1.000 përfaqësues zyrtarë të komuniteteve dhe këshillave ndërfetarë nga 125 shtete të ndryshme të botës janë mbledhur në Lindau të Gjermanisë, ku po zhvillohet Asambleja e 10-të Botërore e “Religions for Peace”, aktivitet i mbështetur edhe nga qeveria gjermane.
Në ceremoninë e hapjes zhvilluar sot mori pjesë edhe Presidenti i Gjermanisë z. Frank-Walter Steinmeier, i cili mbajti dhe një fjalë përshëndetëse.
Në këtë asamble merr pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë me delegatët e vet.