Besimtarët ortodoksë kremtojnë ngjalljen e Krishtit, luten për paqe e mirësi
TIRANË, 28 prill – Qindra besimtarë ortodoksë kremtuan festën më të madhe të kalendarit të krishterë në Katedralen Orthodhokse “Ngjalla e Krishtit” në Tiranë.
Mesha u kremtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili në mesnatë lajmëroi besimtarët se Krishti u ngjall dhe u lut bashkë me ta, duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste të ringjalljes së Krishtit.
Besimtarët e shumtë brenda dhe jashtë Katedrales u lutën për paqe, mirësi dhe harmoni në familjet e tyre. Ata ndezën qirinj për të marrë bekimin e Zotit.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Festimet e Pashkës nisën me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.
Kryepeshkopi Anastas në urimin e tij gjatë ditës së djeshme tha se do të mposhten përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni dhe interesat e errëta./k.s/
– ATSH
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.