Kremtim madhështor dhe plot dritë i Pashkës në Tiranë
“Krishti u Ngjall” – “Vërtet u Ngjall!” Që të shtunën në darkë ky urim dëgjohet kudo ku besimtarët orthodhoksë kremtuan Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht. Kremtimet e shkëlqyera e shpallën këtë kudo ku ata ndodhen, në gjithë vendin tonë. Ashtu siç thuhet në Shërbesë, sot është “Ditë e Ngjalljes, le të ndriçohemi prej panairit dhe le të përqafojmë njeri-tjetrin, le t’u themi vëllezër dhe atyre që na urrejnë, le t’i ndjejmë të gjitha në ditën e Ngjalljes dhe kështu le të thërresim:…”
Në Tiranë Shërbesa e Ngjalljes dhe Liturgjia Hyjnore u kryen në Katedralen Ngjallja e Krishtit”, dhe u drejtuan nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias Nathanaili, Episkopi i Bylisit Asti dhe klerikë të Kryepiskopatës. Kisha dhe mjedisi përreth u mbushën nga mijëra e mijëra besimtarë dhe qytetarë të Tiranës, që pritën me padurim lajmin më të madh të të gjitha kohërave, Ngjalljen e Krishtit, për të marrë më pas “Dritën që nuk perëndon”, për ta çuar në shtëpitë e tyre në çdo cep të Tiranës, si një bekim për të gjithë Kryeqytetin. Ata uruan njëri-tjetrin pa pushim “Krishti u Ngjall!”, që do jetë përshëndetja e tyre në 40 ditët në vazhdim.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.