27/06/2019 27/06/2019 Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonë brenda një dite në shekujt XVII-XVIII. Në periudhën e Mesjetës fshati Grabovë e Sipërme (atëherë qytet me 12.000 banorë) ka qenë në lulëzim të plotë. Dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri...
27 Ιουνίου, 2019 - 22:08
Τελευταία ενημέρωση: 27/06/2019 - 22:09

Grabova e Besimit Orthodhoks

Διαδώστε:
Grabova e Besimit Orthodhoks

Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonë brenda një dite në shekujt XVII-XVIII. Në periudhën e Mesjetës fshati Grabovë e Sipërme (atëherë qytet me 12.000 banorë) ka qenë në lulëzim të plotë. Dëshmi të gjalla janë dhe sot, prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Kollit, me ikona të vëllezerve Çetiri, të cilët ishin të lindur në Grabovë.
Grabova si nje nder qendrat me kryesore te populluara pas Voskopojes i flet historise se re te ketij populli me Besimin Orthodhoks, kulturen dhe civilizimin bizantin e romak nepermjet nyjave lidhese te rruges se vjeter Egnatia.
Por tradita në fushën e ndërtimit do të përbënte një ndër krenaritë e grabovarëve duke përmendur kishën e Shën Kollit me afresket dhe ikonostasin prej druri të gdhendur duke vazhduar me kambanoren që zë një pjesë të madhe të kishës. Por edhe kisha e Shën e Premtes ose e Shën Parashqevisë paraqet edhe njëherë numrin e madh të banorëve të dikurshëm.

Radio Ngjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων