05/06/2019 05/06/2019 Një ekspozitë e veçantë me fotografi të ikonave murale dhe ikonografike të Shën Vladimirit të Doklesë u çel në ambjentet e Muzeut Historik në Tiranë. Shoqata malazeze në Shqipëri e ka kuruar me detaje këtë ekspozitë, pikturat e së cilës i përkasin sundimtarit njëkohësisht dhe shenjtorit malazez Vladimir, të cilat janë ruajtur në Malin e...
05 Ιουνίου, 2019 - 12:33

Ikonat e Shën Vladimirit në Tiranë, historia malazeze për publikun shqiptar!

Διαδώστε:
Ikonat e Shën Vladimirit në Tiranë, historia malazeze për publikun shqiptar!

Një ekspozitë e veçantë me fotografi të ikonave murale dhe ikonografike të Shën Vladimirit të Doklesë u çel në ambjentet e Muzeut Historik në Tiranë. Shoqata malazeze në Shqipëri e ka kuruar me detaje këtë ekspozitë, pikturat e së cilës i përkasin sundimtarit njëkohësisht dhe shenjtorit malazez Vladimir, të cilat janë ruajtur në Malin e Zi, Greqi e Bullgari.

Kreu i shoqatës malazeze në Shqipëri thotë se kjo ekspozitë i paraprin edhe marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve.

Shën Joan Vladimiri venerohet 22 Maj deri 4 Qershor ne Shijon te Elbasanit, nga e gjithë Kisha Ortodokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit. Në mënyrë të veçantë ai nderohet në fshatin Krajë të Malit të Zi, afër Shkodrës ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i Shën Joan Vladimirit.

Nemani, i ati ishte mbreti i Ilirisë dhe sundonte Malin e Zi, Dalmacinë, Bosnjën dhe disa krahina të Greqisë pranë Prevezës. Mbas vdekjes së të atit, mbretërinë e trashëgoi Vladimiri. Ai dallohej si një mbret shumë besimtar me moral të lartë, bamirës dhe paqësor.

RTSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων