KREMTIMI I LINDJES SE SHEN JOAN PRODHROMIT (PARARENDESIT) NE VOSKOPOJE
U kremtua madhërishëm panairi i lindjes së shën Joan Prodhromit (Pararendësit) në manastirin kushtuar këtij shenjti në fshatin Voskopojë. Që nga nata e mbrëmëshme, besimtarë të shumtë kishin mbushur kishën dhe ambjentet rreth manastirit. Liturgjia Hyjnore, u drejtua nga Mitropoliti i Korçës Imzot Joani, i cili gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhin që ajo jep për të gjithë ne. Duke theksuar se ai, më i madhi i lindur nga një grua, si Zoti Krisht e shpalli, ishte një njeri, profet i së vërtetës të pakompromis, duke transmetuar me kurajo dhe pa frikë fjalën e Zotit.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.