17/05/2019 17/05/2019 Rehova, një prej perlave të Kolonjës dhe një thesar ende i pazbuluar është destinacioni turistik i cili ofron për vizitorët traditën, historinë dhe mikpritjen. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin, “Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shën Kollit”, në fshatin Rehovë, Kolonjë. Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë parashikon ndërhyrje konservuese...
17 Μαΐου, 2019 - 16:40
Τελευταία ενημέρωση: 17/05/2019 - 16:44

Rehovë, gati projekti për restaurimin e kishës së Shën Kollit

Διαδώστε:
Rehovë, gati projekti për restaurimin e kishës së Shën Kollit

Rehova, një prej perlave të Kolonjës dhe një thesar ende i pazbuluar është destinacioni turistik i cili ofron për vizitorët traditën, historinë dhe mikpritjen.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin, “Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shën Kollit”, në fshatin Rehovë, Kolonjë.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në objekt.

Fshati i Rehovës është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta, bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme.

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëzë të malit të Gramozit, është përzgjedhur në 100 fshatrat model dhe do krijojë të njëjtin itinerar si Voskopoja, duke i dhënë këtij fshati një zhvillim të ri turistik e ekonomik, përmes rijetëzimit të vlerave që mbart si për turistët vendas, ashtu dhe për turistët e huaj.

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων