02/02/2019 02/02/2019 Më 29 janar, në kuadrin e festës së tre Hierarkëve, që i kushtohet edhe arsimit, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, u bëri një takim me stafin e shkollës ‘Protagonistët’, të Kishës sonë. Kjo shkollë është ngritur dhe ka pasur një zhvillim shumë të madh me kujdesin dhe fondet e siguruara nga...
02 Φεβρουαρίου, 2019 - 15:31
Τελευταία ενημέρωση: 02/02/2019 - 15:49

Kryepiskopi Anastas: Vendi ynë ka nevojë për dashuri dhe dije!

Διαδώστε:
Kryepiskopi Anastas: Vendi ynë ka nevojë për dashuri dhe dije!

Më 29 janar, në kuadrin e festës së tre Hierarkëve, që i kushtohet edhe arsimit, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, u bëri një takim me stafin e shkollës ‘Protagonistët’, të Kishës sonë. Kjo shkollë është ngritur dhe ka pasur një zhvillim shumë të madh me kujdesin dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Kryepiskopi Anastas tha ndër të tjera: “Dëgjoj që nxënësit bëjnë përpjekje të mëdha për nota të mira në këtë shkollë. Shën Vasili është një dritë për të gjithë ne. Ishte një nga njerëzit më të shquar dhe intelektual në epokën kur ai jetoi… Ai vjen në jetën tonë si një frymëzim dhe dritë. Ju duhet të bëni përpjekje që të punoni sa më shumë që të jetë e mundur dhe nxënësit të marrin gjithë dijen që ju i ofroni në lëndët që zhvilloni. Kjo është një gjë shumë e vyer që mund t’i ofrojmë vendit tonë të shtrenjtë, pasi ka nevojë për dije dhe për dashuri.

Shkolla jopublike shqiptaro-amerikane ‘Protagonistët’, ka dhënë një kontribut të madh në arsimin parauniversitar përmes cilësisë së lartë të mëmdhënies dhe metodave didaktike bashkëkohore.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων