29/06/2019 29/06/2019 Shpirti që kalojë doganat i falet Zotit tri here në dyzet ditë.Herën e dytë në ditën e nëntë dhe herën e tretë në ditën e dyzetë. Në dyzet ditë shpirti kalonë përsëri gjithë jetën e tij që e jetoi në tokë. I tregohen të gjitha që bëri, që tha dhe mendoi, dhe në ditën e...
29 Ιουνίου, 2019 - 11:32

Tri Faljet

Διαδώστε:
Tri Faljet

Shpirti që kalojë doganat i falet Zotit tri here në dyzet ditë.Herën e dytë në ditën e nëntë dhe herën e tretë në ditën e dyzetë. Në dyzet ditë shpirti kalonë përsëri gjithë jetën e tij që e jetoi në tokë. I tregohen të gjitha që bëri, që tha dhe mendoi, dhe në ditën e dyzetë ngjitet në qiell për në gjyq dhe shkonë në vëndin që i përshtatet gjendjes së shpirtit. Gjithashtu vizton vendet tokësore, qiellore dhe nëntokësore, siç iasqaruan ShënMakarios engjëjt e shenjtë.

Fjala e parë
Me triditët e para shpirti i lejohet të ecë mbitokë, ku të dojë bashkëme engjëjt shoqërues. Shpirti trupdashës shkon herë rrethshtëpisë që e la me vdekje, her në varr, ku u vendos trupi i tij. Kështu dyditët e para i ngjet zogut, që kërkon folenë e tij. Shpirti i virtytëshëm shkon në vëndet ku kishte zakon të punojë virtytin.
Ditën e tretë çdoshpirt i të krishterëve ngjitet në qiej mbasi ka kaluar doganat ajrore të demonëve dhe i falet Perendisë të të gjithave. Kjo bëhet me urdhërin e Zotit tonë Jisu Krishtit, i cili u ringjall të tretën ditë dhe duke imituar ringjalljen e tij të lavdishme. Për këtë kisha në ditën e tretë nga vdekja e të krishterit kryen liturgji dhe lutje për shpirtin e tij. Shpirti përfiton nga kjo, ngushëllohet dhe bëhet shpresë mirë.

Fjala e Dytë
Mbas faljes te Perendia gjatë ditës së tretë, me urdhërin e Zotit shpirti dërgohet në paraisë. Atje engjëjt e shënjtë i tregojnë tendat e bukura të shënjtorve dhe bukurinë e paraisës. Kjo bëhet për gjashtë ditë, d.m.th gjer në të nëntën. Shpirti për gjashtë ditë shikon të mirat e paraisës dhe admiron dhe lavdëron Perendinë. Duke i parë ndyshohet dhe harron hidhërimin që kishte kur ishte në trupin e tij. Nëse shpirti është përgjegjës për mëkate, kur sheh kënaqësitë qiellore të Shënjtorëve, fillon të dëshpërohet, të akuzojë vetveten dhe tëvajtojë për të. Mjerë, thotë shpirti, bëra një jetëtë kotë në atë botë dhe u preokupova me dëshirat e jetës së saj, dhe nuk punova sipas Perendisë, që të vlerësohem edhe unë në atë lavdi dhe hir të paraisës. Mjerë unë më kot u mundova atje.Mjerë unë sepse jetova në tokë pa mënd. Desha atë lavdi jetëshkurtër dhe fitova varfërinë e përjetëshme. Mjerë unë ç’pësova! Mjerë, si e humba toruan? Nuk di. Mjerë, tani asgjë s’mundtë mëndimojë, që tëjem dhe unë i mjerinë lavdinë e Zotit. Mbasi shpirti të shikojë në gjashtë ditë gjithë gëzimin e të drejtëve, ditën e nëntë dërgohet përsëri nga engjëjt para fronit hyjnorë dhe i falet Zotit përherë të dytë me tre metani. Kisha në ditën e nëntë ofron liturgji dhe bën përkujtimore.

Falja e tretë
Mbas faljes së dytë, jepet përsëri urdhër nga Perendia dhe engjëjt e shpien shpirtin në ferrin e adhit. Atje i tregojnë vëndet e ndryshme të adhit. Pasataj vëndet e ndryshme të të pabesëve në ferr, shpirtrat e të cilëve vajtojnë vazhdimish tdhe kërcasin dhëmbët. Në ato dënime tëndryshme të ferri tshpirtivjen rrotull rrethtri dhjet ditë. Dhe dridhet semos vallë gjykohet që të burgoset në atë vënd të frikshëm të adhit.
Ditën e dyzetë sillet lart nga engjëjt para fronit hyjnorë, ku i faletZotit përherën e tretë. Atëhere Gjykatësi i drejtë urdhëron dhe cakton vëndin e qëndrimit sipas veprave të shpirtit, gjernë gjyqin e përgjithshëm të shfaqjes së tij të dytë. Me këtë vendim dhe spotik të ditës së yzetë plotësohet dhe përfundon gjykimi i pjesshëm i tëkrishterit të fjetur.
Për këtë Kisha Orthodhkse me të drejtë kryen përkujtimoren e dyzetditëve dhe lutet për prehjen e besimtarit të pagëzuar, që kafjetur. Murgu Grigor shkruan, se në ditën e dyzetë një engjëll i tha shpirtit, që dërgohej në paraisë: “A e di vallë, se sot të bën tëdyzetat ati yt shpirtëror Vasili” ? Dhe atëhere engjëjt e lanë në njëbanesë shumë të bukur, dhe ikën. Ky është çasti gjat ë të cilit engjëlli roje e braktis shpirtin, që iakishte besuar Perendia në kohën e Pagëzimit të tij. Është i lumtur njeriu, që është pregatitur për në një jetë tjetër. Kur të arrijë ora e frikshme e vdekjes së tij, vinë tek ai engjëj të shenjtë, të cilët e mbrojnë nga demonët dhe e shpien në qiell.

TË PAPAGËZUARIT
Engjëjt i thanë Shën Makarios, se ngjarjet e mësipërme ndodhin me tëkrishterët e pagëzuar. Të pabesët, d.m.th ata që nuk pranuan Pagëzimin Orthodhoks, mbas vdekjes nuk ndjekin atë udhëtim, por një tjetër. Nëvdekjen e njeriut të papagëzuar dërgohen engjëjtë e vrazhdë, të cilët marrin shpirtin nga trupi dhe thonë: “Eja shpirt i pabesë, të shikosh se kush është Dhespoti yt dhe Zoti i të gjithave, të cilin nuk deshe ta njohësh, dhe preferove jetën tënde larg tij, në botën e rehatëshme të mëkatit. Tani njihe Atë,duke qënë i dënuar përjetësisht. Pastaj atë shpirt e ngrenë gjer në qiellin e parë. Atje e ndalojnë dhe e tregojnë nga larg lavdinë e ëngjëjve dhe gjithë forcave qiellore dhe i thonë: Zoti i të gjithë këtyre është Jisu Krishti i biri i Perendisë së gjallë, të cilin s’deshe ta njohësh dhe t’i falesh. Prandaj tani që ike nga jeta tokësore me vdekjen, shko tek ata të pabesë që janë njësoj si ti dhe në kryetarin e tyre diallin në zjarrin e përjetshëm, që është pregatitur për atë dhe engjëjt e tij të ligj.

Demonët nuk interesohen për të pabesët, por luftojnë me tërbim në këtë jetë dhe i shqyrtojnë me imtësi pas vdekjes të pagëzuarit. Për t ëpabesët s’mbajnë libër llogarie, as që bëhen merak. Ata nuk i shtyjnë në mëkat, përderisa janë të tyre si shërbëtorë të zellshëm dhe mëkatarë të sigurtë. Prandaj ne orthodhoksët kemi për detyrë të punojmë në mënyrë misionare dhe ndaj bashkënjerëzve tanë të papagëzuar. Të synojmë që tëpagëzohen, që të hyjnë dhe ata në Mbretërin e Qiejve.Madje prindëri duhet të interesohen, që fëmija të mos vdesë kurrë i papagëzuar, sado i vogël tëjetë. Gratë që kishin fatkeqësinë të bëjnëdështime, duhet të pagëzojnë të paktën po aq fëmijësa dështuan.

Zyra e Katekizmit KOASH/Facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων