27/05/2019 27/05/2019 U zhvillua Konferenca I e Zhvillimit Profesional të Mësuesve të Arsimit Parashkollor të Fondacionit “Fryma e Dashurisë” Më 25 maj 2019, në ambientet e shkollës Shqiptaro-Amerikane “Protagonistët”, u zhvillua Konferenca e zhvillimit profesional të mësueseve të arsimit parashkollor me temë: “Mësimdhënia për fëmijët me aftësi të kufizuar”. Në të morën pjesë 60 mësuese të 20...
27 Μαΐου, 2019 - 18:07

Mësimdhënia për fëmijët me aftësi të kufizuara

Διαδώστε:
Mësimdhënia për fëmijët me aftësi të kufizuara

U zhvillua Konferenca I e Zhvillimit Profesional të Mësuesve të Arsimit Parashkollor të Fondacionit “Fryma e Dashurisë”

Më 25 maj 2019, në ambientet e shkollës Shqiptaro-Amerikane “Protagonistët”, u zhvillua Konferenca e zhvillimit profesional të mësueseve të arsimit parashkollor me temë: “Mësimdhënia për fëmijët me aftësi të kufizuar”.

Në të morën pjesë 60 mësuese të 20 kopshteve “Frymë Dashurie” të Fondacionit “Fryma e Dashurisë” të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe studentë të KU “LOGOS”.

Kjo konferencë u realizua në saje të bashkëpunimit të Fondacionit “Fryma e Dashurisë” me KU “LOGOS” dhe Qendrën “Hap pas hapi”, e cila ka si qëllim të ndihmojë mësuesit dhe specialistët e tjerë të kuptojnë dhe praktikojnë mësimdhënien me në qendër fëmijën.

Konferencën e hapi drejtorja Ekzekutive e Fondacionit, znj.PamelaBarksdale, e cila theksoi rëndësinë e përgatitjes profesionale të mësueseve në mbarëvajtjen e kopshteve, ndjekjen e rregulloreve dhe procedurave të caktuara nga Fondacioni, si dhe bashkëpunimin me Universitetin KU “LOGOS”.

Znj. Barksdale falënderoi në veçanti znj. Gerda Sula, drejtore e qendrës “Hap pas hapi”, e cila me shumë dashamirësi ofroi mbështetjen e saj profesionale për realizmin e programit të konferencës dhe udhëzimin për fazat e tjera të saj.

Secili kopsht u pajis me Manualin e rregullores dhe të procedurave të kopshtit, në të cilin ishte organizuar mirë struktura e përgjithshme e çdo kopshti.

Në hyrje të këtij manuali ishte vendosur një pjesë nga fjala e Fortlumturisë së tij, KryepiskopitAnastas, në simpoziumin e parë vjetor për mësuesit, mbajtur në shkurt të 2019, ku, ndër të tjera, theksoi: “Kishim detyrimin për të ofruar më të mirën e mundshme për brezin e ri”.

Më pas, rektorja e KU “LOGOS”, prof.dr. Nikoleta Mita, shpjegoi programin për të gjitha mësueset dhe gatishmërinë e KU “LOGOS” për të bashkëpunuar me Fondacionin për organizimin e konferencave të tilla, që të rritim njohuritë dhe aftësitë në mësimdhënie, për një zhvillim më të mirë të fëmijëve.

Programi i Konferencës përmbante tri seanca dhe punë në grupe.

Temat e seancave që u zhvilluan ishin: “Cilët janë fëmijët me aftësi ndryshe”, drejtuar nga prof.dr. ErlehtaMato, KU “LOGOS”; “Si punohet me fëmijët me aftësi ndryshe”, drejtuar nga dr. LiviaNano, UT; dhe seanca e tretë me temë: “Si mund të bashkëpunojnë mësueset, psikologët dhe prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe, në funksion të zhvillimit të fëmijëve për një përparim sa më të mirë”, nga dr. AidaSotiri UGJ, Edlira Sina KU “LOGOS” dhe Majlinda Xhamo DAR Berat.

Secila seancë u shoqërua me punë në grupe dhe me ndarjen e përvojave të mësueseve.

Të mësuarit është proces që zgjat gjithë jetën, ndaj të gjithë kemi nevojë të mësojmë çdo ditë. Sa më shumë mësojmë, aq më shumë kuptojmë që kemi nevojë për të mësuar edhe më shumë. Ndaj shpresojmë që kjo konferencë të pasohet nga të tjera po kaq të suksesshme dhe të nevojshme sa kjo, që t’i ofrojmë më të mirën fëmijëve të shoqërisë sonë dhe të kemi dashurinë në qendër të çdo vepre tonën.

 

— Nga Ana Baba / orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων