09/03/2019 09/03/2019 Kreshma e Madhe fillon të hënën, dt. 11 mars dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, dt. 28 prill.   Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Rreth kuptimit dhe rëndësisë do ju njohim në ditët në vazhdim. Kreshma e...
09 Μαρτίου, 2019 - 14:55

Fillon Kreshma e Pashkës – Të hënën dt. 11 Mars 2019

Διαδώστε:
Fillon Kreshma e Pashkës – Të hënën dt. 11 Mars 2019

Kreshma e Madhe fillon të hënën, dt. 11 mars dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, dt. 28 prill.

 

Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Rreth kuptimit dhe rëndësisë do ju njohim në ditët në vazhdim.

Kreshma e Madhe fillon gradualisht. Nga data 4 mars hoqëm mishin dhe produktet e tij nga përdorimi, pra nuk mund të konsumojmë mish deri në ditën e Pashkës. Këtë javë nga dt. 4 – 10 mars përdorim prodhimet bulmetore dhe peshkun dhe nuk hamë më këto produkte nga dt. 11 mars deri për Pashkë.

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

  • – Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (pёrdorimi apo privimi i vajit e verёs varet nga udhёzimet e atit shpirtёror).
  • – E Hёna, e Marta, e Mёrkura e javёs sё parё tё fillimit tё kёsaj kreshme, quhen tё bardhё sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortё bёhet edhe tё Premten e Madhe (tё premten e Javёs sё Madhe para Pashkёs). Pёr kёtё lloj privimi nё kёto ditё nevojitet biseda paraprake me atin shpirtёror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminё e madhe tё mundёsive, kushteve, vёshtirёsive e faktorёve të ndryshёm tё besimtarёve dhe jetёs sё tyre.
  • – Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe pёr kёtё veprojmё sipas udhёzimeve tё atit tonё shpirtёror).
  • – Lejohet te hahet peshk vetëm në festёn e Ungjillëzimit, nё dt. 25 Mars dhe tё Dielёn e Palmave (Dafinave) qё kёtё vit bie dt. 21 Prill.

Shënim i rëndësishëm:

– Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi të cilat na përgatisin për ditët e festave.

– Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi) përsa i pёrket nevojave personale për të kreshmuar.

– Ka mёnyra tё ndryshme kreshmimi që varen nga udhëzimi i atit shpirtëror.

– Gjatё gjithё kreshmёs Kisha rekomandon pakёsimin e sasisë sё ushqimit qё konsumoni çdo vakt dhe tё mos hahet ndёrmjet vakteve.

– Kreshmoni (mos hani) pёr disa ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё më shumë (ёmbëlsira, alkool) dhe pёr disa zakone apo varёsi (tё pirit duhan, televizori, radio, facebook etj).

– Bisedoni me atin shpirtёror dhe merrni bekimin e tij pёr arsye shёndetёsore, pёr gratё shtatёzёna dhe pёr raste tё tjera tё veçanta.

Pse kreshmojmë:

* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.

* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.

* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë.

* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.

* Kreshma është shenjë vuajtjeje dhe pendimi.

Si të kreshmojmë:

* Mbani kreshmë shenjtëruese.

* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.

* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.

* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.

* Kreshmoni në fshehtësi.

*Kreshmoni me gëzim.

Kreshma dhe familja

– Diskutoni me familjen pёrpara se tё fillojё Kreshma, pёr rëndёsinё e tё kreshmuarit, sesi do të kreshmojё familja juaj dhe pёr çfarë feste tё madhe po pёrgatiteni.

– Gjatё periudhёs sё kreshmёs tё heqim dorë nga diçka e veçantë pёr ne.

– Tё reduktojmё pak sasinё e ushqimit qё hamё.

– Nga paratё e kursyera nga kreshma të bёjmë diçka pёr njerёzit nё nevojё.

– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtёror (lutuni nё komunitet dhe personalisht vetёm pёr vetёm me Zotin, lexoni çdo ditё Biblёn, lexoni jetё shenjtorësh dhe shkrime tё tjera tё shenjta tё Kishёs).

– Mos e kufizoni pёrfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorё nga ushqimi, sepse kreshmё e vërtetё do të thotё tё shkëputesh nga e keqja.

– Prishni çdo lidhje tё padrejtё, hidhni tutje çdo pakёnaqёsi ndaj tё afёrmit tuaj, faleni pёr ofendimet e tij ndaj jush.

– Mos u grindni.

– Kujdes! Ju nuk hani mish, por mёrzitni me grindje tё tjerёt; nuk pini verë, por vazhdoni tё fyeni tё tjerёt. Nёse jetoni kёshtu, pёrpjekja e kreshmёs nuk ka dobi.

Kreshmë të mbarë !!!

 

http://orthodoxalbania.net/index.php/al/lajme/blog/6871-fillon-kreshma-e-pashkes-te-henen-dt-11-mars-2019

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων