Bizantin nuk ka identitet nacional, sikundër në mënyrë eksituese...
22 Δεκεμβρίου, 2018 - 0:06
Τελευταία ενημέρωση: 22/12/2018 - 0:23

Ekspozitë me Ikona që abuzivisht i refuzohen Kishës Orthodhokse në Shqipëri

Διαδώστε:
Ekspozitë me Ikona që abuzivisht i refuzohen Kishës Orthodhokse në Shqipëri

Me rastin e gjashtëdhjetëvjetorit nga anëtarësimi në UNESCO të shtetit të Shqipërisë, qeveria shqiptare organozon në Paris, seli e Organizatës, Ekspozitë me ikona të artit Bizantin dhe nën titullin “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar”.
Provokimet në këtë rast janë të paktën dy. Së pari se Arti Bizantin nuk ka identitet nacional, sikundër në mënyrë eksituese këmbëngul stenda e qeverisë. Dhe natyrisht nuk është art Mesjetar por art Bizantin dhe agjografi që lidh dhe unifikon territorin gjeografik përtej identiteteve të tjera kombëtare apo gjuhësore. Nëse do të kishte frymë pozitive organizatorët do të mund të referonin si Ikona Orthodhokse nga Shqipëria.
Por e dyta dhe më thelbësorja lidhet me faktin se këto Ikona përbëjnë element pasuror të Kishës Orthodhokse jo thjesht sepse ky besim frymëzoi artistët që i krijuan ndër shekuj, as sepse besimtarët Orthodhoksë i financuan këto krijime dhe aktivitete artistike në formë dhuratash, brenda territ të pushtimit Otoman. Për një arsye akoma më thelbësore. Sepse të gjitha këto tema agjiografike u sekuestruan nga shteti dhunshëm dhe abuzivisht në periudhën e persekutimit ateist komunist. As përcaktimin si “Ikona Orthodhokse” nuk guxuan të përmendin komunikatat e ndryshme publicitare të institucioneve shtetërore për Ekspozitën në fjalë…
Dhe ndërsa kanë kaluar thuajse tre dhjetëvjeçarë nga rrëzimi i regjimit ateist, ende nuk është janë dhënë tek pronari i ligjshëm, dmth Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe enoritë e saj, nga të cilat janë marrë dhunshëm dhe janë grabitur.

Për më tepër, nuk konstatohet as edhe sensibiliteti që gjatë transportimit të tyre në Ekspozitën në fjalë të jetë marrë edhe dakordësia formale e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të hierarkisë së saj.
Fakti bëhet akoma më irritues duke marrë parasysh se këto bëhen në emër dhe nën tolerimin e UNESCO, roli i së cilës është pikërisht mbrojtja e trashëgimisë kulturore, i identitetit dhe për më tepër disiplinimi i qeverive dhe enteve të shteteve anëtare në rregulla të pranuara bashkarisht për administrimin e pasurisë kulturore.
Të theksohet se i gjithë ky proces i rikthimit të pasurisë së Kishës Orthodhokse, lidhet jo vetëm me pasurinë e paluajtshme të kishave dhe manastireve por edhe në fusha të tilla sikundër ikonat e shenjta, lipsanet e hirshme, arkivat historike etj. që në mënyrë krejt abuzive dhe në kushte që cekin kufijtë e sakrilegjit mbahen nga ana e shtetit. Raportet vjetore të Steit Department të SHBA për Lirinë Fetare në mënyrë të vijuar referon gjendjen dhe nxit shtetin e Shqipërisë që të adresojë çështjen dhe t’i dorëzojë Kishës sendet e saj dhe reliket.
Nga pikëpamja e kuadrit ligjor janë bërë hapa avancimi por në praktikë konstatohet frymë mohuese dhe mbizotërojnë vonesa të paargumentuara.
Para pak javësh Kisha Orthodhokse në Shqipëri përmes gazetës së saj zyrtare NGJALLJA denoncoi vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë që konsistonte në faktin se një Ikonë Orthodhokse nga trevat e Korçës që “ruhet” në muzeun shtetëror, të jetë dhurata zyrtare e Qeverisë për Organizatën e OKB-UNESCO për përvjetorin e lartpërmendur.

Shqipëri / Orfeas Becis

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων