Gjygji mbas vdekjes
Njeriu deri në vdekjen e tij bën të mirën, ose mëkatin. Mbas vdekjes gjykohet sipas veprave të tij. Shkrimi i Shenjtë thotë: “Edhe sikundër është urdhëruar për njerëzit një her të vdesin edhe pastaj është gjygji” (Heb 9;27) Ky gjygj është i dyfishtë. I pari është i pjesshëm i posaçëm ,d.m.th për cdo njeri, menjëherë pas vdekjes dhe i dyti është i përgjithshëm d.m.th. Gjygji i përgjithshëm për të gjithë njerzit në shfaqen e dytë të Zotit.
Gjygji i përgjithshëm
Gjygji i përgjithshëm do bëhet në fund të jetës tokësore te njerëzimit dhe mbas ngjalljes së të vdekurve në shfaqjen e dytë të Zotit, që do të vijë me gjithë lavdinë e tij.
Do të gjykohen të gjallë e të vdekur .
Zoti ynë, Jisu Krishti e tha që më përpara se në shfaqjen e tij të dytë do të rrijë në Fronin e lavdisë se tij dhe do të mblidhen përpara tij gjithë kombet. Atëhere do të ndajë të gjithë njerzit e drejtë nga të padrejtët, siç ndan bariu dhentë nga kecërit dhe do t’i vendosë dhentë nga e djathta e tij, ndërsa kecërit nga e majta. Dhe të drejtëve do t’i thotë: “Ejani të bekuarat e tim Eti, trashëgoni mbretërinë që është bërë gati për ju që kur është krijuar bota”. Ndërsa të padrejtëve, d.m.th. mëkatarëve të papenduar, do t’u drejtoi këtë vendim të tmerrshëm: “Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarrin e përjetshëm që është përgatitur për djallin dhe Engjëjt e tij”. Dhe këta do të venë në ferrin e përjetëshëm, ndërsa të drejtët në jetën e përjetëshmë, të pasosur (Matheu 25:31-46).
Prandaj në Simbolin e Besimit të Orthodhoksisë sonë mësojnë: “që presim ngjalljen e të vdekurve dhe jetën e ardhshme të amëshuar.Amin”. Gjithashtu dhe ardhjen e dytë të Zotit: “i cili do të vijë të gjykojë “të gjallët dhe të vdekurit”. Thonë “të gjallët” sepse të gjithë ata njerëz që do të jenë të gjallë në kohën e ringjalljes së përgjithshme do të ndryshohen, thotë Apostull Pavli, dhe do të bëhen si ata që do të ringjallen ( 1Kor.15.51-53)
Vegimi i tmerrshëm
Serbi Dushan duke u ngjithur në qiell, pa një vegim të vecantë për ringjalljen e të vdekurve. Ai pa Engjëj që u ranë borive dhe filluan të hapen varret në të gjithë tokën dhe dilnin të vdekurit prej tyre. Gjithashtu dilnin burra, gra dhe fëmijë nga lumenjtë, detet, liqenet, nga zjarri, nga gojë kafshës dhe më shumë mënyra të tjera me të cilat kishin ikur nga jeta tokësore. Në ballin e njerëzve ishte një letër, ku ishin shkruar veprat e tyre, madje edhe mendimet e tyre. Pastaj gjithë ata njerëz të ringjallur u rrjeshtuan në tre grupe të mëdhenj. Ne anën e djathtë ishin njerëzit e dritës me fytyra të qeshura. Nga ana e majtë e tyre, në grupin e dytë, qëndronin njerëz të hidhëruar me fytyrë të vrenjtura. Ata ishin m ë të shumtë se të mëparshmit. Së fundi, majtas në grupin e tretë ishte një masë e pafund njerëzish me fytyra shumë të zeza dhe kriminele. Njerëzit me fytyrat e ndritshme ishin të drejtët. Të tjerët me fytyrat e vrenjtura ishin mëkatarët naivë, me mëkate të vogla. Dhe të tretët me fytyra të zeza ishin mëkatarë të mëdhenj. Pamja e mëkatarëve të mëdhenj ishte e frikshme. Trupi i tyre ishte i ënjtur dhe kishte plagë të tmerrshme, nga të cilat rridhte qelb i ndyrë dhe dilnin gjarpërinj dhe krimba të cilët kafshonin ata trupa të papastër. Nga gojët e hapura vareshin gjuhë të ënjtura, të cilat nuk mund t’i fusnin brenda. Dhe Engjëlli që e shoqëronte i tha: A e pe si duken të drejtët dhe si duken mëkatarët? Kështu do të paraqiten para Zotit në shfaqjen e Dytë dhe do të gjykohen sipas veprave të tyre.
