20 vjet nga hapja e Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”
Në nëntor bëhen 20 vjet nga hapja e Qendrës Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi”, një kontribut i rëndësishëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në shëndetësi. E paharruar do të mbetet pjesëmarrja në përurimin e saj e Patriarkut Ekumenik Vartholomeut. Është një rrugëtim që ka filluar shumë herët, në vitet 90, me kujdesin dhe fondet e ndihmat e siguruara nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Fillimet ishin në kushtet e vështira të kohës dhe gjendjen jo të mirë ekonomike të vendit dhe veçanërisht problemet e sistemit shëndetësor. Me nismën e Kryepiskopit Anastas u hap në 16 nëntor 1994 klinika “Shën Lluka”, në një shtëpi private” në kryeqytet. Pasi filloi në Tiranë, me ndihmën e hirin e Perëndisë ky kontribut u shtri edhe në qytete e zona të tjera si Kavajë, Korçë, Jergucat e Lushnje.
Ndihmat e para ishin ndihma në medikamente e pajisje, të shpërndara në spitalet shtetërore në Tiranë dhe rrethe, në qendra rezidenciale, kopshte, fshatra e burgje. Një njësi dentare e lëvizshme ofroi shërbime falas në kopshte shkolla institute dhe qendra të ndryshme në të gjithë territorin e vendit. Një kontribut i veçantë u dha edhe në kohë krizash, si p.sh. për të ndihmuar refugjatët e ardhur nga Kosova në vitin 1999 etj.
Në kuadrin e këtij kontributi dhe për të garantuar vazhdimësinë e tij u krijua Fondacioni Klinika Orthodhokse “Ungjillëzimi”. Qëllimi parësor dhe fryma e përgjithshme e Fondacionit është kontributi humanitar për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të njerëzve pa dallime feje, moshe apo etnie. Ai dha ndihmesën në fushën e shëndetësisë duke hapur klinika mjekësore me përfshihen të gjitha specialitetet, sipas praktikave më moderne bashkëkohore, në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ku ofrohen shërbime të specializuara me çmime të reduktuara. Gjithashtu ai kishte për qëllim hapjen e qendrave të edukimit shëndetësor, organizimin e seminareve të kualifikimit për mjekë e specialistë, specializime për ta brenda e jashtë shtetit, krijimin e lidhjeve të përhershme me institucione shtetërore përkatëse të natyrës shkencore e mjekësore, me organizata, shoqata, institucione e individë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit.
Ndërtimi i Klinikës Orthodhokse “Ungjillëzimi” në Tiranë, dhe pajisja e saj me aparaturat më bashkëkohore u bë i mundur nga fondet e mbledhura nga Kryepiskopi Anastas. Në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj vepre luajtën rol të pazëvendësueshëm edhe bashkëpunëtorë të Kryepiskopit Anastas, nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët me bënë që klinika të rritet në shërbime, staf dhe cilësi, duke u kthyer në një pikë referimi. Që në fillimet e para mjekë të shquar, akademikë dhe profesorë ofruan shërbimet e tyre, disa edhe falas. Shërbimet në godinën aktuale filluan në vitin 1999.
Klinika përbëhet nga:
a) Sektori klinik (ku përfshihen të gjitha specialitetet, 24 të tilla)
b) Sektori i ekzaminimeve paraklinike (ku përfshihen laboratorët, kabinetet me aparaturat dhe imazheria.)
Në vitin 2011, u krijuan edhe Okulistika dhe, që u vendosën në një godinë tjetër të re.
Në mars 2018, filloi shërbimet Familja e Dashurisë “Hyjlindësja Mari”, një qendër moderne përkujdesjeje për të moshuarat.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.