18 Ιουνίου, 2024

Apollonisë Isavri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Ermia dhe Pelegrini

Διαδώστε:

Më 17 Qershor u kremtua me gëzim e kremtja e 6 Shenjtorëve të Apollonisë Isavri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Ermia dhe Pelegrini, në manastirin “Fjetja e Hyjlindëses Mari”, Pojan.

Shërbesat u kryesuan nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia e tij, imzot Nikolla së bashku me priftërinjtë: Atë Dhimitër Loshi , Atë Gjerasim Çakalli, Atë Sokrat Lako, Atë Nikolla Davidhi, Dhjakon Leonard Dedja dhe Dhjakon Aurel Bardhi.

Në këtë festim morën pjesë besimtarë të shumtë të zonës, por edhe nga qyteti i Fierit dhe Durrësit.
Ndërmjetimet e Shenjtorëve të kemi gjithmonë!


Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit

Διαδώστε: