17/06/2019 17/06/2019 Shën Isavri dhjakoni dhe ata që ushtroheshin në asketizëm bashkë me të, Vasili dhe Inocenti, ishin me origjinë nga Athina dhe jetuan në kohën e mbretit Numerian (284). U ngjitën në Apolloninë e Epirit (bota e lashtë numëronte me shumë se tridhjetë qytete me të njëjtin emër), por këtu duket se bëhet fjalë për Apolloninë...
17 Ιουνίου, 2019 - 15:42

17 Qershor – Kujtimi i Isavrit, Vasilit, Inocentit, Feliksit, Ermiut dhe Peregrinit, Dëshmorëve të Shenjtë në Apolloni të Fierit.

Διαδώστε:
17 Qershor – Kujtimi i Isavrit, Vasilit, Inocentit, Feliksit, Ermiut dhe Peregrinit, Dëshmorëve të Shenjtë në Apolloni të Fierit.

Shën Isavri dhjakoni dhe ata që ushtroheshin në asketizëm bashkë me të, Vasili dhe Inocenti, ishin me origjinë nga Athina dhe jetuan në kohën e mbretit Numerian (284). U ngjitën në Apolloninë e Epirit (bota e lashtë numëronte me shumë se tridhjetë qytete me të njëjtin emër), por këtu duket se bëhet fjalë për Apolloninë (sot në Pojan të Fierit), që ndodhej në jug të Ilirisë, afër Durrësit, siç e dëshmon Zbritësorja e Odës III të Shërbesës së tyre. Pas zbulesës së një engjëlli u vendosën në një shpellë për të jetuar si asketë. Tre të krishtërë i gjetën në një kohë fare të shkurtër. Feliksi, Ermiu dhe Peregrini, të cilët si shkëmbim të ushqimit shpirtëror që u ofronte Isavri, i furnizonin që të tre me të nevojshmet. Pas pak kohe, duke iu përgjigjur nxitjeve të Isavrit, ndanë ç’ka kishin te të varfrit dhe erdhën për të jetuar pranë tij dhe pranë atyre që ushtroheshin bashkë me të. Prindërit e tyre pasi dështuan në përpjekjet për t’i kthyer në idhujtari, i denoncuan te eparku i Apollonisë, Tripondi. Ai i arrestoi shenjtorët dhe pasi më kot u përpoq që të nënshtronte Feliksin, Ermiun dhe Pelegrinin, dha urdhër që t’u priteshin kokat. Sa për Isavrin dhe për ushtruesit bashkë me të, u dorëzuan tek i biri i eparkut, Apolloni, i cili i torturoi me zjarr dhe ujë. Shenjtorët jo vetëm që mbetën të pacënuar nga këto tortura, por edhe tërhoqën shumë paganë në besim. Më konkretisht, Rufin dhe Rufinin, dy vëllezër që i përkisnin një familjeje të famshme të senatit të qytetit. Përfundimisht, të tre shenjtorëve iu prenë kokat edhe atyre sipas rradhës.

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit / Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων