09/08/2019 09/08/2019 Për 2000 vjet me radhë, Kisha Orthodhokse vazhdon të mësojë se aborti është vrasje. Fatkeqësisht, pavarësisht këtij fakti, vërejmë se ky mëkat i rëndë është i pranishëm në shumë shtete me shumicë popullsie Orthodhokse. Për të intensifikuar rezistencën ndaj një gjenocidi të tillë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi vendosi të caktojë ditën...
09 Αυγούστου, 2019 - 15:33
Τελευταία ενημέρωση: 09/08/2019 - 15:34

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi vendos ditë përkujtimi për “fëmijët e palindur”

Διαδώστε:
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi vendos ditë përkujtimi për “fëmijët e palindur”

Për 2000 vjet me radhë, Kisha Orthodhokse vazhdon të mësojë se aborti është vrasje. Fatkeqësisht, pavarësisht këtij fakti, vërejmë se ky mëkat i rëndë është i pranishëm në shumë shtete me shumicë popullsie Orthodhokse.

Për të intensifikuar rezistencën ndaj një gjenocidi të tillë, Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi vendosi të caktojë ditën e përkujtimit të foshnjave të palindura, që do të kremtohet të Dielën e Parë pas Krishtëlindjes, ditën kur Kisha kremton lindjen trupore të Zotit Krisht.

Ky vendim u mor përfundimisht më 9 Korrik, dhe gjatë prezantimit të tij u theksua se arsyeja e vendosjes së kësaj dite synonte mbrojtjen e foshnjave dhe përmirësimin e situatës demografike në vend.

Sipas statistikave të nxjerra në vitin 2010, shkalla e rritjes së numrit të popullsisë në Greqi ishte 1.01 persona/ 1000 banorë. Sipas një raporti të Mitropolitit Ignat të Dhimitriadhos, në një konferencë që u mbajt në Athinë në vitin 2017, u tha se numri i popullsisë pritej të pësonte një rënie drastike nga 500.000-1 milion banorë për 20 vitet e ardhshme, duke rezultuar në vetëm 8 milion banorë.

Sipas Mitropolitit Ignat: “Eksperienca e Kishës e shtrirë ndër shekuj dëshmon se ky problem demografik i ka rrënjët e tij në dekadencën shpirtërore.”

Përfaqësues të lëvizjes “Më lini të jetoj”, e cila mori e para iniciativën për një vendim të tillë, shprehën gëzim dhe mirënjohje ndaj Sinodit të Shenjtë, për marrjen e një vendimi të tillë, duke e përcaktuar të Dielën e Parë pas Krishtëlindjes për të përkujtuar foshnjat e palindura.

“Lëvizja jonë, e quajtur ‘Më lini të jetoj’, i qëndron përherë besnike Shkrimit të Shenjtë dhe Traditës së Kishës sonë Orthodhokse, dhe mbështet pareshtur të vërtetën se çdo fëmijë i palindur është një qenie njerëzore, një ikonë e Perëndisë së Gjallë. Gjithashtu, zotohet të mbrojë jetët e tyre pa asnjë kushtëzim”- vijon fjala e tyre.

Sipas një raportimi të Mitropolitit Ignat në vitin 2017, ndër faktorët kryesore të uljes së lindshmërisë dhe zvogëlimit sistematik të familjes janë pamaturia psikologjike dhe intelektuale e shoqërisë së sotme, shpeshtimi i frikshëm i numrit të aborteve, mirëqenia e lartë, zhvlerësimi i rolit të nënës, shthurja njerëzore dhe largimi nga Perëndia.

Hirësia përmendi dhe iniciativat e marra nga Kisha Orthodhokse e Greqisë për të parandaluar thellimin e krizës demografike. Që prej vitit 1999, në rajonin e Thrakës, Kisha ofron mbështetje financiare për lindjen e fëmijës së tretë në një familje, ofron falas integrimin e fëmijëve në kopshte dhe shkolla për çdo dioqezë, si dhe ofron ndihma ekonomike për familjet në nevojë.

 

/ Burimi: orthochristian.com & radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων