Pashkët ortodokse, Rama uron besimtarët me pamje nga kisha e Marmiroit
Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.
Për të uruar këtë festë Kreu i Qeverisë ka zgjedhur pamje nga kisha e Marmiroit në Orikum të Vlorës.
Kisha 9-shekullore e Marmiroit në rrethin e Vlorës, është e vogël por, përfaqëson një nga objektet më me vlerë të kultit në këtë zonë, njëkohësisht është edhe një ndër më të vjetrat në shkallë vendi.
Kjo kishë është një nga monumentet më të rëndësishme të periudhës bizantine dhe së bashku me kishën tjetër të Zvërnecit, përfaqësojnë dy shembujt e vetëm të tipit në formë kryqi të lirë me kupolë, që njihen deri sot në Shqipëri. Kupola mendohet se ka shërbyer si model për kishën e Shën Mërisë në Zvërnec, që u realizua më vonë.
Kisha ndodhet shumë pranë detit. Në periudhën e verës dhe të pranverës, frekuentohet nga mjaft banorë të zonës dhe të rretheve të tjera të vendit.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Kisha e Marmiroit në Orikum të Vlorës, ju uroj Pashkë sa më të Gëzuar”, thekson kryeministri Rama.
Besimtarët ortodoksë festojnë sot ditën më të rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.
— ATSH
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.