Rehovë, dokumentim grafik për restaurimin e kishës së Shën Kollit (FOTO)
Rehova, një prej perlave të Kolonjës dhe një thesar ende i pazbuluar është destinacioni turistik i cili ofron për vizitorët traditën, historinë dhe mikpritjen.
Specialistët e DRKK Korçë kanë realizuar dokumentimin grafik dhe fotografik si dhe rilevimin e kishës së Shën Kollit në fshatin Rehovë. Ata evidentuan problematikat e objektit për të vazhduar me projektin e plotë të restaurimit.
Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.
Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëzë të malit të Gramozit, është përzgjedhur në 100 fshatrat model dhe do krijojë të njëjtin itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart si për turistët vendas, ashtu dhe për turistët e huaj.
(ATSH)
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.