23/09/2020 23/09/2020 Afro 5 vite më parë pasi u vu guri i parë i themelit, u shenjtërua në mënyrë festive Katedralja e Shën Sofisë (Agia Sofia) në Varshavë, në vigjilje të Festës së Lindjes së Hyjlindëses Mari. Katedralja e re, frymëzuar dhe mbështetur në arkitekturën ikonike të Katedrales së Shën Sofisë (Agia Sofija) në Stamboll, është kisha...
23 Σεπτεμβρίου, 2020 - 14:57

KISHA ORTHODHOKSE E POLONISË SHENJTËRON KATEDRALEN E SHËN SOFISË NË VARSHAVË

Διαδώστε:
KISHA ORTHODHOKSE E POLONISË SHENJTËRON KATEDRALEN E SHËN SOFISË NË VARSHAVË

Afro 5 vite më parë pasi u vu guri i parë i themelit, u shenjtërua në mënyrë festive Katedralja e Shën Sofisë (Agia Sofia) në Varshavë, në vigjilje të Festës së Lindjes së Hyjlindëses Mari.

Katedralja e re, frymëzuar dhe mbështetur në arkitekturën ikonike të Katedrales së Shën Sofisë (Agia Sofija) në Stamboll, është kisha e parë Orthodhokse që ndërtohet në Varshavë prej mëse një shekulli. Guri i parë i themelit për Katedralen e re u vu nga Patriarku i Kostandinopojës, Tërëshenjtëria i Tij Bartolomeo dhe Kryepeshkopi i Varshavës dhe gjithë Polonisë, Sava në 5 Dhjetor të vitit 2015.

Kremtimet e së Dielës nisën me një proçesion për në Katedrale kryesuar nga Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse të Polonisë Sava së bashku me nëntë Hierarkë të tjerë. Katedralja ishte e tejmbushur me besimtarë nga e gjithë Polonia. Fortlumturia e Tij, Sava i Varshavës falenderoi Perëndinë Triadik për këtë dhuratë të madhë për popullin shpresëtar të Polonisë. Nga kjo e Diel e në vijim të gjitha Liturgjitë Hyjnore do të kryhen në këtë Katedrale.

“Është pikërisht Liturgjia Hyjnore” theksoi ai ndër të tjera “që shenjtëron njeriun dhe botën përreth tij dhe e bashkon atë, (qënien njerëzore), me Perëndinë dhe të tjerët”.

Fortlumturia e Tij Sava, gjithashtu theksoi se Shën Sofia e Varshavës bazohet dhe frymëzohet në perlën arkitekturore të Stambollit, edhe shprehu dhimbjen e madhe që ndjenë të gjithë të Krishterët anembanë botës mbi kthimin e saj së fundmi në xhami.

Punimet e brendshme janë ende duke u zhvilluar. Të gjitha fondet për ndërtimin e kësaj katedrale madhështore u siguruan nga donacionet e dhuruara nga besimtarët.

Në Varshavë jetojnë rreth 40.000 të Krishterë Orthodhoksë.


Përshtati: Nikolla Barkaj

Burimi: Orthodox Christianity

— radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων