18/03/2019 18/03/2019 KRESHMA është kohë për të kreshmuar. KRESHMA është kohë për periudhë të gëzueshme kreshmimi. KRESHMA është kohë kur duhet të largohemi (kreshmojmë) nga disa gjëra dhe të kremtojmë në të tjerat. Gjatë Kreshmës Kisha na fton: Të kreshmojnë nga gjykimi ndaj të tjerëve – të kremtojmë në Krishtin duke banuar me të tjerët. Të kreshmojnë...
18 Μαρτίου, 2019 - 17:11

O Zot, ndriço errësirën time!

Διαδώστε:
O Zot, ndriço errësirën time!
KRESHMA është kohë për të kreshmuar.
KRESHMA është kohë për periudhë të gëzueshme kreshmimi.
KRESHMA është kohë kur duhet të largohemi (kreshmojmë) nga disa gjëra dhe të kremtojmë të tjerat.
Gjatë Kreshmës Kisha na fton:
Të kreshmojnë nga gjykimi ndaj të tjerëve – të kremtojmë Krishtin duke banuar me të tjerët.
Të kreshmojnë nga të bërit dallime – të kremtojmë unitetin e jetës.
Të kreshmojnë nga errësira e jashtme – të kremtojmë realitetin e dritës.
Të kreshmojmë nga mendimet e sëmura – të kremtojmë fuqinë shëruese të Perëndisë.
Të kreshmojmë nga fjalët e ndyra – të kremtojmë shprehjet që pastrojnë.
Të kreshmojmë nga pakënaqësitë – të kremtojmë mirënjohje.
Të kreshmojmë nga zemërimi – të kremtojmë durim.
Të kreshmojmë nga pesimizmi – të kremtojmë optimizëm
Të kreshmojmë nga shqetësimet – të kremtojmë qetësinë hyjnore.
Të kreshmojmë nga ankimet – të kremtojmë vlerësimet.
Të kreshmojmë nga negativizmi – të kremtojmë pozitivizëm.
Të kreshmojmë nga presionet dyshuese – të kremtojmë lutjen pa pushim.
Të kreshmojmë nga grindjet – të kremtojmë butësi.
Të kreshmojmë nga hidhërimet – të kremtojmë falje.
Të kreshmojmë nga shqetësimi për veten – të kremtojmë dhembshurinë për të tjerët.
Të kreshmojmë nga vartësia personale – të kremtojmë të vërtetën e përjetshme.
Të kreshmojmë nga dekurajimi – të kremtojmë shpresë.
Të kreshmojmë nga faktet që na pikëllojnë – të kremtojmë të vërtetat që na lartësojnë.
Të kreshmojmë nga përtacia – të kremtojmë entuziazëm.
Të kreshmojmë nga dyshimi – të kremtojmë të vërtetën.
Të kreshmojmë nga mendimet që na dobësojnë – të kremtojmë premtimet që na frymëzojnë
Të kreshmojmë nga hijet e dëshpërimit – të kremtojmë dritën e diellit të gjakftohtësisë dhe paqes.
Të kreshmojmë nga përgojimet pa dobi – të kremtojmë heshtjen dobiprurëse.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων