Feja e Krishterë Orthodhokse
Dy janë burimet prej të cilave rrjedhin mësimet e fesë së Krishterë Orthodhokse: Shkrimi i Shenjtë dhe Tradita e Shenjtë.
Shkrimi i Shenjtë: Kur ne themi “Shkrimi i Shenjtë” nënkuptojmë përmbledhjen e atyre librave që u shkruan nga njerëz të devotshëm nën drejtimin dhe frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë. Për këtë arsye ato quhen, dhe janë në fakt, të frymëzuara hyjnishmërisht. Shkrimi i Shenjtë është kryesisht Libri Fetar i njerëzimit, sepse ai përmban të vërtetën e zbuluar nga Perëndia tek njeriu. Është e vërtetë që në shkrimin dhe formulimin e kuptimeve dhe fjalëve të Shkrimit të Shenjtë, faktori njerëzor bashkëpunoi me atë hyjnor. Dhe faktori Hyjnor, që është Shpirti i Shenjtë, garanton për Shkrimin e Shenjtë pagabueshmërinë e tij. Meqenëse Shkrimi i Shenjtë është i frymëzuar hyjnishmërisht, ai është gjithashtu i pagabueshëm. Do të thotë, çdo gjë e shkruar në të është absolutisht e vërtetë dhe reale, edhe nëse mund të jetë e vështirë për ne, në një shkallë më të vogël ose më të madhe, për ta kuptuar atë. Megjithëse mënyra, me anë të së cilës parashtrohen dhe shpallen të vërtetat Hyjnore, dialekti dhe stili gjuhësor, i përkasin faktorit njerëzor dhe janë në varësi të aftësive letrare të autorëve të librave të Shkrimit të Shenjtë. Shkrimi i Shenjtë e shpreh këtë të vërtetë me fjalët: “njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë” (II Petrit 1:21). Që do të thotë se Fryma e Shenjtë ndriçoi autorët njerëzorë të cilët vunë në dispozicion të Tij aftësitë e tyre racionale dhe gjuhësore. Fryma e Shenjtë i ndriçoi ata dhe i ruajti nga gabimet duke bërë që ata të shkruanin vetëm atë që Perëndia u zbulonte.
Të gjitha librat e Shkrimit të Shenjtë të shkruara para Krishtit përbëjnë Dhiatën e Vjetër. Dhiata e Vjetër ka dyzet e nëntë libra. Ato përmbajnë të vërtetat e zbuluara nga Perëndia dhe ngjarje, të përshkruara nën udhëheqjen dhe frymëzim Hyjnor, që ndodhën para lindjes së Zotit tonë Jisu Krisht. Të gjithë librat e Shkrimit të Shenjtë të shkruara pas Krishtit përbëjnë Dhiatën e Re. Ata janë njëzet e shtatë në numër dhe përmbajnë ato të vërteta që Zoti ynë ia zbuloi botës. Librat e Dhiatës së Vjetër dhe të Re janë ndahen, sipas përmbajtjes së tyre, në kategoritë e mëposhtme: Libra historikë, didaktik dhe profetik dhe janë si më poshtë:
1- Shkrimi i Shenjtë
A. Dhiata e Vjetër
Librat Historikë
Zanafilla 13. I Kronikave
Eksodi 14. II. Kronikave
Levetiku 15. I Ezdra
Numrat 16. II Ezdra
Ligji i Përtërirë 17. Nehemia
Jozeu 18. Tobisë
Gjyqtarëve 19. Juditës
Ruthi 20. Esteri
I Mbretërve 21. I Makabejve
II Mbretërve 22. II Makabejve
III Mbretërve 23. III Makabejve
IV Mbretërve
II. Librat Didaktikë ose Poetik
24. Psalmet 28. Kantiku i Kantikëve
25. Jobi 29. Urtësia e Solomonit
26. Fjalëve të Urta të Solomonit 30. Urtësia e Sirakut
27. Eklesiasti
III. Librat Profetikë
31. Hosea 41. Zaharia
32. Amos 42. Malakia
33. Mikaia 43. Isaia
34. Joeli 44. Jeremia
35. Abdia 45. Baruku
36. Jonai 46. Vajtimet e Jeremias
37. Naumi 48. Jezekeli
38. Abakumi 49. Danieli
39. Zefania
40. Hagai
B. Dhiata e Re
I. Librat Historikë
Ungjilli sipas Shën Mateut
Ungjilli sipas Shën Markut
Ungjilli sipas Shën Llukait
Ungjilli sipas Shën Joanit
Veprat e Apostujve
II. Librat didaktikë
Letra e Pavlit drejtuar Romakëve
Letra e parë e Pavlit dërguar Korinthasve
Letra e dytë e Pavlit dërguar Korinthasve
Letra e Pavlit dërguar Galatasve
Letra e Pavlit dërguar Efesianëve
Letra e Pavlit dërguar Filipianëve
Letra e Pavlit dërguar Kolosianëve
Letra e parë e Pavlit dërguar Thesalonikasve
Letra e dytë e Pavlit dërguar Thesalonikasve
Letra e parë e Pavlit dërguar Timotheut
Letra e dytë e Pavlit dërguar Timotheut
Letra e Pavlit dërguar Titit
Letra e Pavlit dërguar Filemonit
Letra e Pavlit dërguar Hebrenjve
Letra e përgjithshme e Jakovit
Letra e parë e përgjithshme e Petrit
Letra e dytë e përgjithshme e Petrit
Letra e parë e përgjithshme e Joanit
Letra e dytë e përgjithshme e Joanit
Letra e tretë e përgjithshme e Joanit
Letra e përgjithshme e Judës
III. Libër Profetik
27. Zbulesa (Apokalipsi) i Joanit
Librat e Shkrimit të Shenjtë u shkruan nga njerëz të ndryshëm në kohë të ndryshme, nga koha e Moisiut (1500 Para Krishtit) deri në kohën që ndërroi jetë Apostulli i fundit (100 Pas. Krishtit) Shën Joan Ungjillori. Shumica e librave të Dhiatës së Vjetër u shkruan në Hebraisht; disa u shkruan në gjuhën Aramaike dhe pak në Greqisht. Librat origjinalë të shkruar në Hebraisht dhe në gjuhën Aramaike u përkthyen në gjuhën Greke gjatë shekullit të tretë Para Krishtit për dobi të atyre Judenjve që jetonin në tokat greke ku flitej Greqishtja dhe që nuk kuptonin më Hebraisht. Ky përkthim është përkthimi i famshëm i Shtatëdhjetë përkthyesve dhe quhet Septauxhenta. Të gjithë Librat e Dhiatës së Re u shkruan në gjuhën Greke.
Shën Pavli shpjegon qëllimin për të cilin u shkruan librat e Shkrimit të Shenjtë: “I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (II Timoteut 3: 16-17). Që do të thotë se i gjithë Shkrimi i Shenjtë është i frymëzuar hyjnishmërisht dhe u shkrua nën ndriçimin dhe udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë, dhe qëllimi i tij është në dobi të njeriut. Shkrimi i Shenjtë mëson të vërtetën, ai paralajmëron dhe zbulon gabimet dhe deviacionet e njeriut; ai korrigjon mëkatarët dhe edukon njeriun në përvetësimin e virtyteve të cilat Perëndia i pret prej tij. Vetëm në këtë mënyrë besimtari përsoset dhe ngrihet moralisht në çdo vepër të mirë.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.