Jemi në periudhën e Kreshmës së Pashkës
Kreshma vazhdon! Të gjithë ata që duan të mbajnë Kreshmë le ta fillojnë pa humbur kohë dhe le të bisedojnë me atin shpirtëror (prifti ku rrëfehemi).
——
Kreshma e Madhe ka filluar të hënën, dt. 11 mars dhe zgjat deri në kremtimin e Pashkës, dt. 28 prill.
Kreshma e Pashkës së Madhe është një kreshmë e veçantë me karakter të thellë pendimi, si periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. Rreth kuptimit dhe rëndësisë do ju njohim në ditët në vazhdim.
Kreshma e Madhe fillon gradualisht:
Nga data 4 mars hoqëm mishin dhe produktet e tij nga përdorimi, pra nuk mund të konsumojmë mish deri në ditën e Pashkës.
Këtë javë nga dt. 4 – 10 mars përdorim prodhimet bulmetore dhe peshkun
dhe nuk hamë më këto produkte nga dt. 11 mars deri për Pashkë.
Çfarë hamë dhe nuk hamë:
· Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji (pёrdorimi apo privimi i vajit e verёs varet nga udhёzimet e atit shpirtёror).
· E Hёna, e Marta, e Mёrkura e javёs sё parё tё fillimit tё kёsaj kreshme, quhen tё bardhё sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortё bёhet edhe tё Premten e Madhe (tё premten e Javёs sё Madhe para Pashkёs). Pёr kёtё lloj privimi nё kёto ditё nevojitet biseda paraprake me atin shpirtёror (priftit ku rrëfehemi), duke ditur larminё e madhe tё mundёsive, kushteve, vёshtirёsive e faktorёve të ndryshёm tё besimtarёve dhe jetёs sё tyre. Në këto 3 ditë të para, në pamundësi për ta mbajtur kaq të fortë, atëherë mund të konsumohen ushqime apo gatime pa vaj.
· Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë (edhe pёr kёtё veprojmё sipas udhёzimeve tё atit tonё shpirtёror).
· Lejohet të hahet peshk vetëm në festёn e Ungjillëzimit, nё dt. 25 Mars dhe tё Dielёn e Palmave (Dafinave) qё kёtё vit bie dt. 21 Prill.
Shënim i rëndësishëm:
– Kalendari ynë kishtar është hartuar në mënyrë të tillë që të na drejtojë me zell në rrugën e duhur në jetën tonë shpirtërore. Në të ka shumë ditë kreshmimi, të cilat na përgatisin për ditët e festave.
– Gjithashtu është e këshillueshme që çdo i krishterë orthodhoks të këshillohet me atin shpirtëror (priftit ku rrëfehemi) përsa i pёrket nevojave apo vështirësive personale për të kreshmuar, për të cilat edhe mund të jepen mёnyra tё ndryshme kreshmimi.
– Gjatё gjithё kreshmёs Kisha rekomandon pakёsimin e sasisë sё ushqimit qё konsumohet çdo vakt dhe tё mos hahet ndёrmjet vakteve.
– Kreshmoni (mos hani) pёr disa ushqime dhe pije qё ju pёlqejnё më shumë (ёmbëlsira, alkool) dhe pёr disa zakone apo varёsi (tё pirit duhan, televizori, radio, celulari, facebook etj.).
– Bisedoni me atin shpirtёror dhe merrni bekimin e tij pёr arsye shёndetёsore, apo pёr gratё shtatёzёna dhe pёr raste tё tjera tё veçanta.
Pse kreshmojmë:
* Kreshma na bën të vetëdijshëm për varësinë tonë tek Perëndia.
* Kreshma na ndihmon të krijojmë disiplinë personale.
* Kreshma shërben si një periudhë ndriçimi, veçanërisht për të na përgatitur për kremtimin shpirtëror dhe misionin e krishterë.
* Kreshma është periudhë që zbulojmë nevojat tona të vërteta.
* Kreshma është shenjë mundimi dhe pendimi.
Si të kreshmojmë:
* Mbani kreshmë shenjtëruese.
* Kaloni më shumë kohë me Perëndinё gjatë Kreshmës.
* Kombinoni bamirësinë me kreshmën.
* Ruani një shpirt përulësie, pendimi dhe faljeje.
* Kreshmoni në fshehtësi.
*Kreshmoni me gëzim.
Kreshma dhe familja
– Diskutoni me familjen pёrpara se tё fillojё Kreshma, pёr rëndёsinё e tё kreshmuarit, sesi do të kreshmojё familja juaj dhe pёr çfarë feste tё madhe po pёrgatiteni.
– Gjatё periudhёs sё kreshmёs tё heqim dorë nga diçka e veçantë pёr ne.
– Tё reduktojmё pak sasinё e ushqimit qё hamё.
– Nga paratё e kursyera nga kreshma të bёjmë diçka pёr njerёzit nё nevojё.
– Rriteni aktivitetin tuaj shpirtёror (lutuni nё komunitet dhe personalisht vetёm pёr vetёm me Zotin, lexoni çdo ditё Biblёn, lexoni jetё shenjtorësh dhe shkrime tё tjera tё shenjta tё Kishёs).
– Mos e kufizoni pёrfitimin nga kreshma thjesht duke hequr dorё nga ushqimi, sepse kreshmё e vërtetё do të thotё tё shkëputesh nga e keqja.
– Prishni çdo lidhje tё padrejtё, hidhni tutje çdo pakёnaqёsi ndaj tё afёrmit tuaj, faleni pёr ofendimet e tij ndaj jush.
– Mos u grindni.
– Kujdes! Ju nuk hani mish, por mёrzitni me grindje tё tjerёt; nuk pini verë, por vazhdoni tё fyeni tё tjerёt. Nёse jetoni kёshtu, pёrpjekja e kreshmёs nuk ka dobi.
Kreshmë të mbarë !!!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.