Një zbulesë më e vjetër
Episkopi i Kostandjanës Shën Nifoni që jetoi në shekullin e 4 pa në vegim gjygjin e përgjithshëm të Zotit tonë Jisu Krishtit me gjithë forcat qiellore. Atëhere në gjërat e frikshme që u bënë, Zoti i lavdisë dha urdhër të ngrihet si shenja e parë e prezencës së tij, Froni i tij i zjarrtë në fushën e Josafatit, e cila është në lidhje të Jeruzalemit.
Pastaj u zu bisha djall me demonët dhe u hodhën në ferr. Mbas kësaj KryeengjëlliMikahil i ra boris në Golgothanë e tmerrshme për ringjalljen e të vdekurve. Në rënien e 3 të borisë së Kryeengjëllit, të vdekurit u ringjallën sa hap e mbyll sytë dhe ishin më shumë se rëra e detit. Ndërsa engjëjtë e panumur lart dhe njerzit poshtë prisnin me frikë shfaqjen e dytë të tmerrshme të Gjykatësit të drejtë, ranë tërmete të tëmershëme dhe bubullima dhe vetëtima. Qielli u tërhoqe si një rotull dhe pastaj u duk Kryqi i nderuar që ndriçonte si dielli dhe shpërndante kudo rrezatime hyjnore.
Engjëjt psalnin një himn si bubullimë dhe thoshnin:” I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit” dhe sapo maroi himni u shfaq Gjykatësi i drejtë i ardhur mbi retë e Qiellit dhe i ulur mbi Fronin e lavdisë. Froni ishte i zjarrtë, me shkëlqimin e shumtë dhe të pastër ndriçonte qiellin edhe dheun. Menjëherë brenda turmës së njerëzve të ringjallur, disa filluan të vetëtinin si dielli. Ata u rrëmbyen nga retë në ajër për të takuar Zotin, ndërsa të tjerë që ishin më të shumtë, mbetën poshtë duke vajtuar. Por ku u ngjunjzuan dhe iu falën Zotit të lavdisë. Atëhere filloi gjygji. Ata që u rrëmbyen nga retë, u vendosën në të djathtën e Zotit.
Ata që mbetën në tokë të turpëruar vajtonin humbjen e tyre. Midis tyre ishin judenj, prijesa, kryepriftërinj, priftërinj, mbretër dhe një turmë e madhe murgjish dhe laikësh.
Zoti hodhi shikimin mbi ata që ishin në të djathtë dhe u duk i kënaqur. Por kur pa të tjerët që ishin në të majtë u trondit, u zëmërua shumë dhe menjëherë ktheu fytyrën. Pastaj u bë ajo që Ai e tha më përpara për shfaqen e tij të dytë, kur kishte ardhur në tokë për të shpëtuar njerëzit.
Zoti i të gjithëve, gjykatësi i drejtë nxorri vendin e drejtë të gjygjit të përgjithshëm të njerëzve, dhe u tha atyre nga e djathta: “Ejani o të bekuar të tim eti, trashëgoni mretërinë që është bërë gati për ju që kur është krijuar bota” (Mt 15:13-40), edhe të tjerat. Atyre nga e majta u tha: “Ikni prej meje të mallkuar, në zjarrin e përjetëshm që është përgatitur për dallin dhe Engjëjt e tij” (Mt 15:31-45).
Menjëhere pas atij vendimi të drejtë të Zotit, vërshoi nga lindja një lumë kolosal i zjarrtë dhe i frikshëm. Ai ishte si një det i madh që derdhej me rrëmbim drejt perëndimit. Mëkatarët e panë dhe u tmerruan duke u dridhur dhe u dha urdhër që të kalojnë të gjithë të drejtët dhe të padrejtët, nëpër lumin e zjarrtë që të provohen nga zjarri.
Të parët hyjnë të drejtët e anës së djathtë. Të gjithë ata dolën nga lumi i zjarrtë të ndritshëm si “ari i pastër i provuar në zjarr”. Veprat e tyre nuk u dogjën në atë provë të zjarrtë, por u treguan të ndritshëm dhe të shkëlqyeshëm dhe ata kishin gëzim dhe hare. Pastaj hynë në lumë të padrejtët e anës së majtë. Ata nuk dolën nga lumi, por mbetën në mes të zjarrit. Veprat e tyre u dogjën si kashtë, por trupat e tyre mbetën siç ishin dhe digjeshin vazhdimisht ndër shekuj bashkë me demonët dhe djallin kryetar të së keqes. Kështu të padrejtët shkuan në ferrin e përjetëshëm, ndërsa të drejtët në jetën e përjetshëm.(Mt 25:46).
Në shfaqjen e dytë të Zotit dhe në gjygjin e përgjithshëm do të duket qartë dhe do të vërtetohet në mënyrë të pakundërshtueshme se ajo që bën njeriu në këtë jetë është pronë e tij e përjetëshme që e formon atë njeri shpirtërisht dhe përcakton jetën e tij të ardhëshme. Dhe ndërsa e mira e fisnikëron dhe e bën të denjë për në parajsë, e keqja e deformon dhe e hedh në ferrin e përjetshëm.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.